Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhepi konfirmon arrestimin e policëve kosovarë nga policia e Serbisë

Shko poshtë

Rexhepi konfirmon arrestimin e policëve kosovarë nga policia e Serbisë Empty Rexhepi konfirmon arrestimin e policëve kosovarë nga policia e Serbisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 31, 2012 5:52 pm

Rexhepi konfirmon arrestimin e policëve kosovarë nga policia e Serbisë


Rexhepi konfirmon arrestimin e policëve kosovarë nga policia e Serbisë Bajram-rexhepi
Ministri Rexhepi tha se janë duke marrë shpjegime se si ka ndodhur rasti. Deri tani janë duke i vërtetuar informacionet nëse policët kosovarë, të arrestuar, e kanë tejkaluar brezin e gjelbër të kufirit.

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, i konfirmoi arrestimin e dy policëve të Kosovës nga policia e Serbisë.

Rexhepi tha se janë duke marrë shpjegime se si ka ndodhur rasti. Deri tani janë duke i vërtetuar informacionet nëse policët kosovarë, të arrestuar, e kanë tejkaluar brezin e gjelbër të kufirit.

Rexhepi nuk dha më shumë detaje për rastin dhe tha se janë duke u marrë intensivisht për ta sqaruar rastin. Autoritetet policore janë të rezervuara për të dhënë informacione shtesë për rastin.

Sipas Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, policët e Kosovës kanë bartur dy pushkë automatikë, dy pistoleta dhe pajisje speciale për matjen e largësisë, raportojnë mediat serbe.

Të arrestuar janë Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Serbi.

Daçiq ka thënë se armët që kanë poseduar dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës paraqesin shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi