Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ermira Babamusta:Revolucionii Edukimit Digjital:Projekti “Një Rini Botërore” (OWYP) reformon programet shkollore në Kosovë dhe botë.

Shko poshtë

Ermira Babamusta:Revolucionii Edukimit Digjital:Projekti “Një Rini Botërore” (OWYP) reformon programet shkollore në Kosovë dhe botë. Empty Ermira Babamusta:Revolucionii Edukimit Digjital:Projekti “Një Rini Botërore” (OWYP) reformon programet shkollore në Kosovë dhe botë.

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 14, 2012 8:24 pm

Revolucionii Edukimit Digjital:
Projekti “Një Rini Botërore” (OWYP)reformon programet shkollore në Kosovë dhe botë.

Ermira Babamusta:Revolucionii Edukimit Digjital:Projekti “Një Rini Botërore” (OWYP) reformon programet shkollore në Kosovë dhe botë. 112
Nga: Ermira Babamusta, Ph.D., New York

Universitete të ndryshme kanë udhëzime të caktuara në lidhje me përdorimin e teknologjisë së avancuar të kompjuterit apo celularit nga studentët në klasë. Sot nejetojmë në një botë të librave digjitalë dhe kursevenë internet (online) që ofrojnë vlera të barabarta arsimoreme mësimin në klasë. Projekti amerikan “Një Rini Botërore” (One World Youth Project -OWYP) ka revolucionarizuar edukimin përmes përdorimit të teknologjisë.Projekti “OWYP” po nxit një miqësi ndërkombëtare, duke bërë të mundur shkëmbimin kulturor midis Amerikës dhe shteteve të tjera. Projekti mundëson që një student në Uashington DC tëlidhet me një student në Prishtinë, pa qenë e nevojshme që ata të udhëtojnë jashtë vendit.

"Kosova u bë më shumë se një vend në hartë për këta studentë,” u shpreh Drejtoresha e Komunikacionit e Institutit të “OWYP”-së. “Kosova u bënjë vend i gjallë me një kulturë unike,dhe mbi të gjitha, ajo ishte shtëpia e miqve të rinj për studentët. Gjatë viteve, studentët nga të dy vendet kanë qenë të etur dhe mjaft të interesuar për të vazhduar dialogun dhe për të mësuar më shumë për jetën e njëri-tjetrit dhe rreth kulturës së tyre. Ata fituan një kuriozitetnë lidhje me vendet e tjera", shprehet znj. Daryanani.

Përgatitja e të rinjve për një Botë të ndërlidhur

Një nga sfidat më të mëdha, me të cilat përballen shkollat ​​në një botë të shekullit të 21 është edukimi për kompetencë globale. Përgatitja e të rinjve për t'u angazhuar për një botë të ndërlidhur është e nevojshme për të siguruar që studentët do të lulëzojnë në një ekonomi globale. Projekti “Një Rini Botërore” ka gjetur mënyra të reja për të forcuar shkollat ​​publike dhe ka ripërqëndruar përpjekjet për të mundësuar bisedat dhe njohuritë mbarëbotërore.

“Një nga përfitimet e integrimit të një programi ndërkulturorështë ndërtimi i aftësive jetike globale,midis studentëve që nevojiten në shekullin e 21, si p.sh., të jenë në gjendje të komunikojnë me njerëz nga një kulturë tjetër dhe të punojnë së bashkupër të sjellë ndryshime produktive. Ne i japim përparësi më tepër aftësive se fakteve, d.m.th., në vend që nxënësittë mësojnë përmendësh faktet për një provim, ne po u japim atyre një mundësi për të praktikuar aftësitë që do t’u duhen në një botë të globalizuar", deklaroi Anjali Daryanani.

Projekti “Një Rini Botërore” (One World Youth Project) është krijuar nga Jess Rimington në vitin 2004 për të lidhur shkollën e saj të mesme në Massachusettsme një shkollë në Addis Ababa, Etiopi. “OWYP”-ja është bërë një organizatë arsimore e suksesshme, jo-fitimprurëse dhe me ndikim ndërkombëtar,që lidh shkollat ​​në mbarë botën për të përgatitur një brez qytetarësh mbarëbotërorë të dalluar, të ndjeshëm dhe të pajisur me autoritet.

“OWYP”-ja ka filluar në Kosovënë vitin 2009,në partneritet me Universitetin e Prishtinës (UP) dhe drejtuesit e studentëve të angazhuar të UP-së, për të mundësuar programin mësimor të kompetencës globale në Shkollën e Mesme “Elena Gjika”në Prishtinë dhe shkollën “Yll Morina” në Gjakovë. Programi mësimor zgjeron njohuritë e studentëvetë vendeve dhe kulturave të tjera, duke e sjellë botën tek të rinjtëe Kosovës, të cilët nuk kanë shumë mundësi për të udhëtuar jashtë vendit.

Nga viti 2009 deri në vitin 2011, disa vullnetarë të “OWYP”-së nga Universiteti i Prishtinës krijuan lidhje midis nxënësve të shkollave të mesme në Prishtinë dhe Gjakovë me studentë në Uashington DC, SHBA përmes mediave sociale, për të eksploruar së bashku njohuritë globale, mirëkuptimin shumëkulturor dhe udhëheqjen lokale.

“OWYP”-ja ka filluar kohët e fundit në vende të tjera në SHBA, Guajana, Turqi dhe Pakistan,me qëllim që të sjellë përvojat formuese globale të mësimit tek më shumë sedyqind studentë universiteti dhe nxënës të shkollave të mesme këtë vit.

“OWYP”-ja promovon paqen nëpërmjet ndërtimit të mirëkuptimit kulturor

Ermira Babamusta:Revolucionii Edukimit Digjital:Projekti “Një Rini Botërore” (OWYP) reformon programet shkollore në Kosovë dhe botë. Picture-3

Një intervistë e posaçme me Anjali Daryanani, Drejtoresha e Komunikacionit të Projektit“Një Rini Botërore” (OWYP)

Intervistoi: Ermira Babamusta

Ermira Babamusta: Projekti “Një Rini Botërore” (OWYP)ka marrë iniciativën për të siguruar përvoja ndërkombëtare për studentët kosovarë në klasat e tyre, të cilët nuk kanë mundësi të udhëtojnë jashtë vendit. Kjo u jep atyre mundësinëpër të bashkëvepruar me studentë dhe klasa të tjera në Uashington DC nëpërmjet mediave sociale. Cili ka qenë rezultati i përdorimit të teknikave ndër-kulturore? Cili është reagimi i studentëve nga të dyja kulturat?

Anjali Daryanani: Rezultati kryesor që kemi marrë prej studentëve, ka qena rritja e konsiderueshme ekuriozitetit të tyre në lidhje mebotën jashtë komunitetit të tyre.Para programit, disa studentë në Uashington DC nuk kishin asnjë ide se ku gjendej "Kosova".Por kur ata i panë vetë fytyrat e nxënësve në klasë, në Prishtinë dhe Gjakovë,dhe kur u lidhën me ta përmes Skype, YouTube, dhe mesazheve me zë, Kosova u bë shumë më tepër se një vend në hartëpër këta studentë. Kosova u bë një vend i gjallërishëm me një kulturë unike, dhe mbi të gjitha,ishte shtëpia e miqve të tyre të rinj. Gjatë viteve, studentët nga të dyja kulturat kanë qenë të etur dhe të interesuar për ta vazhduar dialogun dhe për të mësuar më shumë për jetën dhe kulturën e njëri-tjetrit. Ata u bënë kuriozë për vendet e tjera, gjë që nuk e kishin shfaqur kaq shumë më parë.


Ermira Babamusta: Cilat janë disa nga përfitimet dhe sfidat e integrimit të një programi ndër-kulturor?

Anjali Daryanani: Një nga problemet më të mëdha të arsimit sot është seshumica e programeve të arsimit kombëtar nuk janë më bashkëkohore dhe këto programe nuk kanë ndryshuar shumë që prej revolucionit industrial.Për shkak të kësaj, të rinjtë po diplomohen në shekullin e 21 me aftësi të shekullit të 20-të, të papërgatitur për të bashkëvepruar me njerëz nga kultura të tjera në një mjedis shumëkulturor, si dhe të papërgatitur për të përballur sfidat më të mëdha të shekullit të 21.

Një nga përfitimet e integrimit tënjë programi mësimor ndër-kulturorështë se ai ndërton aftësitë e jetës globale midis studentëve, aftësi që janë të nevojshmenë shekullin e 21, si p.sh., të jenë në gjendjetë komunikojnë me njerëz nga një kulturë tjetër dhe të punojnë së bashkupër të sjellë një ndryshim produktiv. Ne i japim përparësi aftësive më tepër se fakteve, kështu që në vend që nxënësit të mësojnë përmendësh faktet për një provim, ne u japim atyre mundësinë për të praktikuaraftësitë që do t’u duhen në një botë të globalizuar. Edhe brenda një komuniteti të vetëm, studentëve do t’u nevojiten aftësitëpër të komunikuar me fqinjët e tyredhe të bashkë-ekzistojnë me njerëz me besime dhe prejardhje të ndryshme. Nëpërmjet këtij programi, ne po punojmëdrejt një bote më të drejtë, të ndërtuar përmesveprimeve të ndjeshme dhe kompetente të qytetarëve globalë.

Disa nga sfidat përfshijnëkuptimin e logjistikës për të zbatuar programin, sidomos organizimin e lidhjes midis klasave. Nuk ndodh shpesh që klasat të jenë në gjendje të lidhen në kohë realepër shkak të ndryshimeve kohore, kështu që na është dashur të gjejmë zgjidhje për lidhjet që nuk janë në kohë reale, por që akoma të jenëkuptimplote. Një nga mënyrat ka qenë që studentët të linin mesazhe me zë për njëri-tjetrin, në mënyrë që klasa tjetër të mund t’i dëgjonte, ndërkohë që në klasë zhvillohej mësimi.

Ermira Babamusta: Duke e prezantuar klasën me kultura dhe grupe njerëzish që ata nuk kanë hasur më parë pas lidhjes nëpërmjetmediave sociale, cilat janë disa nga gjërat që studentët mësojnë që ata kanë të përbashkët?

Anjali Daryanani: Kur studentët në Uashington DC, u lidhën për herë të parë me klasën e tyre partnerenë Gjakovë, ata u gëzuan kur mësuan se nxënësit e klasës së tyre partneredëgjonin muzikë nga Beyonce, Justin Timberlake, dhe shikonin po të njëjtat programe televizive që shikonin dhe ata. Por ndërkohë qëdialogu vazhdoi me kalimin e kohës, studentët mësuan se komuniteti i klasës së tyre partnere përballej gjithashtu me të njëjtat probleme për të pastrehët, pengesat e edukimit shkollor, dhunësdhe të tjera. Studentët mësonin se ata kishin pikëpamje dhe shpresa të ngjashme për botën, duke bërë pyetje të tilla, "Ne shpresojmë për një botë ku gjithkush trajtohet në mënyrë të barabartë. Për çfarë shpresoni ju?" Kjo është pika kur nxënësit kuptojnë se ngjashmëritë nuk janë më sipërfaqësore, por arrijnë një nivelmë themelor.

Ermira Babamusta: Është shumë emocionuese kur mësojmë se “OWYP”-ja pokrijon mundësi të ndryshmemësimi për studentët me prejardhje të ndryshme kulturore, duke lidhurkomunitete të ndryshme me pjesë të tjera të botës. A ka ndikuar kjo përvojë nëbesimin, motivimin, entuziazmin dhe lehtësinë e komunikimit të studentëve?

Anjali Daryanani: Po, ne kemi punuar nëshumë klasa, ku disa prej studentëve më të druajtur dhe më të mbikëqyrur shfaqën një interes për këtë lidhje, folën hapur dhe e kishin më të lehtë të shprehnin mendimin e tyre. Kur i pyet studentët për kulturën e tyre, ata ndjehen të rëndësishëm dhe kanë krenari të madhe kur flasin për identitetin dhe kulturën e tyre.Studentët nga të dyja vendet ndjeheshin që ata zotëronin pronësinë eidentiteteve të tyre dhe me këtë vjenudhëheqja dhe veprimtaria. Studentëtjanë akoma më të interesuar dhe entuziastë për temaqë kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me jetën e tyre.

Ermira Babamusta: Është e rëndësishme të mësojmë për dallimetkulturore. Çfarë kanë vëzhguar mësuesitduke u bazuar në atë që pranohet nga ana kulturore? A ka sjellje apo veprime të caktuara që vijnë si rezultat i dallimeve kulturore midis studentëve që rriten dhejetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe ata në Kosovë?

Anjali Daryanani: Një nga planet e para mësimoretë programit mësimor të “OWYP”-së përqendrohet tek traditat dhe identiteti. Gjatë mësimit, studentët përgatisin një listë të "traditave" të kulturës dhe komunitetit të tyre, si dhe krijojnë "Kube Kulturash", ku ata përshkruajnë kulturën e tyre në gjashtë mënyra të ndryshme, duke u bazuar tek: heronjtë e tyre, gjuhët, gjërat e shkëlqyera, të drejtat/të gabuarat dhe pushimet.Studentët pastaj gjejnë mënyra për t’ia paraqitur këto elemente të kulturës së tyre studentëve të një kulture tjetër, dhe kështu eksplorojnë së bashku dallimet midis kulturave të tyre.

Ajo që kemi zbuluar është se jo vetëm që studentët arrijnë të kuptojnë dallimet kulturore, por ata gjithashtu fitojnëaftësinë për ta parë veten përmessyve të dikujt nga një kulturë tjetër. Ata pyesin: "Çfarë do të mendojnë për mua? Çfarë dua unë që ata të dinë për mua?"Duke qenë i vetëdijshëm për dallimetnë pikëpamje, dhe të jesh në gjendje ta shikosh veten përmes syve të dikujt tjetër, këto janë disa nga hapat e parë për t’u bërë një qytetar global.

Ermira Babamusta: Zyra e Studimeve dhe Përmirësimit Arsimor (OERI, 1998) në një studim që ndërmori krahasoi kolektivizmin dhe individualizmin në mjediset shkollore. Studimi rezultoi se studentëtqë vijnë nga kulturat e kolektivizmitkanë më pak gjasa për t'u pyetur për mendimin e tyre personal, për shkak se ky rol është rezervuar më tepër për "njerëz të ditur me një status më të lartë" (OERI, 1998, f. 21). Studimi gjithashtu shpjegon se "një student i qetë do të mësojë më shumë dhe respektohet më tepërse ai që e thotë hapur mendimin e tij,që e veçon veten ngagrupi dhe harxhon kohën e mësimit me pyetje kur flet mësuesi" (OERI, 1998, f. 27). Ndërsa, në njëkulturë individualiste, mësimi që merr studenti është që të mendojë në mënyrë të pavarur dhe ta shprehë hapur mendimin e tij.Cila është vlera kolektive dhe individualiste që theksohetnë klasë dhesi ndikon kjo në qëndrimet e studentëve?

Anjali Daryanani: Ne përpiqemi t’i trajnojmë ndërmjetësuesit tanë të studentëve të universitetit që të arrijnë ekuilibrin e përsosur midis stilevetë të mësuarit kolektivist dhe individualist, stil që nxitrritjen midis individëve, ndërkohë që forcon gjithashtu vlerësimin e tyre përkomunitetin global. Ne e inkurajojmëpërqasjen kolektive, kur studentët janë duke bashkëpunuar të tërë bashkë, për të gjetur një zgjidhje krijuese për problemet së bashku, por ne e inkurajojmë gjithashtu përqasjen individualiste, kur sigurohemi që nxënësitndjehen kompetentë dhe që zëri i tyre duhettë dëgjohet. Të dyja stilet e të mësuarit kolektivist dhe individualist janë të rëndësishme, kur studentëvei jepen mjetet për të sjellë ndryshime dhe për të qenë të suksesshëm në një botë të globalizuar.

Ermira Babamusta: Vitin tjetër, “OWYP”-ja planifikon të ndërlidhë komunitetet mbarëkombëtare në përpjekje për të promovuar njohjen e shtetit të Kosovës. Cilat janë disa nga çështjet ku do të përqëndrohet projekti pas lidhjes me vendet e tjera?

Anjali Daryanani: Një ndër hapat e parë për ndërtimin e paqes ndërkombëtare është krijimi i kulturës së tolerancës dhe respektit për shumëllojshmëri dhe ndryshim brenda për brenda shoqërive. Zgjidhja e vështirësive politike të kohës sonë mbështetet në ndërtimin e një themeli të paqes dhe mirëkuptimit mbarëbotëror, gjë që mund të nxitet nga lidhjet teknologjike, ndërkulturore dhe ndryshimet në edukimin shkollor. Përsëris këtu shpresën e kolegut tim për ndikimin që do të ketë në të ardhmen programi i “OWYP”-së dhe programe të ngjashme, “kur studentët maturantë do të shikojnë në lajme një katastrofë mjedisi në Pakistan, apo një drejtues turk i cili nderohet me Çmimin Nobël për Paqe, ata do të kujtojnë një bisedë të vazhduar gjatë një viti të tërë shkollor me individë nga këto komunitete vetëm pak vite më parë. Dhe ata akoma e ndiejnë lidhjen që kanë ndjerë më parë me atë komunitet.” Ne po punojmë që të ndërtojmë një frymë respekti dhe mirëkuptimi përtej ndryshimeve që do të çojë në një botë më paqësore dhe të drejtë.

Ermira Babamusta: Projekti “OWYP” po shtrihet në Turqi, Pakistan dhe Guajanë. Cilat janë burimet që përdor projekti për t’i mundësuar këto lidhje dhe partneritete mbarëbotërore? Cilat janë disa nga zhvillimet që kanë pasuar nga këto lidhje me distancë të largët?

Anjali Daryanani: Shumica e partneriteteve tona me lidhje me distancë të largët janë krijuar nëpërmjet teknologjisë. Kontratat tona me universitetet nënshkruhen në mënyrë elektronike nëpërmjet mjeteve të nënshkrimit elektronik si p.sh., EchoSign. Takimet me administratorët e universitetit për të diskutuar hapjen e programit të “OWYP”-së bëhen nëpërmjet Skype. Ne përdorim teknologji novatore jo vetëm në programin tonë, por edhe në ndërtimin e partneriteteve në të gjithë botën, si dhe në veprimtaritë tona në përgjithësi. Përdorimi i teknologjisë ndërlidhëse me burim të hapur është një zgjidhje e leverdisshme ekonomike për drejtimin dhe administrimin e programit tonë ndërkombëtar.

Ermira Babamusta: Ndonjë koment të fundit?

Anjali Daryanani: Drejtuesit dhe pjesëmarrësit e programit tonë në Kosovë kanë personifikuar pikësynimin që kemi për çdo vend. Ka qenë një nder për ne që të punonim me studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët sjellin kaq shumë pasion dhe motivim në këtë kontribut. Kosova është një shtet i ri me studentë të talentuar dhe me pikësynime, të cilët me të vërtetë duan të sjellin një ndryshim brenda për brenda vendit të tyre. Na kanë lënë mbresa drejtuesit e shkëlqyer nga studentët e Universitetit të Prishtinës, si dhe kurioziteti dhe entuziazmi midis studentëve pjesëmarrës në Prishtinë dhe Gjakovë, dhe ne mezi presim që ta përhapim punën tonë kudo në Kosovë.
--
Thank you,

Ermira Babamusta, Ph.D.
President & CEO
Prishtina Press
www.prishtinapress.info
Tel: 646.245.2591
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi