Roland Qafoku: Mos i ktheni në Shqipëri eshtrat e Ahmet Zogut!
Faqja 1 e 1
Roland Qafoku: Mos i ktheni në Shqipëri eshtrat e Ahmet Zogut!
Roland Qafoku |
Mos i ktheni në Shqipëri eshtrat e Ahmet Zogut!
Nga Roland Qafoku
E përfytyroj pak a shumë kështu atmosferën e kthimit të eshtrave të Ahmet Zogut në Shqipëri: Ceremoni madhështore, topa që qëllojnë në ajër, turma njerëzish që nderojnë ish-mbretin dhe varri i tij për një muaj kthehet në një pelegrinazh të vërtetë.
Po pas një muaji? Hëm..., lajmet në media do të marrin dhenë. Një grup komunisto-anarkistësh, të indinjuar nga kthimi i eshtrave të Zogut që tradhtoi Shqipërinë më 7 prill 1939, do t'i prishin varrin. Do ta lyejnë me bojë të kuqe dhe do ta dëmtojnë me vare. Policia do kapë autorët dhe në një nga dëshmitë e të arrestuarve do kemi pak a shumë këto fjalë: Inatin e kishim me ata që na dëmtuan varrin e Enver Hoxhës dhe ne për këtë qëllim prishëm varrin e Ahmet Zogut......
E përfytyroj pak a shumë kështu atmosferën e kthimit të eshtrave të Ahmet Zogut në Shqipëri: Ceremoni madhështore, topa që qëllojnë në ajër, turma njerëzish që nderojnë ish-mbretin dhe varri i tij për një muaj kthehet në një pelegrinazh të vërtetë.
Po pas një muaji? Hëm..., lajmet në media do të marrin dhenë. Një grup komunisto-anarkistësh, të indinjuar nga kthimi i eshtrave të Zogut që tradhtoi Shqipërinë më 7 prill 1939, do t'i prishin varrin. Do ta lyejnë me bojë të kuqe dhe do ta dëmtojnë me vare. Policia do kapë autorët dhe në një nga dëshmitë e të arrestuarve do kemi pak a shumë këto fjalë: Inatin e kishim me ata që na dëmtuan varrin e Enver Hoxhës dhe ne për këtë qëllim prishëm varrin e Ahmet Zogut......
Një shkrim në formë lutjeje nga kolegu Blendi Fevziu pak ditë më parë, padyshim që ishte nga më profesionalët që sot një gazetar mund të hedhë në kompjuter. Një lutje për Presidentin e Republikës, Bamir Topi, dhe për kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ku kërkohej inicimi për të miratuar një ligj dhe dekret për kthimin e eshtrave të Ahmet Zogut në atdhe. Një lutje e ripërsëritur edhe në shkrimet e herëpashershme të Fevziut, por që këtë herë merrte vlerë më shumë duke e konkretizuar idenë në një lutje direkte për kreun e shtetit dhe kreun e Parlamentit. Dhe e gjitha ka një arsye të thjeshtë për vet përmasat e figurës së Ahmet Zogut, për atë vend që ai ka zënë në histori, por edhe për një respekt të munguar që shteti duhet t'i bëjë atij, që për 20 vjet jo vetëm ishte ministër, kryeministër, president dhe mbret, por që bëri aq shumë për këtë vend.
Por më shumë se sa problemi i kthimit të eshtrave të Zogut, kemi një problem tjetër edhe më të madh se kaq: Brumi i shoqërisë sonë ka qenë i thartuar në këtë aspekt, duke treguar ndër vite se ne shqiptarët nuk kemi një raport të mirë me respektin ndaj varreve. Madje kemi treguar të kundërtën, atë të dhunimit, përçmimit e deri të vjedhjes e shkatërrimit. Dhe kjo nis që nga varre që brenda mbajnë eshtra të njerëzve të thjeshtë e deri tek figura që kanë bërë historinë e kombit.
Shqipëria sot numëron shumë personalitete të larta historike, varret e të cilëve ndodhen jashtë vendit. Por gati po aq figura, varret e të cilave janë kthyer në kohë të ndryshme. Por sa i kemi nderuar dhe respektuar këto varre pasi i kemi marrë? Duhet ta themi troç: Turpin e kemi ngrënë me bukë dhe pirë me verë. Varret dhe monumentet e tyre janë katandisur si mos më keq. Në rastin më të mirë, ata janë harruar duke u mbuluar nga plehrat dhe shkurret, dhe në rastin më të keq, janë vjedhur, u janë hequr shkronjat dhe u janë marrë pllakat e mermerit. Një situatë gati e paprecedentë edhe në Afrikë.
Janë dy shembuj ekstremë të mungesës totale të respektit për figurat historike dhe varret ku prehen eshtrat e tyre. Në Varrezat e Dëshmorëve të Shkodrës ndodhen edhe varret e Vaso Pashës, Luigj Gurakuqit dhe Migjenit, të tre korifenj të Rilindjes dhe të letërsisë shqiptare. Tre figura që për shkak të rrethanave vdiqën jashtë Shqipërisë dhe varret i patën po jashtë. Por tre apo katër dekada më parë eshtrat e tyre u kthyen në atdhe, i pari nga Libani e i dyti dhe i treti nga Italia. Por, nëse i vështrojmë se si janë sot këto tre varre, të zë një trishtim i skajshëm. Ferrat u kanë mbuluar gjithë sipërfaqen e mermertë dhe në vend të nderit ata janë plehrosur "deri në grykë" nga hedhësit e mbeturinave. Thjesht e më thjesht: Ata janë kthyer në kosh gjigant plehrash.
Edhe më e rëndë është situata me korifenj të tjerë në Gjirokastër. Për varrin e Andon Zako Çajupit dhe Jani Vretos e kemi fjalën. Hajdutët u kanë marrë pllakat e mermerit dhe me to mund të kenë ndërtuar ndonjë shtesë ballkoni apo kalldrëm përpara shtëpisë. Aty janë zhdukur gërmat dhe një Zot e dallon se kush është varri i Çajupit dhe kush është varri i Jani Vretos. Më kot disa intelektualë kanë ngritur më shumë se një herë zërin, por fjala e tyre ka rënë në vesh të shurdhët.
Vijmë dhe afrohemi më. Çfarë nderi i kemi bërë Konicës, që varrin dhe bustin e tij ia kemi vënë nga kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës? Hiçgjë. Madje një poshtërim. Pllaka është thyer për të disatën herë, gërmat janë hequr dhe vetëm ndokush me intuitë shumë të fortë mund ta dallojë që aty prehen eshtrat e Faik Konicës. Vetë beu që mbajti për 13 vjet detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Washington do kishte shkruar kushedi ç'histori brilante me të dhënat pas vdekjes së tij. Gjashtë vjet trupi i qëndroi në morgun e Bostonit, pse Enver Hoxha nuk pranonte ta kthente në atdhe. Sipas amanetit që ai i kishte lënë Nolit, dhe tani që është kthyer në atdhe, nuk ia lanë rehat.
Po edhe varret e Naim dhe Abdyl Frashërit, po në të njëjtën histori lundrojnë. Herë pa gërma, herë me lyerje boje e herë me pllaka të thyera. Herë me lulishte e herë pa lulishte, rilindësit vëllezër nuk i kanë lënë që nuk i kanë lënë rehat. Përjashtim bën vëllai tjetër i tyre, Samiu. Turqit nuk e lanë ta lëvizin nga Stambolli dhe kërkesave të përsëritura të shtetit shqiptar kanë marrë një përgjigje të prerë: Na përket ne. Nuk është turp ta themi se nderimi që i është bërë atij në varrezat e Stambollit, kurrë nuk do kishte ngjashmëri me këtu.
Vijmë tek varret e atyre personalitete që janë jashtë. Janë një duzinë të tillë, që do ishte më se normale që shteti t'i kthente në atdhe. Aktualisht varri i Fan Nolit në Massachussetts është nga më gjigantët dhe më të njohurit atje. Por ne nuk kemi asnjë siguri, nëse ai do të ndodhej në Shqipëri, ç'fat do kishte. A do t'i kishte shpëtuar Imzot Noli marrisë së vitit 1997? Nuk jemi të sigurt.
Varri i Ernest Koliqit ndodhet në Itali për bukuri dhe është kthyer në një vend pelegrinazhi për shumë e shumë shqiptarë që duan të respektojnë një figurë që e harroi historia e letërsisë dhe historia e kombit. Por, ku mund të prehej më qetë Koliqi, në Itali apo në Shqipëri? Përgjigjen më të mirë e jep Ismail Kadare tek Dantja i pashmangshëm: Nuk është e vështirë të merret me mend se ç'do t'i bënin Ernest Koliqit komunistët. Natyrisht kjo është shkruar për kohën e diktaturës, por afërmendsh inercia e saj mund të vijonte edhe me varrin e tij nëse kthehej në atdhe.
Vijmë akoma tek Eqrem bej Vlora. Varri i tij ndodhet në Vjenë.
Dhe në kujtimet e tij ai sikur e ka ndjerë se ç'do t'i bënin emrit të tij, kur mes të tjerave shkruan: Për të mos më ngrënë, më duhet të ulërija bashkë me ujqërit.
Dhe në kujtimet e tij ai sikur e ka ndjerë se ç'do t'i bënin emrit të tij, kur mes të tjerave shkruan: Për të mos më ngrënë, më duhet të ulërija bashkë me ujqërit.
Po varri? Më mirë atje në Vjenë, kushedi se ç'inat do të kishte përfshirë ndokënd për njeriun që bëri aq shumë për kulturën tonë.
Ka edhe një histori me plot tone ironike brenda. Gjithçka zë fill kur në vitin 1996, në Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës u ndërtuan varrezat e ushtarëve anglezë të rënë në Shqipërinë në Luftën e Dytë Botërore. Por as kjo vepër e shumëmunguar në vite nuk i shpëtoi skandalit. Si mermer i përmendores së kësaj varreze u përdor pllaka e varrit të Enver Hoxhës që u zhvarros në vitin 1992 nga Varrezat e Dëshmorëve. Edhe sot e kësaj dite, një sy i vëmendshëm mund të vërë re vrimat e hapura dikur, ku shkruanin: Enver Hoxha, 16 tetor 1908. Ndërsa sot po aty shkruhet: Këtu prehen varret e ushtarëve anglezë. Kjo nuk tregon vetëm ironi dhe injorancë, por mungesë respekti të vazhdueshëm që ne kemi për varret.
Prandaj, më shumë se dëshirat për t'i pasur këtu varret e atyre që bënë kaq shumë për kombin tonë, shoqëria jonë duhet të heqë nga vetja një ves që e ka bërë pis në të shkuarën. Më parë se kjo dëshirë, duhet të respektojmë çdo lloj varri pavarësisht se çfarë eshtrash janë brenda. Kundërshtarë apo armiq, diktatorë apo kolaboracionistë. Ata janë pjesë e historisë dhe është vetëm ajo që i gjykon dhe do t'i gjykojë për atë që kanë bërë.
Dhe, nëse ne nuk kemi siguri që varri i Ahmet Zogu të ketë atë respekt që duhet të ketë, më mirë të qëndrojë në Paris. Atje është më i sigurt, më i qetë dhe rreth tij nuk do të vërtiten si korba të zinj anarkistë dhe anadollakë që luftojnë me mermerët e varreve. Kështu ndoshta është më mirë, që si varrin e Zogut dhe të shumë e shumë të tjerave, t'i lëmë të prehen atje ku ata e patin fatin e parë të prehen: Të huajt i nderojnë më shumë nga ne.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Roland Qafoku: Mos i ktheni në Shqipëri eshtrat e Ahmet Zogut!
Figurat historike, varret e te cileve ndodhen jashte Shqiperise
Sulejman pashë Ballgjini, themeluesi i qytetit të Tiranës, 1614, varri në Tiranë. (Ka edhe në Bagdad të Irakut një varr, ku i është varrosur zemra.)
Ali pashë Tepelena, Pashai i pashallëkut të Janinës për 31 vjet. Trupi i varrosur në Janinë, në vitin 1822, koka në Stamboll.
Hoxha Tasin, rilindës shqiptar, varri në Stamboll, Turqi.
Eqerem bej Vlora, ambasador në Perandorinë Osmane, ministër gjatë pushtimit të Gjermanisë, publicist, varri në Vjenë, Austri.
Eqerem bej Vlora, ambasador në Perandorinë Osmane, ministër gjatë pushtimit të Gjermanisë, publicist, varri në Vjenë, Austri.
Fan Noli, politikan, shkrimtar dhe klerik, kryeministër, varri në Boston, SHBA, vdiq më 1965.
Ahmet Zogu, ministër, kryeministër, president dhe mbret, varri në Paris, Francë, vdiq në vitin 1961.
Mit'hat Frashëri, kreu i Ballit Kombëtar, varri në New York, SHBA, vdiq në vitin 1949.
Branko Merxhani, publicist i njohur i viteve '30, varri në Turqi, vdiq në vitin 1981.
Ernest Koliqi, shkrimtar, ministër në qeverinë gjatë pushtimit të Italisë, varri në Itali, vdiq në vitin 1975.
Halim Xhelo, atdhetar, pjesëmarrës në Luftën e Spanjës, varri në Moskë.
Xhafer Deva, ministër i Brendshëm gjatë pushtimit gjerman, varri në Kaliforni, SHBA, vdiq në vitin 1978.
Mehdi Frashëri, politikan dhe atdhetar i njohur, varri në Romë, Itali.
Tajar Zavalani, gazetar i BBC-së, publicist i njohur, varri në Amerikë, vdiq në vitin 1976.
Rexhep Mitrovica, kryeministër i qeverisë kuislinge në Shqipëri, varri në Itali, vdiq në vitin 1967.
Aleksandër Moisiu, aktor i njohur i viteve '30, varri në Lugano, Zvicër, vdiq në vitin 1935.
Hasan Dosti, ministër, varri në Los Angelos, SHBA, vdiq në vitin 1958.
Ali Këlcyra, personalitet politik dhe një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë e vitit 1943, varri në Itali.
Koço Muka, ministër në qeverinë e vitit 1943, varri në Aleksandri, Egjipt, vdiq në vitin 1947.
Ago Agaj, ministër në qeverinë e vitit 1943, varri në SHBA.
Preng Previzi, ushtarak, ministër i qeverisë më 1943, varri në Belgjikë, vdiq në vitin 1977.
Nikolla Naço, një nga personazhet më të spikatur të Rilindjes, varri në Bukuresht.
Naum Veqilharxhi, rilindës, varri në Rumani, vdiq në vitin 1846.
Qemal Jusufati, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë e vitit 1943, varri në Itali.
Ragip Frashëri, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë e vitit 1943, varri në Stamboll, Turqi.
Martin Camaj, shkrimtar i njohur, vdiq në vitin 1992, varri në Munih, Gjermani.
Xhemal Aranitasi, komandant i Mbrojtjes në Mbretërinë Shqiptare, varri në Turqi, vdiq në vitin 1961.
Salih Myftija, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë e vitit 1944, varri në Turqi.
Abaz Ermenji, kryetari i Ballit Kombëtar, varri në Paris, Francë, vdiq në vitin 2003.
Filip Shiroka, poet dhe prozator i njohur shkodran, varri në Bejrut, Liban, vdiq në vitin 1935.
Muharrem Bajraktari, varri në Bruksel.
Vasil Andoni, sekretar i kabinetit të qeverisë së vitit 1943, varri në Itali.
Abaz Kupi, atdhetar nacionalist, varri në SHBA, vdiq në vitin 1976.
Thanas Tashko, personalitet (i ati i Tefta Tashkos), varri në Misir, Egjipt.
Jani Vruho, rilindës, varri në Egjipt.
Thimi Mitko, rilindës, varri në Egjipt.
Spiro Dine, foklorist, varri në Egjipt.
Personalitetet qe u jane kthyer eshtrat ne atdhe
Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, kryeministër i qeverisë së parë. Eshtrat iu kthyen më 1932.
Naim Frashëri, rilindës, poet. Iu rikthyen eshtrat nga Turqia në vitin 1937.
Abdyl Frashëri, rilindës, kryetar i Lidhjes së Prizrenit, iu rikthyen eshtrat në Shqipëri në vitin 1978.
Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni), poet, përkthyes i himnit kombëtar, iu rikthyen eshtrat më 1960 nga Rumania.
Hasan Prishtina, rilindës, iu rikthye eshtrat më 1977.
Faik Konica, ambasador i Shqipërisë në ShBA, prozator dhe gazetar. Iu kthyen eshtrat nga SHBA-ja më 1995.
Vaso Pasha, rilindës, varri në Liban, vdiq më 1892, iu kthyen eshtrat në Shkodër më 1978.
Luigj Gurakuqi, atdhetar dhe pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë 1912, vdiq më 1925 në Itali, iu kthyen eshtrat më 1978.
Migjeni, prozator dhe poet universal, vdiq në Itali, iu kthyen eshtrat më 1962.
A.Z.çajupi, shkrimtar rilindës, varri në Kajro, Egjipt, vdiq në vitin 1930. Iu kthyen eshtrat më 1978 në Gjirokastër.
Mustafa Kruja, ministër, vdiq në Niagara, Falls, SHBA, më 27 dhjetor 1958. Iu rikthyen eshtrat më 2008.
Tirana Observer - Per ZSH: Alfred Papuçiu
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» 100 vjetori i Pavarësisë, mbërrijnë në atdhe eshtrat e Ahmet Zogut
» Demir Krasniqi: Ktheni eshtrat
» Berisha: Do ti kthejmë eshtrat e Zogut
» PAMJET E RRALLA TË AHMET ZOGUT DHE SHQIPËRISË SË VITIT 1930
» Çfarë përmbante Marrëveshja ndërmjet Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiç?!
» Demir Krasniqi: Ktheni eshtrat
» Berisha: Do ti kthejmë eshtrat e Zogut
» PAMJET E RRALLA TË AHMET ZOGUT DHE SHQIPËRISË SË VITIT 1930
» Çfarë përmbante Marrëveshja ndërmjet Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiç?!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi