Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëri-Kosovë, për një arsim unik kombëtar

Shko poshtë

Shqipëri-Kosovë, për një arsim unik kombëtar Empty Shqipëri-Kosovë, për një arsim unik kombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 08, 2009 10:41 pm

Shqipëri-Kosovë, për një arsim unik kombëtar

Bota sot
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj dhe homologu i tij nga Shqipëria Myqerem Tafaj, kanë folur për të arriturat në fushën e arsimit në dy shtetet dhe kanë shprehur interesim që Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të kenë një sistem unik të arsimit.


Shqipëri-Kosovë, për një arsim unik kombëtar ARSIMI-TA
Ministrat Hoxhaj dhe Tafaj biseduan për thellimin e bashkëpunimit në arsim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj është takuar ministrin e Arsimit të Shqipërisë, Myqerem Tafaj, me të cilin kanë biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit të dy vendeve në të gjitha nivelet e arsimit, si dhe në punën shkencore.
Të dy ministrat kanë folur për të arriturat në fushën e arsimit në dy shtetet dhe kanë shprehur interesim që Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të kenë një sistem unik të arsimit.
Në këtë takim, ku ka marrë pjesë edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, është biseduar edhe për mundësitë e shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik mes universiteteve shqiptare dhe atij të Prishtinës.
Ministri Hoxhaj tha se qëllimi kryesor është unifikimi i politikave të përbashkëta në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. "Shqipëria ka bërë një hap të madh sa i përket arsimit dhe Kosova ka një fat të madh që lidershipi i ri i Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë ka një bashkëpunim të mirë me lidershipin e Kosovës", tha ai.
Ministri Hoxhaj theksoi interesimin për një marrëveshje shtetërore bilaterale në fushën e arsimit, që do të jetë marrëveshje qeveritare e që nënkupton përveç mbështetjes politike, edhe atë financiare.
Ministri i Arsimit i Shqipërisë, Myqerem Tafaj, ka shprehur gatishmërinë e shtetit shqiptar për thellimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve në fushën e arsimin, të cilën e ka cilësuar si prioritare.
"Bashkëpunimi në arsim është ura më e sigurt lidhëse për bashkëpunimin në të gjitha fushat tjera", tha Tafaj. Ai theksoi se Kosova dhe Shqipëria kanë potenciale dhe mundësi të shkëlqyera për të intensifikuar bashkëpunimin. "Së bashku mund të bëjmë hapa shumë të mëdhenj në të mirë ta arsimit në Kosovë dhe Shqipëri duke bashkuar potencialet tona të mëdha njerëzore", u shpreh ai.
Ministri Tafaj lavdëroi punën që është bërë gjatë viteve të fundit në arsimin kosovar dhe tha se në Kosovë janë bërë hapa jashtëzakonisht të rëndësishëm në këtë fushë.
Ministri i Arsimit i Shqipërisë, theksoi se në Kosovë ka avancuar shumë shkollimi profesional, ku Shqipëria mund të mësojë shumë.
Ministri Enver Hoxhaj, e njoftoi po ashtu homologun e tij nga Shqipëria për të arriturat në arsimin kosovar dhe ndër të tjera, ai përmendi edhe dy vendimet e rëndësishme të ditëve të fundit: ngritjen qind për qind të pagave të mësimdhënësve të Universitetit të Prishtinës dhe dhënien e autonomisë financiare shkollave të dhjetë komunave të Kosovë.
Në takim është biseduar edhe për shumë çështje të tjera me interes për dy shtetet, si diplomat e dyfishta, binjakëzimi i sa më shumë gjimnazeve dhe shkollave profesionale, përkthimet e përbashkëta të teksteve, e çështje të tjera.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi