Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervistë e Muharrem Sfarqes me Adem Salihajn:DO TA KTHEJME FERIZAJN PER SE MBARI

Shko poshtë

Intervistë e Muharrem Sfarqes me Adem Salihajn:DO TA KTHEJME FERIZAJN PER SE MBARI Empty Intervistë e Muharrem Sfarqes me Adem Salihajn:DO TA KTHEJME FERIZAJN PER SE MBARI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 15, 2012 9:34 pm


Intervistë me Adem Salihajn:DO TA KTHEJME FERIZAJN PER SE MBARI

Bisedë ekskluzive me Adem Salihajn – kandidat për kryetar të Ferizajt

Bisedoi Muharrem Sfarqa, botuar në Bota Sot, 8 prill 2012






Intervistë e Muharrem Sfarqes me Adem Salihajn:DO TA KTHEJME FERIZAJN PER SE MBARI Adem_Salihaj-300x248
Adem Salihaj
Adem Salihaj, edhe njëherë i rikthehet garës për të parin e Ferizajit, jo aq për vete, sa për qytetin e tij, aty ku kish nisur dhe lënë në gjysmë shumë vepra të mira si kryetar komune ( përkundër shumë përgjegjësive të munguara, atë kohë) , sepse, ka nevojë Ferizaj të ecë për së mbari dhe të ketë një të ardhme për të gjithë, veçmas për ata që po vijnë.

Figurë e dëshmuar në të gjitha periudhat e veprimtarisë së tij, sidomos në vitet nëntëdhjeta e këndej, për shumë vite, kryetar dege i LDK-së (si edhe tash ), i arrestuar dhe dënuar, për veprimtari atdhetare e të rezistencës (si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës – 1994), pjesë e pandashme e zhvillimeve dramatike të viteve 1998 -1999 e këndej, që rinis ecejaket nga dega, në komunë e deri te posti i zëvendëskryeministrit të Kosovës ( 2004 – 2006)… i kërcënuar, i përfolur dhe i shantazhuar por, kurrë i dorëzuar, ai, i bindur në rrugën e drejtë të tij dhe të partisë që i përket, beson se në këtë përballje aspak të lehtë, do të triumfojë, një triumf që do jetë, ma shumë se ngushëllues… shpresë e madhe për LDK-në dhe rikthimin e saj të fuqishëm që pritet të ndodh… e themi pa dilemë, në të mirë të qytetarëve të saj.

Këto dhe gjëra tjera që do ta bëjnë interesante këtë garë, ishin arsyet e kësaj interviste me z. Adem Salihaj.

Bota sot
 

Ju sërish morët bekimin e Degës se LDK-së (si dhe organeve qendrore të saj), përt’u zgjedhur qytetar i parë i Ferizajt. Jeni të gatshëm dhe të përgatitur për t’u rikthyer atje ku realisht e keni vendin?


Adem Salihaj:

Secila kohë i ka njerëzit dhe idetë e veta.Pas vdekjes së presidentit Rugova,LDK,nga një parti e fuqishme dhe dominuese,u bë një parti jo e fuqishme,I humbi shumë komuna dhe pushtetin qendror. Si pasojë e politikës së gabueshme nga udhëheqja e LDK-së,ajo e humbi primatin plotësisht në politikën e Kosovës.

Me ardhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së,ajo po rikthehet,ngadalë,por sigurt në skenën politike të Kosovës.Po rikthehet me krejt bagazhin,fuqinë dhe vlerat e mëdha patriotike,ato të lirisë dhe demokracisë.

Në Ferizaj u krijua një shans i veqantë,për shkak se kryetari i deritashëm u dënue me dy vjet e gjysëm burg,sepse mbyti në trafik një djalë 21 vjeqar dhe lëndoi rëndë tre të tjerë.

Bota sot:

Këto zgjedhje të jashtëzakonshme a ka mundur dhe si, t’i evitojë komuna e Ferizajit dhe, a ka pasur moralisht dhe ligjërisht të drejtë të kandidohej ish kryetari që tashmë ndodhet në burg?

Adem Salihaj:

Po,kanë mundur të evitohen, por nuk funsionoi ndërgjegja njerëzore, as ajo politike, as normat morale njerëzore e politike. Kështu që erdhëm në këtë situatë që jemi.Veproi vetëm fuqia e ligjit.

Bota sot:

Sa është konsoliduar LDK në Ferizaj, gjatë proceseve reformuese dhe ribashkimeve, rikthimeve e aderimeve që ndodhën kohëve të fundit.

Adem Salihaj:

Pas rikthimit të pjesës dërmuese të LDD-së në LDK,ajo u rrit 80 për qind, fakt i cili ndikoi për një aderim të ri. Vetëm në vjeshtë të vitit të kaluar aderuan brenda një muaji në LDK rreth 1000 të rinj e të reja. LDK, tërë kohën, prej rikthimit tonë dhe zgjedhjeve të brendshme ishte në një proces të madh rikonsolidimi. Puna ime dhe e tërë kryesisë ishte në terren dhe ne punuam shumë për ta forcuar degën dhe për ta përgaditur për këto zgjedhje. Po them pikërisht për këto zgjedhje, sepse ne e dinim se do të mbaheshin, sepse pavarësisht presioneve politike në gjykata, ai proces nuk mund të përfundonte ndryshe.

Bota sot:

Kjo frymë unifikuese që identifikohet edhe me emrin dhe angazhimin e juaj, sa do jetë garancë e fitores suaj dhe të LDK-së në Ferizaj?

Adem Salihaj:

Në Ferizaj nuk po bëhet një betejë e thjeshtë në mes disa kandidatëve, as në mes disa degëve të partive politike. Ne Ferizaj po bëhet një betejë në mes LDK-së e PDK-së , në mes partisë së vlerave rugoviane të patriotizmit, lirisë e demokracisë dhe në mes antivlerave, shitjes së interesave kombëtare, krimit, hajnive të pafundta, korrupsionit që po bën kërdi,trafikimit të të gjitha llojeve,që ngërthen në vete PDK.

Në Ferizaj do të vendoset një pjesë e madhe e fatit të luftës në mes LDK e PDK, në mes vlerave e antivlerave.
Ne presim një kthesë në Ferizaj, rikthimin e vlerave të mëdha të LDK-së, në mënyrë që ky trend pozitiv të vazhdojë edhe në komunat tjera të Kosovës.


Bota sot:

Cilat jane arsyet e votuesve, për t’ju besuar juve që kandidoni sërish dhe LDK-së, tash kur veç po rikthehet?

U STËRNGOPËM ME QEVERISJEN E KEQE TË PDK-SË

Adem Salihaj:

Pyetje shumë me vend.Votuesi i Ferizajt e kishte provuar qeverisjen e mirë të LDK-së derisa ishim në pushtet. Në keto dy mandatet e fundit e provoi edhe qeverisjen e PDK-së.

Tash e ka mundësinë të bëjë krahasime, t’i shoh anët e njërës dhe tjetrës parti.

Unë kam bindjen se u ngopën e u sterngopën me qeverisjen e PDK-së dhe tash po kërkojnë rikthimin e qeverisjes së mirë që kishte dhe ka LDK,me te gjitha vklerat e e mëdha që ka.

Gjatë periudhës së dy mandateve të fundit ,për shkak të rritjes normale te buxhetit,kishte më tepër mundësi për investime dhe komuna realizoi shumë projekte,veçanerisht të rrugëve.Por,çka ndodhi?

Shumica e rrugëve u prishën ende pa u kryer, si pasojë e korrupsionit të shfrenuar në komunën e Ferizajt. Gjithë ato mjete tepër të mëdha, shkuan huq, u gjuajtën në lloq dhe gjendja mbeti e keqe siq ishte më parë.

Vetëm krahasoni projektet tona të realiuara në periudhen 2002-2004, por edhe më vonë, me këto të qeverisjes së PDK-së. Rrugët që i kemi shtruar në vitin 2001,2002,e 2003, për shembull ende po qëndrojnë pothuajse të paprishura, kurse rrugët që i shtruan në qeverisjen e PDK-së në vjeshtën e vonë të vitit të kaluar, janë prishur dhe u ka dalë balta mbi asfalt. Ky është një krahasim shumë i thjeshtë, por shumë konkret dhe domethënës, që i tregon vlerat tona të mëdha. Vetëm shikoni rrugën “Epopeja e Jezercit, ish rruga e Nerodimes dhe rrugën “Enver Topalli”, ish rruga e Gremes dhe dota shihni çfarë pune katastrofale është bërë, asfaltit të shtruar para katër pesë muajsh, i ka dalë lloqi përmbi.

Të mos flasim për çmimet marramendëse kontraktuese, ku nje metër katror asfalt në rrugën e Gremes është paguar dhjetë herë ose 1000 për qind më shumë se çmimi real. Kjo tregon për një korrupsion që po bën kërdi dhe një papërgjegjësi totale të pushtetit.

Kjo është arsyeja e vetë kërkesës së qytetarëve që ne të rikthehemi dhe ta kthejmë Ferizajn për së mbari.

Bota sot:

Sfidat duket se nuk do jenë të pakta, a mund të na i përmendi disa nga to me të cilat do ndesheni më së shumti gjatë fushatës për kryetar, që s’do jetë dhe aq e lehtë ?

Adem Salihaj:

Sfida jonë kryesore nuk do të jetë ndonjë kandidat apo programi zgjedhor, por do të jetë ruajtja e votës së qytetarit. Ne sërish do të ballafaqohemi me sfidën e vjedhjes së votës nga PDK dhe strukturat e saj kriminale, e cila mund të ndodh sërish edhe në Ferizaj.

Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që këtë herë të mos vidhet vullneti i qyetarit të komunës sonë, së paku jo deri në përmasat që është vjedhur në zgjedhjet e kaluara.

Bota sot:

Ju me siguri keni hartuar dhe strategjinë e fitores. A mund ta dijmë cila është ajo ?

Adem Salihaj:

Strategjia jonë do të mbeshtetet në ofrimin e vlerave tona qytetareve të komunës sonë. Këtë do ta bëjmë në të gjitha format që lejohet gjatë fushatës zgjedhore. Në mënyrë te veçantë i kemi angazhuar të gjitha strukturat tona për të biseduar me çdo qytetar, në mënyrë që t’i njoftojmë ata me programin tonë dhe përparësitë që ka LDK në raport me partitë tjera.

Kjo punë tashmë ka filluar. Për këtë kemi kërkuar edhe ndihmën e degëve të LDK-së rreth nesh dhe kjo formë po fuksionon mirë.

Bota sot:

Çfarë kontrate do t’i ofroni qytetarit ferizajas dhe çka do të dallojë kontrata e juaj nga pararendësi, i cili siç dihet pat fituar që në rundin e parë të zgjedhjeve?

Adem Salihaj:

Kontarta jonë është se do të qeverisim me qytetarët dhe për qyetetarët , se paratë që ata japin në formë taksash ,do të investohen për interesat e tyre dhe nuk do të shkojnë në xhepat e komunarëve siç ka ndodhur deri tash. Ne do t’i konsultojmë qytetarët në çdo faze dhe çdo gjë që do të bëhet do të jetë për interesin e tyre dhe në përputhje me vullnetin e tyre.

Unë personalisht do ta kem një mbikeqyrje dhe kontroll të rrept mbi nëpunësit e komunës dhe nuk do t’i lejoj në asnjë formë gjithë këto keqpërdorime dhe shkelje të vullnetit të qytetarit.

Bota sot:

I njihni kundërkandidatët ?

Adem Salihaj:

Po,natyrisht se i njoh. Gara jonë për fitore do të bëhet duke ua ofruar qyetetarëve velerat e LDK-se dhe të mijat si kandidat për kryetar komune. Pastaj vetë qytetari le të vendos lirisht e pa imponime se cilit do t’ia japë besimin e tij.

Bota sot:

Fitorja eventuale e juaja, e cila dhe pritet të ndodhë, çka do reflektojë tek ju si dhe në LDK e në skenën politike të Kosovës?

Adem Salihaj:

E thash edhe me lart se firtorja jonëë do ta shënojë një kthesë , jo vetëm për Ferizajn, por për gjithë Kosovën. Fitorja jonë do të jetë një sinjal i fillimt të rikthimit të LDK-së edhe në komunat tjera,por edhe në nivelin qendror.

Mendoj se edhe pritjet e qytetarëve janë në këtë kuptim.

Unë e shoh në sytë e qytetarëve shpresën dhe besimin se kjo kthesë do të ndodh, do të kthehet për së mbari,jo vetëm Ferizaj ,por e gjithë Kosova.

Bota sot:

A premtoni se me zgjedhjen e juaj kryetar i komunës së Ferizajit, do konsolidohet ma shumë demokracia, rendi dhe siguria, investimet dhe perspektiva

Adem Salihaj:

Po, patjetër. Lufta ime do të jetë e pakompromis kundër mafisë, krimit, hajnive të pafund, korrupsionit e trafikimit të të gjitha llojeve,veçanërisht kundër krimit të organizuar? Rikthimi i rendit dhe ligjit është parakusht që të vijnë në shprehje vlerat e lirisë dhe demokracisë së mirëfilltë. Nuk ka asnjë të mirë që mund të ndodh,nëse nuk sundon ligji dhe rendi.

Pa këto, nuk ka as investime, sepse tash për tash nuk ka siguri, biznismenët ikin, sepse reketohen dhe plaçkiten. Ne duhet ta ndryshojmë këtë situatë dhe duhet ta kthejmë në të mirë të sigurisë së bizneseve, në të mirë të krijimit të kushteve, kur kapitali i tyre të jetë i sigurt dhe nuk do të mundet askush të shkoj në mbrëmje qe tua marrë atë që kanë fituar gjatë ditës.

Bisedën e zhvilloi
Muharrem Sfarqa

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi