Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Jupolli-Poezi-Trinomi i lirisë

Shko poshtë

Musa Jupolli-Poezi-Trinomi i lirisë Empty Musa Jupolli-Poezi-Trinomi i lirisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 27, 2012 5:12 pm

Musa Jupolli-Poezi-Trinomi i lirisë 41673_1475749406_8718_n

Musa Jupolli:
POEZI



Trinomi i lirisë
---------------------


Musa Jupolli-Poezi-Trinomi i lirisë 578309_3790323844717_1475749406_3259991_256186532_n
. . .
Vepra" Trinomi i lirisë" i autorëve Neki Lulaj dhe Hasan Qyqalla ka rëndësinë e vetë sepse lexuesit, por edhe studiuesit dhe të tjerë i kanë të grumbulluara poezitë përkushtuese të poetëve nga diaspora në libër të veçantë. Rëndësia e kësaj vepre është shumëdimensionale.
Janar, 2012, Halil Haxhosaj
. . .
... të mirët lënë gjurmë, lënë pas rreze drite që të shohin të tjerët. Ashtu lanë Jusufi, Kadriu dhe Bardhi
Janar, 2012, Martin çuni

Vargje të shkputura të 32 poetëve sa janë përfshirë në këtë " Antologji"
--------------------------
----------------------------------------------------------------------------------------------
( N' falje nga autorët!
Unë u përpoqa ta bëj zgjedhjen,duke u munduar që në një mënyrë të lidhen
vargjet me vargje!)
Musa Jupolli, Paris,27/03/2012
--------------------------
----------------------------------------------------------------------------------------------

Afërdita Dauti-Xheladini:
--------------------------
-----
...Portret pentagrami në këngë e vargje
Lapidar Kosove përtej shtatë harqesh...

Agim Gashi:
----------------
Qohu Jusuf shihe Bardhoshin
Ma të voglin vëlla,
Qohu e shihe Kadri Zekën
Shok kurrë pa u nda.

Ali M. Lajqi
---------------
Jep besë braktisje tingujve himn n'erë ajo melodi
Rritë rrathët e valëzimit agsholi i një frymimi të ri

Arif Molliqi
--------------
Ishte fjala që shuante etjën
Kitarë që shuante dhimbjën

Baki Ymeri
--------------
...Ata janë po po janë
Truproja e kombit
Kurora e Dardanisë
Rreze agu e lirisë

Beqë Lokaj
---------------
Bardhoshi me Kadriun
Si furtunë stuhi
Bëju vendin sa më parë
Krah burrave të Atdheut.

Dan Gashi
--------------
Ndezë zjarrin e Lirisë
Kandil zemre gjithë rinisë

Dibran Demaku
--------------------
Oooo Jusuf Gërvalla
Heu mor Kadri Zeka
Bardhoshit loti n' qepalla
So ju shndrit jeta...

Fehmi Korça
-----------------
Cicërimë zëri i Atdheut
Sot më thërret në orteqe të lavdisë
Kur këndoj e vargje thurë
Tre pishtarët e lirisë...

Fran Buzhala
-----------------
Zemër gdhendur në shpirt
Engjëjt nga mërgimi kah atdheu
Është mërgimtari ynë
E do të jetë prore sa herë kërkon mëmëdheu

Gonxhe Letmi-Begisholli
--------------------------
-------
Të fala nga vatra e Dibrës së Madhe
Nipër Kastrioti

Hasan Qyqalla
-------------------
Ju keni vulën e pavdekshmërisë
Rrugët e trazuara gumëzhijnë togje
Petalet gjallojnë në kurorë të përjetësisë

Imri Trena
--------------
Lum si ti nënë Kosovë
Këta pishtarë që i rrite

Kadri Gërvalla
-------------------
Tash edhe unë e kam më lehtë të flas me ju o trima !
Se ju na sollët ajrin e lirisë
Flini t' qetë se ky popull gjithëmonë do t'u kujtojë,
Si tre yje të pashuara të Kosovës e Shqipërisë.

Lili Bimi
----------
Jusufi
U bë mik me rrufetë
Nga qielli si shkreptimë
Dritën t'i fali
Atdheut

Liman Zogaj
----------------
" Fluturojnë e bien"
Shqiponjat
Vetëm sa e marrin lirinë
E ia falin atdheut.

Mentor Thaqi
------------------
Me Jusufin dritëplotë
E shprt të ngrohtë
Po...
Plot mallë e lot
Dashuria ideal
Zemra vlon
Lavdi gjithëmont !
*
Zemra më thotë...

Milazim Kajtazi
--------------------
Ndjenjë trimërie n'brezni margaritarë
Dielli i lirisë lindi sot mbi tuajin lapidarë...

Miradie Gashi
------------------
Dhe dritë
Ju jeni yje
Krenaria
E bukur e Dardanisë

Musa Jupolli
-----------------
Në themel Dardani
Ti the Shqipëri
Histori e ( pa ) botuar
Radhis vargjet e romanit tim
ËSHTË TOKA E IDEALIT TONË

Mustafë Krasniqi
----------------------
Zëri i tyre kambanë
Me jetë a vdekje
Bashkimi kombëtar

Mustafë Shabani
----------------------
Ishte fjala e jote e fundit
Gëzuar gëzuar Kosovë-Dardani
Bekuar me engjëllin tonë
Ai erdhi me lirinë
Liria erdhi me të

Neki Lulaj
-------------
Panteonët Gërvalla e Zeka
I ligjërojnë vendlindjes
Për brezat e dritës
*
Meteorë lirie
Kurorë përjetësie...

Ramiz Dërmaku
---------------------
Himn...
I Besës dhe tokës
Fal Dardanisë antike
*
Për tre bijtë
Që kurrë s' kanë për të vdekur

Rita Salihu
---------------
Që të mos harrohemi
Duke kujtuar ngjarje kohe

Riza Z. Dreshaj
---------------------
Që i deshëm bashkëkohoreMe këngën e paprekur
të bilbilit atdhetarëtKitara pret akordimin varë...!

Sevime Fetiqi
-------------------
Ah Nënë...o Nënë
Ata ishin yje në qiell
Horizonteve t' errtë nisë
Drejt Kështjellës së Lirisë

Silva Terrnava
-------------------
Vargje në pentagram
Kitarën akordoj
Për kanjushë të verdhë
Në mërgim
Jusufit ia dëgoj...

Sylejman Aliçkaj
----------------------
O fanar lirie o shpirt Dardan
Po vjen Jusuf Gërvalla
Teli i kitarës lajmëtari i lirisë

Sylejman Qyqalla
------------------------
çohu vëlla ...ti nuk ke vdekur...
Kitara nota gjithë na grish:
Ta bëjmë bashkë zjarr e hekur,
Erë të re t'i bëjmë Shqipërisë


Shaban Cakolli
--------------------
Emrat e tyre kujtohen me krenari
Jusuf Kadri Bardhosh
Vepër kombit i dhanë dritë
*
Në tokën e bekuar

Shefqet Dibrani
--------------------
Gjan' gjatë i ramë Kosovës
( Oh sa jemi kënaqur )
Mbrëmë me Jusuf Gërvallën
Një natë e gjatë me fjalë gjer në mëngjesin e ri
Sa u gëdhi
*
Atje n' Dugagjin
Është Lokja që më pret kthimin tim

Xhevat Muçaku
--------------------
Gjuhës së Nënës
Nëpër labirinte mergimtare
Rritë ardhmërinë
Shigjeton Shqipërinë

Zeqir Lushaj
-----------------
Si furtunë me gjoks përpara
Shqipe e parë Jusuf Gërvalla
Si vetëtima që t' vret sytë
Vëlla Bardhoshi shqipe e dytë
Si rrufe që ndezë dhe shkrepa
Shqipe e tretë është Kadri Zeka

Përshëndetje poeteve, poetëve, për vargjet kushtuar zërave të Lirisë:
Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës!

------------------------------------------
*musa jupolli, paris, 27/04/2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi