Viktoria Xhako prezanton cikël poetik
Faqja 1 e 1
Viktoria Xhako prezanton cikël poetik
Viktoria Xhako prezanton cikël poetik
Duke gërmuar në arkivin shumë të vjetër të familjes, gjeta fletoren, ku djali im ka shkruar poezitë e tij, kur ishte gjimnazist.
Poezinë “GJYSHIT TIM”, e ka shkruar pak ditë pasi babai im, që është edhe gjyshi i djalit tim, ra në gjumin e përjetshëm.
GJYSHIT TIM
A të kujtohet kur i vogël isha,
E dilnim shetitje në agim?
Kur dielli shkëlqente me gaz,
Apo kur gjethet rrëzoheshin me ankim?
Sa herë të përqafoja, thosha:
Sa shumë të dua, o gjyshi im!
E ti fort më përqafoje, e rreth nesh gjethet
Vallëzonin me gëzim.
Por... tani s’të kam më pranë,
Ti ke rënë në gjumin pambarim,
E mbi ty gjethet rrëzohen me pikëllim.
MARTESË ME VDEKJEN
Ç’po bëj vallë në këto varreza,
Të lagura, të qullura në shi,
Ku era ul retë mbi qiparisa,
Si gjymtyrë të një shpirti të zi?
E këmbët zvarrë e dhe pa zhurmë,
Shtatin ma tërheqin përdhunisht,
E zemra dridhet si zogu në furtunë,
Në këtë dekor të çmendur normalisht.
Një hap mortor e i ngadalshëm,
Shoqëruar me ngashërima që treten në shi,
M’u duk si simfoni ku rolin e trombës,
E bëjnë trokitje takash mbi asfalt të zi.
Dy sy të kaltër, të përlotur,
Që trishtëm vështrojnë mbi një shall,
Që mbulon dy buzë që prushërojnë,
Ata sy kërkojnë një emër mbi kristal.
E gjuri i bukur u përkul,
Buzët puthën mermerin e zi,
Dhe dora lehtë, e bardha dorë,
U mbështet mbi kokën e varrit të tij.
Edhe vështrimi i tij rinor,
E ndjek nga e varrit fotografi,
E ftesës së saj të zjarrtë i përgjigjet,
“Është vonë, është vonë tani.”
Kujtoi me mall kohën e shkuar,
Kur si e marrë që s’di ç’kërkon,
Luante me lumturinë si me një varkë,
Që vala nga bregu e tërheq dhe e afron.
Dhe me sytë e saj të lagur,
Ajrin e rëndë e ndërgjegjësoi,
Dhe përreth i shfaqeshin imazhe,
Të bukur, të zymtë, gjithfarësoj.
E loti lotin nuk e priti,
Pikoi i nxehtë përmbi varr,
E me të takuar në mermer,
Ngriu, u ftoh, u bë kristal.
Pamja e zotit përpara i doli,
Si njeri që hesht e bubullima flak,
E në atëdritë të nxiruar fytyra iu duk,
Si i zi, i shëmtuar, i bukur dhe plak.
Lutje atij i drejtoi,
Ta kthente në jetë përsëri,
E pikuan e ranë mbi varr,
Lotët e nxehtë të përzier me shi.
A do t’mundej vallë ky gur i bardhë,
Të kthehej në njeri të gjallë sërish?
Jo, sepse me dridhjen e parë,
Zemra e tij do të plaste, natyrisht.
Në ajrin e rëndë që terrin e zi ndillte,
Imazhi i fundit u shfaq me vërtik,
Ca murgj të heshtur, me zhguna të murrmë,
Mbi varr përkuleshin lehtë, si në një rit.
E sytë e përlotur nga qielli u ngritën,
E dora varrin fërkoi lehtë e me mall,
E dhimbja e saj zotin e theu,
E ballin rrudhi i zënë në hall.
Të vdekurin dot s’e detyronte,
Dritën e diellit të përdhoste me zor,
Prandaj ngadalë ca fjalë i tha,
E murgjërit i përsëritën të gjitha në kor.
E mjera vajzë që qante e qante,
e falenderoi zotin me një shikim,
E kokën e bukur përkuli ngadalë,
Marrëveshja u lidh. Heshtja tregon pranim.
Sytë qeshën nga fotografia,
E dora u zgjat jashtë plot me mall,
E vajzën e bukur që të trondiste,
Ëmbëlsisht e tërhoqi, e pranoi në varr.
I tmerruar një çast u zmbrapsa,
Me shpresën e një ëndrre vrapova me rrëmbim,
Dy të rinjtë qeshnin nga fotografia,
Çifti i lidhur gjer në amëshim.
Përreth, murgjit me pishtarë në duar,
Çapiten e falen me qetësi,
I Moxartit REQUIEM i pambaruar,
Vazhdon të luajë në pafundësi.
ULLIRI
Kam dëgjuar dikur të rrëfejnë,
Për një peshkatar plak që s’kishte fëmi,
E për të mos mbetur i vetëm,
Mbolli në breg afër detit një ulli.
Shihte peshkatari si rritej,
I bukur, i blertë ky ulli,
E deti përplaste valët me stërkala,
E përkëdhelte “birin” e tij.
Shkonin e vinin vitet,
Shpejt e shpejt, si për çudi,
Plakun, kur kthehej prej detit,
E priste në breg ky ulli.
Një ditë plaku s’u kthye,
E qielli lotoi me shi,
E ulliri mori një emër,
Ulliri “i plakut” u quajt tani.
Thonë se qielli me të u zemërua,
E qëlloi me rrufe një natë me stuhi,
E s’mbeti prej ullirit,
Asgjë, veç shkrumb e hi.
Vite të tjerë kaluan,
E dikur mbi atë hi,
Gjethet çeli hareshëm,
Sërish një filiz i ri.
Shpesh herë andej kaloj,
E shoh këtë ulli – fëmi,
Si këndon me gegëza e gjethe,
Të pafundmen, të jetës simfoni.
Prezantoi VIKTORIA XHAKO
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim
» Cikël poetik nga Viktoria Xhako
» Viktoria Xhako:Cikël poetik
» Viktoria Xhako:MOS QAJ PËR MUA-Nga vëllimi i tretë poetik “JETË”
» VIKTORIA XHAKO:NGA PROMOVIMI I VËLLIMIT TIM POETIK “TESTAMENTI”
» Cikël poetik nga Viktoria Xhako
» Viktoria Xhako:Cikël poetik
» Viktoria Xhako:MOS QAJ PËR MUA-Nga vëllimi i tretë poetik “JETË”
» VIKTORIA XHAKO:NGA PROMOVIMI I VËLLIMIT TIM POETIK “TESTAMENTI”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi