Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100 vjetori i Pavarësisë, mbërrijnë në atdhe eshtrat e Ahmet Zogut

Shko poshtë

100 vjetori i Pavarësisë, mbërrijnë në atdhe eshtrat e Ahmet Zogut Empty 100 vjetori i Pavarësisë, mbërrijnë në atdhe eshtrat e Ahmet Zogut

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 16, 2012 5:23 pm

100 vjetori i Pavarësisë, mbërrijnë në atdhe eshtrat e Ahmet Zogut


100 vjetori i Pavarësisë, mbërrijnë në atdhe eshtrat e Ahmet Zogut Largea_eshtrat1353060018
Kanë mbërritur mëngjesin e sotëm eshtrat e Ahmet Zogut. Eshtrat e mbretit Zog janë transportuar nga Franca në vendin tonë ku edhe do të varrosen në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore.
Eshtrat kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” ku janë pritur nga Princi Leka II dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore, nga ministrat Flamur Noka, Arben Imami dhe Aldo Bumçi, nga dy Zv. ministrat Edith Harxhi dhe Ekrem Spahiu. Eshtrat janë vendosur në shtratin e topit dhe janë nisur drejt banesës së Familjes Mbretërore, ndërsa nesër do të zhvillohen edhe homazhe në nderim të mbretit Zog në Pallatin e Brigadave.
Nesër në orën 12:30 do të zhvillohet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Mbretit Zog në Mauzoleumin e ndërtuar në kuadër të këtij viti jubile, vendi i njohur si varri i Nenës Mbretëreshë.
Mauzoleumi ka një sipërfaqe prej 75 metra katrorë me një lartësi 14. 7 metra. Në qendër do të vendoset varri i Nënës Mbretëreshë, ndërsa në murin përballë do të vendosen pllakatet e varreve të familjes mbretërore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi