Skënder Zogaj:Ibrahim Kelmendi e Riza Salihu, dëshmitarë apo mashtrues?
Faqja 1 e 1

Ibrahim Kelmendi e Riza Salihu, dëshmitarë apo mashtrues?
Shkruan: Skënder Zogaj -
“S’ka grurë pa egjër” ka thënë populli dhe ka vërejtur se, egjra rrinë brenda grurit por,
Skënder Zogaj
grurë nuk bëhet kurrë, m’sa dilenxhinjtë që jetojnë ndër njerëz, por kurrë-kurrë nuk bëhen njerëz! Këtë hipotezë popullore këto ditë e vërtetoi Baton Haxhiu, në emisionin e tij “Zona B” duke nxjerrë para kamerave televizive dy persona shumë të përfolur dhe skajshmërisht të dyshimtë: Ibrahim Kelmendin dhe Riza Salihun, që supozohet të kenë qenë të involvuar në aktivitete të dyshimta, madje edhe si bashkëpunëtorë të UDB-së ish-jugosllave, e cila t’i ketë hedhur në radhët e diasporës shqiptare. Eshtë thënë dhe vazhdon të mendohet se, Ibrahim Kelmendi është njëri nga personazhet enigmatike më të rrezikshëm shqiptare, për faktin se, ky, për 40 vjet radhazi, gjithmonë i ka rastisur që të qëllojë (!) gjithnjë krejt afër vendit të ndodhive dhe ngjarjeve më të kobshme për mërgimtarët shqiptarë anembanë Evropë, gjithnjë aty ku janë shkrepur breshëri plumbash dhe është derdhur gjaku i veprimtarëve më në zë të diasporës shqiptare, dhe për çudi, Ibrahim H. Kelmendi, ky dëshmitar okular gjithnjë ka dal pa një therrë në këmbë! Këtu zë fillin dyshimi ndaj Ibrahim Kelmendit, i cili duke qenë i vetëdijshëm për marrëzitë e veta dhe llogaridhënien e domosdoshme që e pret herdokurdo, e sistemoi një pjesë të dosjes së vet, në librin e botuar kohë më parë, në të cilin vet-shpjegohet dhe jep përgjigje për shumicën e ngjarjeve të përfolura në media e në opinionin e gjerë, që supozohet të ketë qenë pjesëmarrës me ndikim të drejtpërdrejtë në to!
Edhe pse fjala është për një libër të improvizuar dobët, në shenjë të ballafaqimit të autorit më librin e tij, me shumë arsye Baton Haxhiu e nxori në emisionin me të shikuar të TV Klanit, ku, Ibrahim H. Kelmendit ia dha rastin t’i tregonte të bëmat e tij “atdhetare” dhe për aktivitetet e shumta kriminale e të gjakderdhjes krua, në radhët e diasporës shqiptare, që Kelmendi e pranon se i ka ndjekur nga afër dhe është dëshmitari i tyre. Tregoi Ibrahimi shumëçka dhe nxori me emër e mbiemër edhe Riza Salihun, si doras i vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zekës! Baton Haxhiu e ftoi dhe e nxori edhe këtë personazh para kamerave televizive dhe opinioni u njoh edhe me variantin e dëshmive të Riza Salihut, i cili e mohoi kategorikisht të ketë qenë vrasës.
Për aq sa pamë e dëgjuam, u pa se të dy dëshmitarët janë shumë të rëndësishëm si pjesëmarrës dhe dëshmitarë të ngjarjeve të shumta dhe se, drejtësisë kosovare i përket angazhimi i shpejtë i zbardhjes të së vërtetës dhe i njohjes së “meritave” të veçanta të këtyre dy veprimtarëve!
Pa dashur që të përzihemi në kompetencën dhe përgjegjësitë institucionale, thirrja për një angazhim të menjëhershëm dhe serioz të trajtimit të këtyre dy personazheve, (si dhe të gjitha rasteve të ngjashme që kanë të bëjnë më denoncime publike të krimeve nga ana e dëshmitarëve), duhet nisur përnjëherë . Angazhimi institucional dhe kompetent ligjor, për ta hetuar dhe për ta vlerësuar saktësinë e dëshmive të Kelemndit dhe Salihut, është mënyra më e mirë dhe e vetmja e zbutjes së shqetësimeve të jashtëzakonshme, me të cilat vazhdojnë të jetojnë me dhjeta e qindra familje shqiptare, të cilave u janë shkaktuar dhimbje të mëdha, u janë vrarë më të dashurit dhe ata nuk e dinë pse, si, për çka dhe nga kush e kanë pësuar?!
Lenia e vazhdimit të lirë të veprimtarisë së ibrahim kelmendave, sidomos pas daljes vullnetare të tyre në shesh dhe pranimit për të folur, është e patolerueshme sepse, kjo do të ishte lejim i vazhdimit ë luftës speciale, e cila më shumë se dikur, (që ka qenë shkaktarja vendimtare e gjakderdhjeve të ndodhura), tashti do të jetë shumëfish më e dëmshme, shumëfish më e hidhur sepse, ka të bëjë me gërvishtjen e plagëve të gjalla, plagëve ende të pambyllura, gërvishtja e të cilave është kob kombëtar!
Ibrahim Kelmendi dhe Riza Salihu me mënyrën e paraqitjes së tyre dhe të prezantimit të dëshmive, e kanë thelluar edhe më tepër mjegullën dhe dyshimet. Mënyra si folën dhe si i shpaluan dëshmitë, ishte shokuse, sidomos vriste qetësia gjarpërore e shpjegimeve për vrasjen e vëllezërve Gërvalla, që dy dëshmitarët kundërthënës, i tregonin sikur të bëhej fjalë për di çka krejtësisht të rastit dhe fare të parëndësishme. Por, jo vetëm kaq, që të dytë, me një djallëzi të mprehtë prej spiunësh me përvojë të lartë, hipotekuan kujtime hileqare, me maje gjuhe duke jarguar etiketime tepër-tepër të rënda, fyese për të gjitha zhvillimet më të rëndësishme që për shqiptarët konsideron historike, dhe sidomos, e dhimbshme ishte përpjekja e stërpikjes së shëmbëlltyrave më të ndritshme të atdhetarisë, siç janë Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Prandaj, drejtësia duhet ta jap fjalën e saj sa më parë.
Enkas për KosovariMedia / Neki Lulaj

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» SKËNDER ZOGAJ:UNË JAM DËSHMITARI
» SKËNDER ZOGAJ - EROZIONI
» Skënder Zogaj:AUTOPSIA E FJALES
» Skender Zogaj:Koha e fruthit
» Skender Zogaj:Urim për festën e flamurit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi