Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anna Kapitanova:U nda nga jeta miku i madh i Bullgarisë, prof. Gëzim Uruçi

Shko poshtë

Anna Kapitanova:U nda nga jeta miku i madh i Bullgarisë, prof. Gëzim Uruçi  Empty Anna Kapitanova:U nda nga jeta miku i madh i Bullgarisë, prof. Gëzim Uruçi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 18, 2012 10:34 pm

U nda nga jeta miku i madh i Bullgarisë, prof. Gëzim Uruçi

Autori: Anna Kapitanova



Anna Kapitanova:U nda nga jeta miku i madh i Bullgarisë, prof. Gëzim Uruçi  12-12-18-40827_2
© Foto: Maria Peeva
Prof. Gëzim Uruçi në Muzeun e Sofjes “Toka dhe njerëzit”


Më 17 dhjetor në moshën 63-vjeçare u nda nga jeta prof. Gëzim Uruçi nga Shkodra, njëri nga shokët më të mëdhenj shqiptarë që ka pasur populli bullgar. Profesori i nderuar i arkeologjisë vite të tëra bashkëpunonte me speleologët bullgarë dhe i mundësonte ata që të realizojnë me sukses ekspeditat e tyre në Shqipëri. Marrëdhëniet mes bullgarëve dhe shqiptarëve në fushën e speleologjisë gëzojnë 20 vjet bashkëpunim të frytshëm. Siç kishte thënë vetë prof. Uruçi “materiali që është grumbulluar gjatë ekspeditave është aq shumë se mund të furnizojë një enciklopedi prej dhjetëra volumesh.”

Bashkë me Federatën Bullgare të Speleologjisë ka mbledhur të dhëna jo vetëm mbi shpellat e Shqipërisë, por edhe të tilla të cilat kanë të bëjnë me etnografinë, sociologjinë dhe folklorin në mes të dy popujve. Falë ekspeditave të suksesshme “u zbulua” popullsia sllavishtfolëse në krahinat Gora dhe Golloborda. Pas kësaj në Bullgari filluan të nxirren botime me vlerë shkencore lidhur me këtë popullsi. Prof. Uruçi ishte i mendimit se “gollobordësit dhe goranët kanë lidhje shpirtërore dhe tradicionale me Bullgarinë.”

Gëzim Uruçi ishte kryetar i Federatës Shqiptare të Speleologjisë. Babin e ka pasur alpinist dhe prej tij ka trashëguar pasionin për ngjitje në mal. Është dekoruar me titullin “mjeshtër alpinist në Shqipëri”. Duke u ngjitur majave, ka vendosur të hedh sy profesion në sekretet e nëntokës. Arkivi i tij personal përmban informacione për më se 1 500 shpella në Shqipëri. Gëzim Uruçi kishte interes të madh edhe për gjeografinë, etnografinë dhe folklorin. Ai gëzonte respektin e elitit kulturor të Shkodrës dhe të tërë Shqipërisë.

Aleksej Zhallov nga Federata Bullgare e Speleologjisë kujton përshtypjet e tij të para për Gëzim Uruçin: “Shoqëria jonë daton që nga viti 1991. Në Federatë më erdhi një letër të një gjuhe të panjohur dhe derisa ta identifikoj atë kaloi shumë kohë. Letra ishte dërguar nga Gëzim Uruçi. Kështu filloi bashkëpunimi ynë. Gjatë vjeshtës së 1991-ës realizuam ekspeditën e parë të përbashkët. Unë dhe akoma dy kolegë të mi u nisëm për në Shkodër. Duhej të vendoseshim në hotel, por Gëzim Uruçi nuk na la dhe në ftoi tre të panjohur në shtëpinë e tij. U ngjitëm bashkë në Alpet e Shqipërisë dhe filluam të studionim disa shpella. Kështu lindi shoqëria jonë. Patëm pesë vite me radhë gjatë të cilëve bashkëpunonim pa ndërprerje. Më 1996 Gëzim Uruçit e zuri paraliza e këmbës dhe filloi mjekim në Gjermani. Kjo situatë vështirësoi punën tonë në shpellat e Shqipërisë. Më 2000 i rivendosëm lidhjet. Atëherë u ftova në një konferencë në Shkodër ku paraqita rezultatet e ekspeditave. Që nga ai moment rifilloi bashkëpunimi ynë. Gëzimin e kisha shok shumë të sinqertë dhe të afër. Disa herë e kam pasur mysafir në shtëpinë time. Herën e fundit e kisha 14 ditë në Sofje. Ai ishte mik i gjithë familjes sime. Edhe unë i njoh të afërmit e tij.

Gëzim Uruçi ishte bullgarofil i madh me ndjenja të ngrohta dhe të sinqerta ndaj Bullgarisë dhe miqve të tij bullgarë. Do ta mbajë mend si një njeri me shpirt të pathyeshëm. Megjithë problemet shëndetësore që kishte viteve të fundit Gëzim Uruçi vazhdoi me ekspeditat. Ngjitjen në mal e kishte të vështirë, por udhëtonte shumë me biçikletën e tij të cilin e kishte bërë me tri rrota. Për asnjë moment nuk pushoi. E karakterizoj si një njeri i cili ishte gjithmonë në kërkim, këmbëngulës dhe joshës” – tha z. Zhallov, duke shtuar se bashkëpunimi bullgaro-shqiptar në fushën e speleologjisë do të vazhdojë në studimin e shpellave në Kosovë. Kjo nismë i takon edhe profesorit.
Andrej Zhallov dhe të gjithë miqtë të tjerë të Gëzim Uruçit në Bullgari shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta.

Gëzim Uruçi ishte mik i ngushtë i Redaksisë Shqipe të Radio Bullgarisë. Nëpërmjet rrjeteve sociale ai nuk harronte të tregonte miqësinë dhe dashurinë e tij ndaj bullgarëve dhe të përshëndesë stafin për punën në afrimin e dy popujve. Në Shkodër ai ishte kryetar i Shoqatës “Miq të Radio Bullgarisë”. Me ngrohtësi kujtojmë mikpritjen në shtëpinë e tij, ku shpeshherë janë strehuar bullgarë, përfshi kolegë tanë. “Emocionohem pa masë duke kujtuar vizitën time në shtëpinë e Gëzim Uruçit në shtator të vitit dymijë e dhjetë, ku isha mysafire për të marrë një intervistë – kujtoi kolegia Maria Peeva. – Shtëpia e tij ndodhet në një pallat të zakonshëm në qytetin e Shkodrës. Mirëpo kjo nuk ishte një shtëpi e zakonshme shqiptare, por një muze i mrekullueshëm i historisë, etnologjisë, speleologjisë, alpinizmit, biologjisë, muzikës dhe folklorit të Shqipërisë. Mbeta e mahnitur nga arkivi i tij i madh dhe i sistematizuar mirë prej librave, fotografive, dokumenteve, çmimeve, letrave, si edhe të sendeve alpine dhe objekteve studimore. Shtëpia e tij në të vërtet ishte vatra kulturore dhe streha për të gjithë mysafirët. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe. Ne nuk do të harrojmë kurrë veprimtarinë, miqësinë dhe shpirtin e mikut tonë të madh Gëzim Uruçi.”
Po të doni të ndiqni intervistën e fundit me prof. Gëzim Uruçi në lidhje me fillimin e bashkëpunimit bullgaro-shqiptar në fushën e studimeve të shpellave, klikoni mbi ikonën AUDIO.

Gëzim Uruçi ishte një personalitet i palodhshëm dhe i etur për veprimtari. Puna e tij intensive la shumë gjurmë në fushën e arkeologjisë dhe speleologjisë në Shqipëri. Në shtëpinë e tij muze mund të gjenden mjera materiale arkivore – fotografi, libra, filma e shumë të tjerë. Përveç se ishte një studiues i madh, ai bënte përshtypje me zemërgjerësinë dhe bujarinë e tij. I përcjellim ngushëllimet tona familjes së tij. U preftë në paqe.


Radio Bullgaria
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Anna Kapitanova:U nda nga jeta miku i madh i Bullgarisë, prof. Gëzim Uruçi  Empty Re: Anna Kapitanova:U nda nga jeta miku i madh i Bullgarisë, prof. Gëzim Uruçi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 11, 2013 6:58 pm

Anna Kapitanova:U nda nga jeta miku i madh i Bullgarisë, prof. Gëzim Uruçi  Gezim_Uru%C3%A7i
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi