Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë përmbante Marrëveshja ndërmjet Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiç?!

Shko poshtë

Çfarë përmbante Marrëveshja ndërmjet Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiç?! Empty Çfarë përmbante Marrëveshja ndërmjet Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiç?!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 19, 2012 12:28 pm

Çfarë përmbante Marrëveshja ndërmjet Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiç?!

Çfarë përmbante Marrëveshja ndërmjet Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiç?! Nikolla-pashic-ahmet-zogu


Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu

Çfarë përmbante Marrëveshja ndërmjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb, NikollaPashiç?! Eshtë kjo një pyetje që të gjithë e bëjmë vazhdimisht ndërsa Portali Albeu sjell tekstin e plotë të Marrëveshjes ndërmjet AhmetZogut dhe Kryeministrit serb,Nikolla Pashiç.

Kjo Marrëveshje është nënshkruar në vitin 1924 në këmbim të ndihmës që serbët i dhanë Zogut për t'u rikthyer në Shqipëri duke luftuar qeverinë e Fan Nolit.


Ja teksti:

1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë
AhmetZogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.

3. Qeveria
Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë AhmetZogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës
Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër
Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria
Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria
Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10. Qeveria
shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

11. Kisha Ortodokse
Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia MyslimaneShqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria
shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria
Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15. Qeveria
Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve.

Marrëveshja Nikolla Pashiç – AhmetZogu e gushtit të vitit 1924 - Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, Prishtinë, 2004,f.207.

Një koment nga Shqipni Etnike

Kjo marreveshje s'ka pase si me u zbatu per arsye se koha kur asht "nenshkru" s'ka vlere sepse asht muaji Gusht 1924, nderkohe qe nikolla pashic nga data 28 korrik 1924 deri 6 nentor 1924 NUK ishte kryeminister, pra marreveshja nuk asht ba me nji udheheqes te serbise por me nji njeri te papushtetshem ligjerisht. Nga kjo "marreveshje" serbia nuk ka perfitu asgja, thjeshte Ahmet Zogu i shfrytezoj per me ardhe. n'pushtet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi