Ermira Babamusta:Fenomeni Shqiptar Deba çmend Gjermaninë me këngën dhe videklipin e ri “Lollipop”
Faqja 1 e 1

Fenomeni Shqiptar Deba çmend Gjermaninë me këngën dhe videklipin e ri “Lollipop”
Shkruar nga: Ermira Babamusta, Ph.D, New York
29 shtator 2012
Deba është talenti kosovar i njohur në botë si ylli i muzikës R&B. Ndoshta ai sot mund të klasifikohet si një nga këngëtarët më të famshëm shqiptaro-gjerman, që ka korrur sukses në muzikën Pop dhe RnB. Shpeshherë flitet për të me nofkën “Princi i RnB-së” nëpër mediat dhe televizionet e huaja. Deba është një nga artistët më të kërkuar në botë i njohur si producent, këngëtar, shkrimtar tekstesh dhe themelues i grupit muzikor Hip-Hop & RnB me emër “Scorpfly Music” në 2006.
Fama e artistit shqiptar është përhapur falë zotësive të tij në krijimtari vokale, si shkrimtar tekstesh dhe këndim këngësh që kanë thyer rekorde në tre gjuhë, shqip, gjermanisht dhe anglisht. Emri i tij u bë i famshëm në vitin 2007 me superhitin “Like Wooh”. Këngëtari pushtoi zemrat e fansave me paraqitjen e tij në konkurset gjigante të programeve televizive në Gjermani, ku u zgjodh si një nga zërat më të mirë të rinj të vitit 2005 (best newcomer voice). Ndërsa në 2008 zuri vendin e dytë në konkursin e famshëm (reality talent show) “Music Nation Competition”, realizuar nga kompania e njohur ndërkombëtare “Universal Music” në Gjermani.
Superhitet e karrierës së Debës përfshijnë: “Working Out”, (një bashkëpunim me legjendën e RnB-së R. Kelly dhe reperin e famshëm amerikan DA-NI), “Stay by my side”, “I don’t wanna say goodbye”, “Faleminderit”, “Kalo me mu” dhe “V.I.P”. Deba nxorri albumin e parë në 2011 me titull “Finally Me”, një dhuratë falas nga këngëtari për fansat që shpërtheu në internet me 25 milion shikime në youtube dhe miliona shkarkime. Videoklipi i tij i parë i këngës “Lollipop” pritet të nxirret në nëntor 2012 në Gjermani dhe botë.
Fëmijëria dhe Jeta në Gjermani
Deba është një fenomen i gjithëanshëm: këngëtar, shkrimtar i tekstit të këngës, producent dhe performues. Deba ka lindur me emrin Debatik Dakaj në Prishtinë, Kosovë me 31 janar 1989, me prindër Remzi dhe Zarife Dakaj. Për shkak të masakrave jugosllave dhe krimeve të Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës, Deba dhe familja u detyruan të shpërngulen nga vendlindja. Deba ishte vetëm 3-vjeç kur familja morri rrugën për kurbet dhe u vendos në Gjermani. Tani familja Dakaj jeton në Mannheim të Gjermanisë.
Identiteti etnik i Debës i ka rrënjët thellë në prejardhjen e tij shqiptaro-gjermane. “Edhe pse u largova nga vendlindja kur isha vetëm një fëmijë i vogël, Kosovën e kam në zemër dhe ndjehem tepër krenar që jam shqiptar,” rrëfen Deba. “Nëna ime, që të vegjël mua dhe dy motrave gjithmonë na ka mësuar të ruajmë gjuhën shqipe, traditat dhe historinë tonë. Ne në shtëpinë tonë i festojmë kulturat e të dyjave shteteve, shqiptare dhe gjermane. Kam një respekt dhe vlerësim të veçantë për Gjermaninë, sepse aty mësova që në fëmijëri të bëhem një person me karakter të fortë, i dedikuar punës dhe i sinqertë.
Ndjej që i përkas Gjermanisë. Ndërsa me atdheun tim të dashur Kosovën ruaj lidhje të forta me shoqërinë, miqtë dhe të afërmit e mi. Vuajtjet që kemi hequr si popull nuk duhet t’i harrojmë, sidomos ato heronj, djem dhe vajza dhe reja që dhanë jetën e tyre për një Kosovë të lirë dhe pavarur,” thekson Deba.
Deba u pranua në liceun e muzikës (Shkolla Muzikore e Mannheim) në Gjermani, ku ndoqi një program 1-vjeçar. Në 2007 filloi studimet në programin 2-vjeçar tek Shkolla Private e Biznesit të Ludwigshafen. Në vitin 2010 u diplomua nga Kolegji i Mannheim (Hochschule Mannheim), në degën biznes dhe ekonomi. Në 2012-të Deba po ndjek praktikën (apprenticeship) në biznes dhe financë (accounting) dhe në të ardhme planifikon të studiojë biznes administrativ (Corporate Human Resources).
Fillimet në Muzikë: Producent, Këngëtar dhe Shkrimtar tekstesh
Dashuria dhe pasioni për muzikën filluan në një moshë të re për Debën. Frymëzimi i vjen nga legjenda muzikore Michael Jackson dhe mbreti i muzikës RnB, Usher. “Më kujtohet fare mirë kur isha ende i vogël, pretendoja sikur kisha një mikrofon në dorë dhe këndoja këngët e Michael Jackson dhe Usher para miqve dhe familjes. Për mua Michael Jackson mbetet mishërimi i performancës dhe muzikës deri më sot. Ndërsa Usher , është mbreti i muzikës që më frymëson, dhe e respektoj sepse si artist ai gjithmonë shtyn më lart krijimin dhe origjinalitetin, dy cilësi që i vlerësoj tek arti i muzikës dhe ia ve qëllim vetes si artist”, shprehet Deba.
Tek liceu i muzikës në Mannheim, Deba mori trainimin nga mësuesit më të mirë të muzikës në Gjermani, ku bëri kurse zëri, mësime për piano, praktikë për prezencë në skenë dhe performancë, si dhe trajnime për të patur vesh muzikor për notat dhe tingujt e muzikës. Pasi zhvilloi teknikat e zërit dhe forcoi pasionin për muzikën, Deba filloi të zbulojë përvojën në performanca dhe shfaqje artistike, ku shumë shpejt u bë me famë.
Në vitin 2005, Deba mori pjesë në shfaqen e njohur në zbulimin e talenteve të reja (talent casting show) në Mannheim, që quhet “Mannheim’s Newcomer”. Në këtë konkurs televiziv Deba u zgjodh në vendin e top 30-çes më të mirë, si një nga zërat më të mirë të rinj në Gjermani (best newcomer voice).
Në vitin 2006 Deba themeloi grupin muzikor me emër “Scorpfly Music”. Në këtë grup, Deba antarësojë këngëtarët më të mirë gjermanë dhe kosovarë të zhanrit Hip-Hop dhe RnB. Grupi ka inçizuar disa nga albumet më të njohura në Europë duke zhvilluar koncerte dhe turne nëpër botë. Roli i Debës në këtë grup të pavarur ishte si producent dhe manaxher i talenteve të reja dhe talenteve të suksesshme. Si producent, Deba ka nisur dhe zhvilluar karrierën e suksesshme të shumë këngëtarëve në Gjermani, Shqipëri, Kosovë dhe Sh.B.A.
“E themelova Scorpfly Music jo vetëm për të zhvilluar karrierën e këngëtarëve me famë, por edhe për të ndihmuar ato artistë fillestarë, që e kanë pasion muzikën. Roli im në atë kohë ishte kryesisht si producent, dhe jo këngëtar, sepse kisha dëshirë të mësoja se çfarë ndodh prapa skenës, të mësoja për music production, për teknikën e audios dhe proçesin e krijimit artistik,” shpjegon Deba.
Në moshën 16-vjeçare Deba nisi të shkruajë vetë tekstin për këngë dhe filloi ta marrë muzikën dhe karrierën si këngëtar seriozisht. “Në 2006 fillova të hedh mendimet në letër dhe të shkruaj tekste sepse m’u duk mënyra më e mirë për t’u marrë me emocionet dhe ndjenjat e mia. Dhe shkrimi i teksteve u zhvilla me kohë si një nga aftësitë dhe talentet më të mira për mua,” sqaron këngëtari Deba.
Kënga e parë që shkruajti vetë titullohet “Like Wooh” e cila u lëshua në 2007. Kjo këngë ishte një përparim i rëndësishëm në fillimin e karrierës së Debës dhe e bëri atë një sensacion gjigand interneti. Kënga u bë mjaft e njohur mes adoleshentëve dhe të rinjve, duke patur mbi 300,000 shkarkime në internet.
Arritjet në muzikë dhe kulmi i famës në karrierën e Debës
Nga 2007 emri i Debës qarkullonte në kryetitujt dhe faqet e para në mediat gjermane. Talenti i tij i ran në sy artistëve të famshëm dhe jurive në shfaqet e njohura muzikore në Gjermani. Në vitin 2008 Deba mori pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Talentit “Music Nation” si përfaqësuesi i vetëm shqiptar për të paraqitur Kosovën. Shfaqja televizive famoze, e realizuar nga kompania e njohur mbarëbotërore “Universal Music” e nderoi Debën, me çmimin në vendin e dytë, nga mijëra artistë që morrën pjesë. Shfaqja dhe performancat e tij të përsosura në sezionin 2008 të programit, i fitoi Debës miliona fansa dhe e bëri të emër të njohur jo vetëm në Gjermani, por edhe në botë.
“Pjesëmarrja dhe fitimi i çmimit në konkursin Music Nation ishte një krenari jo vetëm për karrierën time por edhe për Kosovën. Ndëgjova me vëmendje këshillat dhe kritikat konstruktive nga juria gjatë proçesit të zhvillimit të imazhit dhe karakterit tim artistik në këtë konkurs shumë-mujor dhe kështu arrita të marr pëlqimin e jashtëzakonshëm të jurisë, duke treguar jo vetëm talentin tim dhe krijimtarinë time, por potencialin për të qenë artist i pavarur dhe një showman. Kam marrë një përkrahje të jashtëzakonshme nga Shqipëria dhe Kosova që nuk u ndërpre edhe pas xhirimi të shfaqjes në tv. Kam marrë letra nga fansat e mi nga e gjithë bota, që nga Kosova, Rumania, Argjentina, Kina, Japonia dhe Shqipëria. Dua të falenderoj jo vetëm fansat, por edhe mediat shqiptare që më kanë përkrahur në përhapjen e emrit tim dhe kërkesat për shqiptarët e diasporës që të votojnë për mua në këtë konkurs, meqe rëndësi kishte jo vetëm votimi i jurisë por edhe i publikut,” shprehet i talentuari Deba.
Në 2009 Deba u bë aq i njohur sa ka thyer rekorde me 25 milion shikime në youtube, dhe 2 milion luajtje në myspace, ku arriti majat në top-charts. “Ajo që më bën përshtypje është një përkrahje e paparë nga fansat, të cilët, edhe pse unë nuk kisha xhiruar asnjë videoklip në atë kohë, me iniciativën e tyre, morën këngët e mija, dhe fotot dhe krijuan ‘fan music videos’ dhe i vendosën në youtube. Jam habitur kur këto videoklipe nga fansat kishin mbi 25 milion shikime, gjë që akoma nuk më besohet,” shton Deba.
Ndërsa fama e Debës preku majat në Gjermani, nga fundi i 2008 emri i tij filloi të dilte në kopertinat dhe faqe e para të mediave kosovare. Në 2008 Deba ishte në kopertinën e revistës prestigjioze “Kosova Sot”, si i pari shqiptar që ishte superstar ndërkombëtar pa laçuar akoma albumin e parë të muzikës. Nga fillimet e 2009-ës, fama e Debës deportoi edhe në Amerikë. Gjatë verës 2009, Deba inçizoi këngën “Working Out” me reperin e famshëm Da-Ni nga Çikago, këngë origjinale e mbretit të muzikës ‘soul music’ dhe RnB, R. Kelly dhe Da-Ni. Të dy artistët e famshëm, i kërkuan Debës një bashkëpunim, për lëshuar një remix zyrtar të këngës “Working Out” posaçërisht për Europën, këngë që ishte superhit në Amerikë.
“E kisha dëgjuar këngën origjinale të R.Kellit dhe Da-Nit sepse më pëlqeu teksti dhe beatat e këngës. Isha shumë i lumtur kur mu dha mundësia dhe lidhja për bashkëpunim me të dy artistët e famshëm për të inçizuar remiksin zyrtar për Europën.
R.Kellin e konsideroj si ‘baba’ të ‘soul music’ dhe Da-Ni është një nga reperat më të famshëm në Çikago. Ishte një përvojë madhështore për mua dhe një kulm i suksesit tim. Kënga u krye me producentin e njohur kosovar në Gjermani Dj. Holla (Enis Patoku) dhe u bë një superhit në Europë dhe jashtë,” tregon Deba.
Koncertet Përvjetore “Deba Night”
Edhe pse imazhi publik i Debës tashë i njohur si ‘Princi i RnB’së’, suksesi dhe fama nuk e ndryshoi Debën si person. Fansat dhe kolegët e përshkruajnë atë si një artist modest, të dashur, dhe që tregon përkujdes dhe dashuri për adhuruesit e tij, me të cilët ka një lidhje të fortë dhe sinqertë. Madjen albumin e tij të pare të titulluar “Finally Me” me këngë në shqip dhe anglisht, Deba ia dedikoi dhe dhuroi fansave të tij, për ta shkarkuar falas në internet. Gjithashtu që nga 2010 filloi të organizojë koncertet përvjetore “Deba Night” (Nata me Debën) eklusive për fansant e tij më besnik, që e kanë ndjekur dhe përkrahur artistin ndër vite.
“Gjatë viteve kam dhënë shumë koncerte si në Gjermani edhe Kosovë, por me erdhi ideja të zhvilloj vetë shfaqjen time, ‘Deba Night” posaçërisht për fansat e mi më të çmendur për mua, të cilët marrin një kart VIP për të marrë pjesë. Deri në 2012 kam organizuar me suksese tre koncerte madhështore në qytetin tim ku jetoj, në Ludwigshafen të Gjermanisë. Ky është një shans për adhuruesit e mi besnikë ndër vite të jenë në rradhët e para gjatë performancës time live në concert, si dhe bisedë dhe takim eklusiv pas shfaqjes, për të më njohu edhe nga afër,” tregon Deba.
Deba krijon trende mode dhe bëhet shembulli i përsosur për të rinjtë
Muzika nuk është e vetmja fushë ku i talentuari Deba arriti sukses. Me pamjen e tij të bukur dhe egzotike rrëmbeu zemrat e shumë vajzave. Me stilin e tij të modës Deba krijoi një epokë të re mode, që ktheu në trend stilet, veshjet dhe pamjet e tij. Për rininë e sotme ai mbetet një shembull pozitiv jo vetëm për fansat por edhe për aspiruesit e ri të muzikës.
“Dua të jem frymëzimi për të rinjtë e sotëm, duke i inkurajuar të besojnë në vete dhe të arrijnë majat më të larta në jetë. Jam i nderuar kur miliona fansa ndjekin stilin tim dhe adhurojnë trendet e mia. Gjithmonë mendoj si t’a çoj më tej imazhin dhe identitetin tim artistik dhe muzikor. Por dua të theksoj që bukuria e njeriut nuk është vetëm tek pamja, stili i flokëve, apo veshja. Rëndësi ka edhe brendësia. Unë kam marrë confidencë, respekt për veten dhe pavarësi në mendimet dhe krijimet e mija, nga Lady Gaga, idhulli im. Lady Gaga për mua është jo vetëm një ikonë e muzikës, por edhe një mbretëreshë e modës, që ka frymëzuar shumë njerëz,” u shpreh artisti Deba.
Për të shprehur respektin dhe vlerësimin për idhullin e tij, Deba lançoi në 2010 një remiks të këngës më të famshme të këngëtares Laady Gaga,“Monster”.
Diskografia: Albumi i parë i Debës “Finally Me” (2011)
Deba ka thyer rekordet e muzikës me këngët e tij, të cilat janë bërë hite ndërkombëtare. Albumi i tij i pare titulluar “Finally Me” u lançua falas online për fansat në vitin 2011. Albumi ishte albumi më i shkarkuar në internet i vitit. Lista e këngëve përmban 10 këngët e njohura:
1. Busy
2. I don’t wanna say goodbye
3. Who
4. Superstar
5. V.I.P
6. Wake up
7. She’s on the spot
8. Angel
9. Kalo me mu
10. Faleminderit
Projektet e Tanishme: Singli i Ri dhe Videoklipi i parë “Lollipop” (2012)
Në vitin 2012 Deba prodhoi këngë e re “Lollipop”, me producent Lones Production (Leonard Shala) dhe teksti shkruar nga vetë Deba. Kënga u finalizua nga Dj Holla (Enis Potoku) dhe është një muzikë me insprime Oriental Pop dhe RnB club music. Deba sapo përfudoi xhirimin e videoklipit, i cili do laçohet zyrtarisht në nëntor 2012.
Deba po ruan eklusivitet rreth videoklipit por flitet që në xhirimin e “Lollipop” kanë marrë pjesë disa nga aktorët dhe kërcimtarët më të famshëm të Gjermanisë. Videoklipi është drejtuar nga tre regjizorët e njohur të Gjermanisë, Bob Wladimir, Anger-Man dhe Moe Qaisar Mohamand, të cilët janë udhëheqësit e firmës ndërkombëtare muzikore “Wonderland Avenue”.
“Nuk më lejohet të flas shumë për videoklipin meqe pritet të lançohet së shpejti në nëntor. Por mund të them që ka për të qenë surpriza më e bukur për shqiptarët, që të jep përshtypjen që po shikon një film të shkurtër. Videoklipi do jetë klipi më i gjatë në historinë e muzikës shqiptare. Jam shumë i kënaqur me punimet dhe punën e çdo personi që u përfshi në këtë project. Ka qenë eksperienca më e mire për mua deri tani,” rrëfen Princi i RnB-së, Deba.
Rreth datave të koncerteve dhe lançimit të vidioklipit vizitoni faqet zyrtare të Debës:
Official Facebook page: www.facebook.com/likedeba
Youtube: www.youtube.com/debaofficial
Twitter: http://twitter.com/DebaOfficial

Deba

koncerti Deba Night (III), Gjermany

Deba gjate xhirimit te videoklipit te ri “Lollipop” 2012
Rreth datave të koncerteve dhe lançimit të vidioklipit vizitoni faqet zyrtare të Debës:
Official Facebook page: www.facebook.com/likedeba
Youtube: www.youtube.com/debaofficial
Twitter: http://twitter.com/DebaOfficial
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AGIM GASHI - URIME ERMIRA BABAMUSTA
» Ermira Babamusta:Realiteti i Kosovës: E vërteta e pazbuluar
» Ermira Babamusta nderohet me mendaljen e artë nga Presidenti Obama
» Ermira Babamusta, Ph.D.:Letër e Hapur: Kush janë Kosovarët para botës?
» Ermira Babamusta:Revolucionii Edukimit Digjital:Projekti “Një Rini Botërore” (OWYP) reformon programet shkollore në Kosovë dhe botë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi