Elegji të ndryshme
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Elegji të ndryshme
Nga Agim GashiAgim Gashi
Më 24 maj 1992, Kosova për herën e parë në historinë e saj organizoi zgjedhje presidenciale. Me këtë rast President i parë i Republikës së Kosovës u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova. Ajo ditë e këtyre zgjedhjeve historike u shpall si Dita e Presidentit. Në shenjë kujtimi për Presidentin e parë dhe të përjetshëm të Kosovës dhe Ditës së Presidentit, nergut përmes www.zemrashqiptare.net ia dhuroj këto vargje Presidentit tonë dhe adhuruesve të Tij.
Lamtumire!
U hap lajmi si rrufe
N´tanë arbninë n´tbukrin atdhe,
U trondit Sharri e Korabi
Vlora, Shkodra e Gostivari,
N´zi Prishtina e n´zi Tirana
Edhe Shkupin e mbuloi gjama!
Re të zeza e mbuluen qiellin
S´donë me ndi ma as për diellin,
Ja kanë leshu radhën pikllimit
Me la me lot veprën e Trimit.
Ndalet puna e ndalet kanga
Me lot nuset e me vaj nanat,
Qan puntori e fshatari ,
Qan malsori e qytetari;
N´vaj e ngjamë fusha e vrrija
Ditë ma t´zezë ska pas Arbnija,
Ditë ma t´zezë nuk pat Kosova
Ndërroi jetë Ibrahim Rugova.
Shqiptaria sot qanë me mallAgim Gashi - Nje perkulje ne shenje nderimi
Në kujtim t´ktij burri t´rrallë,
Edhe dielli rrin kokë ulun
Kur qan nji popull i përkulun.
Dardania ep kushtrim
Me mallë fushat bjeshkët n´gjëmim,
Qahen bjeshkët e Rugovës
Për Presidentin e Kosovës.
Ngryset qielli, ftofet moti,
Ndalet gzimi e derdhet loti!
Moj sharki mbushun me mallë
Ma shëndrrove kangën n´vaj,
Lot e varg i derdhi n´letër
Se lindë nana si ky tjetër!
Mbarë nji popull ngrihet n´kambë
Ta nderon trimin e rrallë,
Me rrespekt me i ba nderimin
Si na ka hije t´ia bajmë varrimin.
E tanë bota e popujt mbarë
Për Kosovë rrugën kanë marrë,
Me përfaqsuesit që i dërgojnë
Për t´fundit herë ta nderojnë.
Kur e pamë sa me përkulje
Për nderim bota mbarë,
Le t´mendohemi e t´krenohemi
Per këtë burrë t´kombit shqiptarë!
II
Të vendosën në Hol t´Kuvendit
Me roje nderi e lule plot,
Vinin pleq, nuse e plaka
Që të derdhnin për ty lot.
Miliona njerz po të përkulen
Me homazhe e nderim,
O i Madhi mentor i yni
O i Madhi Trim!
Ti e dashte dheun tand
Që të lindi e të mori,
T´nderoj bota me dekorata
E sa herë tituj doktori.
Vinë ngadalë të përlotun
Burra, gra, pleq e fëmi,
T´falenderojnë dhe të përkulen
Që ua prune ti lirinë.
Vinë policët dhe ushtarët
Me gaditu të nderojnë,
Mantelbardhët dhe artistët…
Lotët s´ndalen veq pikojnë.
Shkove ti te Nanë Tereza
Që ka hy në histori,
Se ti ishe biri i saj
Nuk ka kush që t´harron Ty.
Mblidhen burrat e mabrë dheut
Nderojnë nipin e Skënderbeut,
Nderojnë lulen e Lirisë
Që ja ktheu namin Dardanisë.
Vinë me radhë tuj pritë me orë
Në acarin plot me bore,
Me plot zemrat të bajnë nder
Dhe të shofin për t´fundit here.
Rrjedh njerzia sikur lum
Për shumë ditë e për shumë vjet,
Se Kosvën ti na e bane
Parajsë tonen në këtë jetë.
III
Dhe vjen dita e varrimit
Në atë kodër n´Velani,
Ku gjithë fryn puhizë dardane
E ta flladitë shpirtin Ty.
Janë rreshtu burra shtetesh
Qindra mijëra shqipëtarë,
N´lamtumirën për t´fundit here
Të ktij burrit gjithëkombëtar.
E shoqja Fana t´qëndron afër
Djemt e vajza t´rrinë përbri,
Krenaria ska të sosun
Që i rrite e t´patën Ty.
Tanë Kosova n´ty krenohej
Krenarinë në qiell e kishim,
Para shkoje drejt pavarsisë
E ne mbrapa teje ishim.
Të përkulemi me gjithë zemër
Se e dinim që nuk gabon,
Vepra jote madhështore
Para shqipën do ta qon.
Lamtumirë o bir Dardani
Lamtumirë e flej n´qetësi,
Lapidari Yt ndër shekuj
Do të jetë roje n´liri!
Agim Gashi – Janar-Shkurt 2006, Düren
Gjithmone ne zemra do te te mbajme
|
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Haki Ymeri duke u intervistuar nga gazetarët e BBC-së në mars të vitit 1998
Pa gjak e pa krim
Të g´zohet Liria!
Nga Agim Gashi - Zemra Shqiptare Ekskluzive
Në përkujtim të Dëshmorëve të Demokracisë
Në faqen www.zemrashqiptare.net në të ardhmen do të mundohemi që t'i përkujtojmë Dëshmorët e Demokracisë me nga një biografi të shkurtër dhe me këngë e poezi të kushtuara nergut për Ata.
Haki Ymeri
(1953-1999)
Aty, ku shpirti është i patrembur dhe balli qenedron lart,
ku lejohet dituria;
ku bota s´mbyllet me avllia
ku fjalët burojnë nga e vërteta
Ku synimi i palodhur shtrinë krahët kah përsosmëria;
Në atë qiell të lirisë, Imzot, zgjoje vendin tim.
Tagora
Haki Ymeri u lind në Vojnikë të Skënderajt me 1953. Shkollën fillore e kreu në Turiqefc, ndërsa gjimnazin në Skënderaj.
Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega e Letërsisë dhe Gjuhë shqipe.
Po ashtu Haki Ymeri për një kohë studjoi edhe Gjuhën dhe letërsinë anglo-amerikane në Universitetin e Prishtinës..Punoi si mësimdhënës në shkollën fillore “Kosova” në Vajnik dhe shkollën “Iliria” në Turiqevc. Me përkthime është marrë që nga vitet e ´80-ta dhe që atëherë ka botuar në gazetën “Rilindja” si dhe në revistat “Zëri i Rinisë” dhe “Bota e re”. Librin e parë e boton më 1997 me titull “Lirika të përkthyera”. Rrjedh nga një familje atdhetare e Drenicës së Tahir e Ymer Binakut. U vra në tradhëti më 2 nëntor 1999.
Ishte veprimtarë i pa epur i çështjes kombëtare. Ndihmoi luftën çlirimtare me pushkë dhe mjete materiale. Në momentin e vrasjes ishte profesor në shkollën e fshatit.
Qendra për Informim me rastin e vrasjes se Hakiut lajmëronte;
Qendra për Informim e Kosovës
Informatori ditor nr. 2474 B
Prishtinë, 3 nëntor 1999
Persona të panjohur kidnapojnë dhe vrasin anëtarin e Kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj
Prishtinë, 3 nëntor (QIK) - Haki Ymeri, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj, është gjetur i vrarë mbrëmë, në rrethana të pasqaruara dhe nga autorë deri tash të panjohur,njoftoi Dega e LDK-së në Skënderaj. Njoftohet se z. Ymeri (46), baba i gjashtë fëmijëve, është kidnapuar dje pasdite, midis orës 16 dhe 17, në fshatin Brojë,nga persona të panjohur, që janë prezentuar si policë, që kishin rroba të zeza dhe që ishin me një veturë të tipit "Opel Omega" me ngjyrë të zezë. Sipas njoftimit, trupi i pajetë i Hakiut u gjet në një thellësi të malit në fshatin A‡arevë, dy kilometra larg vendit ku është kidnapuar. Z. Ymeri është i lindur në fshatin Vojnik dhe punonte në shkollën e fshatit si profesor i gjuhës shqipe dhe i gjuhës angleze.
Ai ishte aktivist i LDK-së që nga themelimi, ndërsa në momentin e vrasjes ai ishte në detyrën e kryetarit të nëndegës së LDK-së në Turivec dhe të anëtarit të kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj. Varrimi i Haki Ymerit bëhet nesër në orën 14 në varrezat e fshatit Vojnik.
Me Medaljen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti Rugova dekorohen: Prof. Fehmi Agani, Latif Berisha, komandat Sali Çeku, Agim Hajrizi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Ismail Hajdaraj, Ukë Bytyçi dhe Haki Ymeri.
Fotografi e rrallë e ruajtur me gjelozi nga familja e Hakiut: nga e djathta Ymer Binaku, Shaqir Smaka, Azem Bejta i ulur, Fazli Berani dhe Fekë Rakinica
Moj Drenicë e Haki Ymerit
Agim Gashi
Kull´ e Kamer Loshit
Dhe Ahmet Delisë,
Ndeleni Ju vajin
Për msues t´letërsisë.
Mjaft kanë qajtë lisat,
Blinajat n´Aqarevë,
Kur ja morën jetën
Çunat e pa nderë.
I
Kulla e Tahir Mehes
Qe e mbrojte nderin,
A sma fale nji lule
Per Haki Ymerin
T´ia la te vorri
Msuesit t´letersise,
Qe ja moren jeten
Diten e lirise.
II
Nur i Azem Bejtës
Dhe Adem Jasharit,
Ja përkdhelin plagët
Atje n´thellsi t´varrit.
Vjen Shote Galica
E të përkdhel Ty,
Trimin e Kosovës
Që ra për liri!
III
Flej me gjyshin tand
Trim Tahir Binakun,
Që bajlozav shkie
Mirë ja ipte hakun.
Të rrallë janë kta trima
Që i pat Kosova,
Tash t´erdhi përgjithmonë
Dhe Ibrahim Rugova.
IV
Lut´ Kosova e bukur
Me zemër të madhe,
Të ndalen hasmenitë
Dhe vrasjet nder shqiptare.
Pash gjakun e derdhun
Pashë vorret e mija,
Pa gjak e pa krim
Të g´zohet Liria!
Düren, 18.08.06
KENGE PER HAKI YMERIN
Agim Gashi
Libri i parë i Haki Ymerit „Lirika të përkthyera” |
N´ato rreze e n´ato hije,
Kanga e zogut e merr qiellin,
Bashk me kangë e gaz femije,
N´vaj të Nikës tash Vojnik
Lind nji trim zemër çelik,
Për tu rujtë besa e nderi
Lind i trimi Haki Ymeri.
Po n´Drenicë në atë kshtjell burrnije
Që i dha trimat me nam trimnije,
Ku n´barot u shkonte jeta,
Ku n´Bajloza turrej Azem Bejta,
Ku me besë o matej burrnija
Ku s´dorzohej Kamer Sejdija,
Ku merr hak Ahmet Delija,
Ku janë sulë shumë trima tjerë
Që për Kosovë binin me nderë,
Brez pas brezi pertrihej Gjaku,
Tash pertrihet Tahir Binaku,
Me i ndritë besa e nderi
Lindi e rritet Haki Ymeri.
Lindja e rrita e djalit t´ri,
Shum bujare në këtë shtëpi
Ku rrinin burrat e kuvendojshin
Për liri besen e vnojnshin
Ku gjith flitej fjalë trimnije
Fjalë të besës e fjalë burrnije,
Me buzë n´gaz pritej miku
Ku perbuzej gjithmonë anmiku,
Miku i shpisë vjen pa trokit
Me i ba planet e lirisë
Me këtë Odë krenohej Drenica
Aty vinte Azem Galica
Gzohej shpija dhe shtrohej darka,
Kur u vinte Shahqir Smaka,
Hije nuri kish konaku
Mirë i priste Ymer Binaku.
Kështu rritej dhe edukohej
Piqej djali e shkollohej
Kryente shkollë e fakultet
Kontribut për atëdhe jep,
Tuj mendu veq për liri
Shpirti i tij s´gjente qetësi
Kishte shokët t´mirë me vete
Ismet Racin e Fadil Gecin,
Ksaj Drenice ja rritshin namin
Me bujarin Xhafer Behramin,
Edhe tjerë trima të rrallë
Burra t´fortë e atdhetar.
Që për luftën tash mendonin
Popullatën ta ndihmonin,
E Hakiu jo nuk ndalej
Dhe armikut nuk i falej
Por atij ja ipte hakun
Bash si kopje e Tahir Binakut.
Dhe kshtu lufta ashpërsohej
Në Kosovë gjithkund luftohej,
Haki Ymeri burrë bujarë
E ndihmoj luftën pa ndalë;
Hem me pushkë e hem me pare,
Edhe me ndihma humanitare
I bante shtretnit për ushtri,
Me familje e vllezen te tij
Pa sakrifica ska liri!
Këtë e dinte Haki Ymeri
Se ku ish besa e ku ish nderi
Lype vlla te ky burrë dai
Që nuk ndalej për liri.
O babë i mirë i gjashtë fëmijëve
Familjar e luftëtar
Profesor dhe edukator
Shkrunte vjersha dhe përkthente
Asgja mangut n´shoqri s´lente,
Se e dinte çka ashtë jeta
Me arsim dy fakulteta.
Në krah pushkën e në dorë lapsin
Kshtu anmikut i ipet haku
Siç ia dha Tahir Binaku.
E nderonte President Rugovën,
Ai e donte shumë Kosovën
LDK-në e kish parti
Se shumë vjet tuj lypë drejtësi
Edhe lufta u ashpërsue
Në shumë fronte tuj luftue,
Filloj egzodi në shqiptari
Ikshin njerzit me gra e fmijë,
Në Shqipni e Maqedoni,
Në Turqi e Itali,
Haj ne Zvicer e Gjermani,
Në Kanadë e Amerikë,
Në kater anët shqiptart´ tuj ikë!
Filloj lufta nga ajri e toka
Tash lufonte e tane bota
Amerika mikesha e jonë
Filloj Serbinë e bombardon,
Ja ka qart tank e ushtri
Bash me zor n´Serbi i ka kthy!
N´Kosove kthehej shpresa e nderi,
Gzohej shumë Haki Ymeri
Siq i gzohet fmiu nanës,
E siq i gzohet o nata hanës,
U gzuen mbarë shqiptaria
Nisen shpejt me u kthye te shpija
Ah e ambel ashtë liria.
Haki Ymeri djalë zotni
Filloi punën tash n´liri.
N´degë të vet nis aktivitetin,
Për me que n´vend amanetin ;
Të shumë trimave e djemve t´ri
Që ranë në luftë po për liri,
Por dikuj si konvenonte
Që Kosova para t´shkonte,
Nis´ formohen turli SHIK-u,
Që i gzohej veq anmiku
LDK-istat me i pengue
E ata vetë me përfitue;
Materialisht e politikisht
E me marr me dhunë pushtetin
Qe me grushta t´përshëndesin!
Nis e bajnë plane të ndyta
Prap me vrasje politika,
Veshin maska si bandita
Për me vra shqiptarë në prita.
Spo e dojnë Ibrahim Rugoven
Komuniste e don Kosovën.
Kanë ba plane ku me ja nisë,
Kanë vendosë t´fillojnë n´Drenicë
Djemt ma t´zot me ja vra Kosovës
Me ja thye „krahët“ President Rugoës!
O me 2 nandor ´99,
E Hakiut prit´ i kanë zanë
Djem të kqij me maska t´zeza,
Tre katila, tre kriminela,
Me ni veturë Opell Omega
Me nji veturë të zezë katran
Mu si zemrat qysh i kanë!
N´fshatin Burojë e kidnapojnë
Në Açarevë n´male e qojnë
E rrahin djalin e torturojnë
Porse jo, jo se nënshtrojnë.
U përgjigjej me pak fjalë :
-Sjam komunist e as tradhëtar
Drenicak jam zemer bujarë !
Kriminelat smund t´durojnë
T´lidhun djalin e pushkatojnë,
Frigacakët kshtu veprojnë
Me dalë para nuk guxojnë;
Me shumë plumba vritet djali
Por nuk vritet jo ideali,
Që e lirë të jetë Kosova
E t´na prijë President Rugova.
U hap lajmi si rrufe
Në Kosovë t´shtrejtin atdhe,
Se na vranë besen e nderin
Na e kan vra Haki Ymerin,
Të pa besit sa ma ska
Që mbulojnë fytyrat mos me u pa
Që e vrasin dijen, shkollën,
Që jau vrasin fmive lojen,
Që shkelin n´dije e shkelin n´besë
E n´jetima Kosova t´jesë!
E vranë shokun e Idriz Rrecit
Edhe shokun e vllaznive Geci,
Sejdi Koci se nal vajin
Si t´ja vritshin atij vllaun,
Ja kanë vra nji trim Kosovës,
Me ja thye krahin President Rugovës
E gjashtë fëmijë jetim me i lanë
Me u rritë vetëm me nanë.
Sot n´Vojnik në ato vorre
E rrokë flladi nji përmendore
Ku pushon trimi i nderit
I Heroit Haki Ymerit,
Ku shkojnë lulet nga vllaznija
Nga familja e mbare shqiptaria
Në nderim të Drenicakut
Të asaj kopje të Tahir Binakut,
Fli i qetë Haki he burrë
Se Kosova s´tharron kurrë.
2006.03.25
Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Lot´ e varg i derdhi n´letër
Se si Ti ma nuk ka tjetër,
Dhe sharkia mbushë me mall´
Kanga ime shëndrrohet n´vaj.
Lum´ Kosova që e pat nji djalë
Mirë i rrinte në qafë nji shallë,
Lum´ e lum´ bante Kosova
Nderi i Kombit Ibrahim Rugova!
Lumja nana n´dritë që e qiti
Lumja shpija që e rriti,
Lum´ Dardania që t´pati Ty
Për Vatan dritë e LIRI!
Kah u nise me nji grusht dhe
Për liri e për atdhe,
Gju më gju me burra t´botës
Me ja sjellë lirinë Kosovës.
Limja nana n´dritë që e qiti,
Lum´ Kosova që të rriti,
Mbete simbol dhe krenari
Lum´ ky popull që t´pati Ty !
Prina, prina t´thoshte Kosova
Gjithmonë n´ball´ Ibrahim Rugova,
N´shpirt e bajshe nji amanet
Që këtë popull n´dritë ta qet.
Lumja nana n´dritë që t´qiti,
Lumja shpija që të rriti,
Lum´ e lum´ populli që t´pat´
Dymijë vjet i ke sjellë fat !
Qan Kosova e lshon kushtrim
Me shumë mallë e me gjëmim,
Loton Prishtina, loton Tirana…
Loton nusja e vajton nana.
Lamtumirë o bir Dardani
Lamtumirë për në botë t´amshueshme,
Vepra Jote legjendare
Na e ka ba Kosov´n t´bekueshme!
22.01.06
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
AHMET KRASNIQI KOLONEL
U ngrys qielli n´at nat´ me hanë,
Krisi pushka në Tiranë,
Ogurzit edhe nji herë
Na e vran nji Kolonel.
U ngreh gishti i tradhëtisë
Dridhen malet nga termeti
Tue ja krye borgjin Kosovës
N´kry detyres ra Ahmeti.
Në Tiranë u vra Ahmeti
Ku ashtë besa e ku ashtë nderi,
Për nder të tij e për trimni,
Mbi Shqipni ka ra Ylberi.
O Ylber o i perëndisë
Që mban shpirt e kolonelin,
Që gjithëherë mallkon tradhëtinë
Shqipënisë po falja nderin.
Moj Shqipni moj diell e hanë
Je ba qerdhe e tradhëtisë,
N´ty sundon krimi e dhuna
T´ka humbe qehrja e bukurisë.
Ska mendu Ahmet Krasniqi,
Që nji ditë do ti bahesh varr,
Ai t´ka dashtë porsi Kosovën,
Në ty ishte njeri i gjallë.
Tash mbi qiellin e Shqipnisë
Nuri i tij shendrit si zjarr
Bashkë me shpirtin e Azemit
Të urojnë një dritë të bardhë.
Düren,2000-05-24
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Krisi topi në Koshare,
Na i ka shkye gur e dhe,
Komandanti Salih Çeku,
Filloi luftën për atdhe.
Salih Çeku ep kushtrimin
Tue puthë shqipen në flamur
Po ban be ne Diell e Hanë,
Nuk e la pa i hjek´ k´ta gur.
Sdurojn´ ma k´to troje t´mija,
As tradhëti e jo as puçe,
Këta gur që ndajnë kufi
E kan vendin te Molla e Kuqe.
Bini djel, trimat e malit..
Hudhnju hasmit në istikam
Se k´ta gur´ jane t´mir për vorre,
E n´Serbi vendin e kanë.
Si rrufeja hudhet trimi,
Kur e merr plumbi në ball,
Para vllazen për liri
Se unë rashe me mbetë i gjallë.
N´maje t´bjeshkës dalin Zanat,
E te koka i qendrojne,
Me uj´ t´Drinit e dhe t´Kosovës,
Plagët trimit ja sherojnë.
Nga zemra e trimit mbushen duert,
Trimëni me dashuni,
E i hudhin mbi Kosovën,
Me mbjellë faren për liri.
Amanet ua la Kosovën,
Që ta bani me plot liri,
Amanetet i marrin zanat
I shpërndajn në shqiptari.
Kërset topi në Koshare
Na i ka shkye dhe e gur,
Komandanti Salih Çeku
Ra deshmor mos me vdekë kurrë.
Agim Gashi
1999- Gjermani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
ELEGJI PËR ANTON ÇETTËN
Po qajnë malet legjendare,
Po qajnë fushat heroike,
Për profesorin Anton Çettën,
Qan Kosova e jonë kreshnike.
Ditë e premte tre dhetor
Mori dhenë lajmi mortor,
Se dha jetë nji burr´ me orë,
Plak i urtë me shpirt rinor
Qe për komb ora i priu
Si yll n´zemër fort i ndriu.
N´kry t´rinis´ u vu prijetar
Nisi punën fort të mbarë;
Tuj pajtue n´Kosovë gjaqet,
Tue i g´zue, besa, konaqet,
Tue i g´zue votrat e ndryeme,
Tue i çelë zemrat e vyeme,
Me guxim e urti burrit
Rend i zbuste zemrat prej gurit-
I pushtonte burrat e dheut,
Tanë stërnipa t´Skënderbeut,
Që bajshin ballë edhe burrni
Tue deshmu besë edhe trimni
Tue i dhanë fund për jetë gjaksimit
Shtrishin dorën e pajtimit.
Po kur fliste burri n´kuvend
Fjalë prej shpirti e me mend-
I pushtonte ai zemrat rend,
I forconte me fjalë burrnije,
E i ndizte me dritë lumnije,
Mirë i ndizte me orë të bardhë
Fjalët e tij peshonin arë:
-Po ju qofshi faqe bardhë,
që n´ditë t´sodit k´shtu veproni
shpi e fis mirë i nderoni,
E nderoni popllin tuej
Që s´duron sundin e huej-
Me guxim e shpirt bujari
Si zakon na e la i pari
Për me ba punën trimnisht,
Për me falë gakun burrnisht,
Si i ka hije vetëm trimit
Për me shtri dorën e pajtimit;
Me dhanë besën prej shqiptarit
Trashëgim që na la i pari,
Se prej sodit kurrë ma tjetër
S´do të ketë gjaksi të vjetër,
S´kem me u vra, pra, vlla me vlla,
Po me u dhtë em pa ia nda:
Orsi nana qi e don fminë,
Si i don motra vllazninë,
Porsi zogu qi e don qiellin,
Sikur bima qi e don diellin,
Si na m´soi njaj Kastrioti
Për me u dasht-o sa t´jetë moti.
Si rrufeja fjal´t tingëllojshin,
Si n´preanverë zemrat gufojshin,
Shtriheshin duert sa mirë bashkoheshin,
Bjeshkë e fushë përnjiherë gëzoheshin,
Keso valle te trimnisë
S´mbante mend toka e Arbnisë,
Mirë krenohej mbarë Shqipnija,
N´bark të nanës gëzohej fmija
N´rreze t´diellit fort krenare
Sa mirë ndriste ora shqiptare.
E ne sot kur kur me ne sje,
N´zemra tona gjithmonë je
Mbar nji popull të kujton,
Me urtësi tande sot jeton,
Dashuninë që kem për Ty
Si n´Kosovë e si n´Shqipni
N´dhjet milion e kem nda nji emën
Nga nji pjesë e ndrym në zemër,
Do ta ruajmë me xhelozi
Atë kujtim që kem për Ty.
Sa t´jet moti e sa t´jetë jeta,
Sdo t´harrohet o Anton Çetta.
(Düren, 1996)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Janë ngrysë malet tona, kodrat e Rugovës
E qajnë Enverin Hadrin, Lulen e Kosovës,
Po e vajtojnë Zanat dhe tronditin malin
Gjakun e Kosovës Jo nuk do ta falim.
Rrjedhen ngadalson Drini për Kosovë
Valët lot Kosove diç seç turbullon,
Hej! Seç po qahet toka e Dukagjinit
Kur po shuhen jetnat nga krismat e krimit.
Kur u shkrepen plumbat Brukseli plot me gjak
Dhe vranë Enver Hadrin, trimin fjalëpak,
U trondit Evropa, u këndell shqiptari,
“Gjaku im nuk falet”, një kujtim te varri.
Fjalët tua ishin vulë në parlament
Tundej Beligradi kund s´mund zinte vend,
Smund i thente faktet që fliste shqiptari
Andaj kriminelët flasin me armë zjarri.
Kaluan shumë vite kujtimi ska tretun
Për Kosoven trime Ti kurrë ske me vdekun,
Se ishe pishtar´ n´ball t´Demaokracisë
Na e tregove rrugë e drejtë të lirisë.
Kosova ashtë gjaku im që kurr nuk falet
T´hijshme janë dhe vorret, të lartë lapidarët,
Duhet t´shtrihen duert, t´bashkohet shqiptari
Amanet kto fjalë na i la Hero Enver Hadri.
Sa herë në Kosovë zbrazet pushka e krimit
Qahet n´tkater anët toka po e Dukagjinit!
11.06.05 Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
përgëzime dhe suksese
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: Elegji të ndryshme
Ahmet Krasniqi |
Ahmet Krasniqin
S´u skuq Bari as Selaniku
Kur nji trim nga jeta iku,
Iku trimi nën hije t`Nanës
Kur e vranë në mes Tiranës.
Shprazen plumbat e tradhtisë,
Si në gjoks t`Hasan Prishtinës
Të Ramë Bllacës, Ahmet Shtimes.
Kishte gjak t`Aziz Zhilivodës
Kishte besën që kurrë s`e prishi
Koloneli Ahmet Krasniqi.
Njiqind vjet nën kamë t`Serbisë
Dergjen krahët e Shqipnisë,
Dergjet koka që kurrë s`duron
Kah len dielli e perëndon.
Ngjiten trimat e Drenicës,
Shpërthejnë plumbat e lirisë
Tek ia kthejnë pushkën Serbisë.
Kishte gjak t`Azis Zhilivodës,
Kishte besën që kurrë s`e prishi
Komandanti Ahmet Krasniqi.
O Ahmet, Ahmet Krasniqi
Gjoksin tand po kush e prishi,
Kush të vrau midis t`Shqipnisë?
- Do djem t`ligj- klysh të Serbisë.
Si kur vritet Bajram Curri
Gjon Serreqi kur thehet guri,
Si kur vritet pa i dalë fjala
Trimi ynë Jusuf Gërvalla.
Kishte gjak t`Aziz Zhilivodës,
Drejt Koshares e drejt Pashtriku
Ndër sy trimash Ahmet Krasniqi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
N´ato bjeshkë të Qyqavicës!
E u gzun´ kto malet tona,
Krenari ka prap Kosova!
Na i del gjumi çdo shqiptari,
Trimat tanë flasin nga varri!
-Ka ardhë koha e Lirisë,
Na thot nuri i Ahmet Delisë,
Azem Bejta flet nga varri;
-Dasëm t´madhe ban shqiptari,
Kamer Loshi flet me mall
Tahir Mehës i qon fjalë.
Nën flamurin e lirisë
Po na vikan nga Shqipëria,
Nga Tetova e Gucia,
Nga Presheva e Malësia,
Po nga Shkupi e Qamëria,
E arbërshë nga Kalabria;
Kanë lidhë besë, janë besatue
UÇK-në e kanë formue,
Këtë ushtri të fortë si guri
Me djel shqipesh e zemra burri.
U ndëgju n´trojet shqiptare,
Për liri nis´ luftë shqiptari
Bajraktar Adem Jashari,
Bashkë me Hamzën krah për krahi,
Lum për ty o babë Shabani,
Lum për Ty dhe t´lumin zot
E Kosova i nderon sot,
Janë në zemrat e shqiptarisë
Kto simbole të lirisë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Treqind vjet knon n´djep fëmije!
Dur të ndyta t´u kanë mësy,
Për çdo ditë tue t´mbajtë n´zi ;
E çdo dit´ t´prishet hareja,
Tu´e t´mbjellë me varre t´reja.
Spo t´lanë plaget me i sherue
Për çdo ditë varre tue t´shtue,
S´po t´lanë sytë me i hap n´liri,
Tue ti vra po djelt n´tradhti!
Prap t´troket në derë robnija,
Ta thejnë derën e dritaren;
T´shkelin n´prag, ta shkelin arën,
T´shkelin n´moral e t´prishin varre,
T´shkelin n`dije e n´Abetare,
I shkelin lodrat e fëmisë,
Tue ja shtue plagët Arbnisë,
Të pa burrat sa ma s´ka,
Mbulojnë fytyren mos me u pa !
Për flamur e për nji emën,
Krisi pushka n´mes t´Prishtinës,
E vran Xhemën n´tradhti pas shpinës,
Ah mos janë k´ta djel të shkinës?!!!
A mos janë dor e tradhtisë,
Me ja shtue dhimbjen Arbnisë?
E Kosova se ndal vajin:
-Do djel t´ë kqij mu sot çka mban,
M´humbin nderë e m´humbin nam´,
M´humben fjalë e m´humbën besë
Prej djelëve t´mij ngadalë po vdes;
-Kur mendoj sa shumë qëndrova,
N´mileniume su nenshtrova,
Shum furtunave u bana ballë
Me trimnesha e trima t´rrallë,
Që n´ketë luftë ranë për Atdhe,
Tue ba vdekjen si me le
E sot dikush po me venë lak,
Tue m´shkel´ n´vorre e tu m´shkelë n´prag.
M´shkelin n´sy e mshkelin n´dritë,
Po më qorrojnë sdi nga me ecë,
Ma vrajnë dijen e më vrajnë n´besë,
M´shkelin n´Kishë, m´shkelin n´Xhami,
M´shkelin n`Teqe e pasuni;
M´shkelin n´shkolla e fakultet,
Grabiten çikat e fëmijët n´djep,
Nga shtëpia porsa del,
Po has n´banda e kriminel,
Del në shesh pyet historia,
Këso pisash s´ka pasë Arbnija!
Nga kanë ardhë nga kush pagu,
Nanë Arbninë po me e coptu´ ?
Sot po vrasin djelt e këqij!
Por nji za del nga Tomorri;
-Këtë Arbni Lumi e mori,
Nga Korabi e Kështjellë e Krujës,
Ndihet zani, za i kujës,
Lotojnë nuset, vajtojnë nanat,
Nëpër Sharr trishtohen Zanat,
Me mallëngjim dhanë nji kushtrim;
-Për Arbni do t´ketë shpëtim!
Nga Drini i Bardhë deri n´Shkumbin,
Lajmi i shpresës po na mbrrin`,
Që po delë nga Drini i Zi,
-Jo s´ka vdekë nana Arbni;
Dy damarë rrahin pa pra,
E gjakë të pastër në ta ka,
Kurrë se lanë Arbninë me vdek´,
Prap do t´marri rrugë për jetë,
Këta damarë n´zemra i kena,
Janë në Shqipen mbi dy krena!
Se djelt e mirë i ke me Ty,
Nuk t´lejojnë ma me u plague,
E këtë plagë kem me e sherue ;
Të ecim para për liri,
Me reforma e Demokraci,
Do të ketë Arbni mbi dhe
Se n´Evropë vendin e ke,
E degët tua që t´janë pre,
Do të rriten prap për ne,
Kur të bahesh Shqipni etnike,
Për kush të don, do të jeshë mike,
S´do t´lejojmë me na u përzi,
Me na sjellë prap anarki.
Shumë të fala u qon Arbnija;
-Edhe njiherë me ba me u rrëzu,
Ma nuk mundem n´kambë me u qu,
Mblidhni mendjen O Shqiptarë,
Bani be n´moral kombëtar,
Kush gabon edhe nji herë,
Ska me pasë besë as nderë,
Pasha Zotin mjer ai
Kend e namë Nana Arbni.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Për liri shekuj me radhë
Pëjetsisht të jemi bashk´ ,
Bijt e tu i vune n´ballë
Herë me shpatë, herë me flakë t´barotit
Komb i shtrejtë i Kastriotit,
Historinë me gjak e shkrove
Shtrejtë ndër shekuj e pagove.
Me uri jetën cenonte
Bujaria dilte n´shesh,
Që nga zoti i kem peshqesh
Njeri tjetrit krahun ipnim,
Që nga skamja lartë ta ngritnim
Sepse kshtu nderonim vetin,
Popullin, kombin dhe vet shtetin.
Nji nder ta Ismet Asllani,
Shpetimtari i varfnjakëve
I t´pambrojtunve dhe bonjakëve
Nanë Tereza e la nji vlla,
Ismet Asllani emnin e ka,
Ishte vet mirsia e zotit
Nderi e besa e Kastriotit.
Roje nderi pranë përmendores,
Komandantit të logjistikës
Fëmijëve tanë ua mundsoj rriten
Si me pushkë, me grosh e bukë,
Mbrojti kombin mos me u zhdukë
Je simbol në ball t´qendresës
Legjendë shekulli e mbijetesës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
KËNGË PËR SALIH ÇEKUN
Tokë e Dukagjinit
Pse po t`lotojnë lisat,
Ah ka do vjet hasmi
M`i ka përly` plisat.
Çu e çoje ballin
Ballin tand krenar,
Po t´vjen Salih Çeku
Djali yt ushtar.
Po t`vjen Salih Çeku
Bashkë me nji ushtri,
Sa hije i paska
Shqiponja m`i sy.
Shqiponja m`i sy
Shtati nën flamur,
- Tokën e Kosovës,
Thotë, nuk e l`shoj kurrë!
Del e shpraz rafalet
Trimi mbi Koshare,
- Para djem të shqipes
N`luftën çlirimtare!
Tokë e Dukagjinit
Pse kaq shumë qet flakë,
Kam do kroje gjaku
Nëpër 100 plagë.
Çu e çoje ballin
Flladite ndër gurra,
Po t`vjen Salih Çeku
Kapedan ndër burra.
Te rrasë e Koshres
I kuq del nji krue,
Zemra Salih Çeku
Nis me t`gurgullue.
Nga zjarri me plumba
Trimi jep bekime :
- Gjaku im t`u baftë
Dritë Kosova ime!
Sa t’ ka Dukagjini
Ujë, lisa e gurë,
Oooooh
Vorr i Salih Çekut
Nuk rrafshohet kurrë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Agim Gashi
O PRITE ADEM JASHARIN, PRITE
(Pjesë nga poema “Me grykë pushke këndon Kosova”)
Ooo-hooo-hej-heeeej!
Prite Adem Jasharin o heeeeeeeeeeeeej!
Qyqavicës o n`ato male,
Zbret ushtria çlirimtare
Zbret ushtria e fortë si guri,
Djem Kosove zemër burri.
A e dini ju bij t`krajlicës
Se kjo ashtë tokë e Drenicës,
Midis jetës e midis vdekjes
K`tu flet vorri i Azem Bejtës.
E-hej,
N`Drenicë trima lind prapë Shqipnia
Kamer Losha, Ahmet Delia
Lindin trimat te grykë e pushkës
Që m`i ngjajnë Shaban Polluzhës.
Lind shqiponja me krah prej zajrri
Me dy djem Shaban Jashari,
Me dy djem mbesa e nipa
Që m`i dalin hasmit në gryka.
Çohen trimat e Prekazit
Me ja u rujt shtëpive pragun,
Kosov´s f´tyrën me ja zbardh
Edhe botë me i qu´ fjalë.
Për liri e për atdhe
Gjakun trimat derdhin rrke,
Po n`këtë luftë kush asht ma i pari
Kryetrimi Adem Jashari.
Se kush ashtë o ai zog shqiptari
Trim mbi trimat Adem Jashari
Kush u ngjit o n`majë t`Qyqavicës
Adem Jashari djalë i Drenicës.
Kush po i shkel o malet e borës
Adem Jashari burrë i Kosovës
Kush ja shtiu o tmerrin Shkinisë
Adem Jashari trim i Shqipnisë.
N`hije t`lisit te Kroni i Akullit
Hije i paska o pushka krahut
Hije i paska plisi mbi sy
Tuj ba luftë o për Shqipni.
Kush po i bien o në mal lahutës
Adem burri me krisma t`pushkës,
Kush ja u qarti bjalozav` ballin
Adem trimi me Hamzë Jasharin.
Oo-hoo-u
Lum Kosova e lum Shqipnia
Me ksi djem o me shumë bija,
Që kur thrret o zani Atdheut
Marrin forcën e Skënderbeut.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Këngëtari i paharruar Qamili i Vogël |
Ku m´ka mbetë Qamili i Vogël,
Ku m´ka mbetë e ku m´ka shkue
Fort po droj mos m´ka harrue?
Mos ka ra në valë të Drinit
Mos ashtë fsheh n´fushë të Dukagjinit
Mos shkoi malit majë Pashtriku
Mbas ndoj Zane a mos iku.
Ku e kam Qamilin sot?
Çka i kam ba mos ashtë isdhnue
Ka kohë n´gojë nuk më merr mue?!
N´Lybeten ku bora zen borën
Mos ja shkriu diçka dorën,
Ndoj ortek keq mos i ra
Apo zani keq ju tha!?
Ish merzit pa Jusuf Myzyrin,
Tha po shkoj te Ai të rri
Përmbi dhe prap të la Ty.
Të mos bahesh kurrë e vjetër
Të merr n´goj tash dikush tjetër,
N´fushat tona n´malet krenare
Jeho bukur oj kangë shqiptare.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Pa atë za si gurgullima kanga ka shumë mall,
Ka mall kanga ka mall dasma, ka mall çdo gazmend,
Sepse vdekja e rrëmbeu, shumë të ri pa rend.
Le e rritë n´Gadime në rranzë të Murturit
I jepte gjak jetës, ujë i nxirrte gurit
Me atë kangë të dashtun kangën popullore,
Në gazmende zemrat flakë naj digjte prore.
Do të tjera arshikishte, arshik mbi arshik
N´Karadak e n´Kaçanik, dej ku buron Drini,
Si bie shiu n´pikë të verës, Za nxirrte Feimi.
Ia merrte kangës sikur vërshon lumi
Borën sipër malit e zgjonte nga gjumi,
Borën sipër malit, shelqet plot pikllim
Se këndonte bukur kangë të vendit tim.
Midis nesh kur zen vend kanga diçka shprazt ka mbetë,
Se nder vorre te do lisa gjumin e ka nisë
N´gryk të zemrës ja preu vdekja kangën e lirisë.
Ai ja merrte kangës sikur vërshon lumi
Borën sipër malit e zgjonte nga gjumi,
Borën sipër malit, shelqet plot pikllim
Se këndonte bukur kangë të vendit tim.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Zemra e Nënë Ajshes flladitej nga kënga e Jusufit |
O moj loke mal me borë,
Rite djalin rrite trimin
Për atëdhe lule kunorë.
Kur kujtimi ta vran ballin
Kur merzia ti djeg syt,
Prajshëm vjen Jusuf Gërvalla
Me zjarr kange ti flladitë.
O moj nanë e Dubovikut
Dil e shtrydhe atë shami
Gjaku yt në gjak të djalit
Karanfil për bukuri...
Kur kujtimi ta vran ballin
Kur merzia ti djeg syt,
Prajshëm vjen Jusuf Gërvalla
Me zjarr kange ti flladitë.
O moj nanë me erë Kosove
Me dy djem si krah shqiponje
Çdo gjak trimi ti nderove.
Kur kujtimi ta vran ballin
Kur merzia ti djeg syt,
Prajshëm vjen Jusuf Gërvalla
Me zjarr kange ti flladitë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Adrian Rexhep Krasniqi (12.10.1972 - 16.10.1997) |
Në Kosovë, përveç axhës, Xhaferit, dhe djalit të tij, dëshmorit të kombit, Përparimit, i cili ndodhej në rolin ngushtë, Adriani kishte edhe baza të tjera, si p.sh. te Sylë Kadria në Nakell, të dhëndri Ahmet Ukshinaj në Lybeniq etj. Nga shokët Adriani ishte i caktuar të punonte në koordinimin e punëve dhe mjeteve të Shqipëri. Megjithatë, ai nuk pajtohej të punonte vetëm në Shqipëri. Në çdo rast, kur fuste mjetet dhe armatimet në baza të caktuara, kurrë nuk kthehej pa kryer edhe ndonjë aksion. Dëshira dhe vullneti i tij ishte që me duart e veta t’i hidhte në ajër postkomandat e policisë serbe. Kështu ndodhi edhe në muajin tetor të vitit 1997, kur pas hyrjes në Kosovë me një sasi të konsiderueshme armësh, me kërkesën e Adrianit bëhet sulmi në postën e policisë në fshatin Kliqinë të Pejës, ku edhe bie heroikisht në fushë të nderit, ashtu siç dinë të bijnë vetëm trimat, bijtë e dashur të Kosovës. Ndodhi kjo pikërisht më 16 tetor të vitit 1997, kur Adrian Krasniqi me shokët e idealit Mujë Krasniqin, Ilir Konueshvcin dhe Qerim Kelmendin sulmuan stacionin policor në Kliçinë, me ç’rast ra heroikisht në fushën e nderit. Kjo ditë do të shënohet me shkronja të arta në historinë më të re të shqiptarëve në Kosovë, për luftën dhe bijtë e saj që nuk kursyen gjakun as jetën, vetëm që pikërisht koj Kosovë të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga regjimi i urryer serb. Por, Adriani nuk vdiq, nuk u vra. Ai rilindi përsëri, si feniks. Rrugën e tij e vazhduan dhjetëra e mijëra djem të Kosovës deri në fitoren përfundimtare. Edhe familja e tij e vazhdoi këtë rrugë të nisur nga Adriani shumë më herët. Pas vrasjes së Adrianit, sektori i furnizimit me armë përforcohet edhe më shumë. Shtëpia e tij bëhet bazë edhe më e fuqishme e shokëve të tij të idealit. Përparimi, djali i axhës së tij, ndërpret studimet dhe bëhet ushtar aktiv i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në frymën e fundit, me vdekjen e tij në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ndërsa, shtëpia në Vranoc bëhet spital ushtarak ku shëroheshin të plagosurit. Këto ishin idealet për të cilët luftoi dëshmori Adrian Krasniqi dhe për të cilat dha jetën po ky Adrian Krasniqi. Trupi i dëshmorit prehet në varrezat e fshatit të lindjes, në Vranoc.
Kangë për Adrian Krasniqin
Natë, natën dikur vonë,
Kish ra n´heshtje Dukagjini,
Ndihej veç si rridhte Drini,
Kalimtar nuk kish´ Vermnica,
Prajshëm rridhte dhe Bistrica.
Kur n´pushim bjeshkët legjendare,
Në qetësi fushat krenare!
Në Kliqinë ngjitet pëpjetë,
Njësiti i vogël me tre vetë,
Janë të heshtur sdi ç´mendojnë,
Por të bindur para shkojnë,
Kanë detyrë të shejtë kombëtare
Pjestar t´Ushtrisë Çlirimtare!
N´gjak të shokëve janë betu,
E nga brendia e shpirtave t´ri
Jehon kushtrimi për liri;
Thrrasin dëshmorët kudo që ranë,
E robnueme Kosova nanë,
Thrrasin shokët e burgosun,
Nga gjelatët t´sakatosun,
Thrrasin nxënësit në podrume
Thrrasin vashat t´pa martueme,
Lotojnë nuset, vajtojnë nanat,
N´bjeshkë të Sharrit thërrasin zanat;
Qohuni djel të ri shqiptarë
Se po vjen nji ditë e bardhë,
Mej rrokë armët, me u besatu,
Për liri paj me luftu,
Nga kjo tokë shkjaun me qitë
Se ne mjaft na e ka flliqë,
Kshtu kan mbërri n´Kliqinë në Kodër,
Të UÇK-së njësiti i vogël!
Dita e re me fat fillon.
Ja u duk Ylli i sabahit,
I kanë qitë pushkët krahut,
Njësiti i vogël për liri,
Adriani u paska pri.
Kane detyrë՞ me bombardu,
At shpi t´gjelatëve ku janë tuj rrnu,
Ku pihet gjaku me raki,
Ku masakrohen djemt e ri,
Gjelat te ardhun nga Serbia,
S´do t´lejon ma kështu djelmnija
Kta Sheshela e kta Arkana,
Ka me i qajtë për t´zi sot nana.
Hapin zjarr n´granat´ e n´tyta,
Rrafsh me tokë bahet „stanica“!
Luftojnë trimat pa ja nda,
Tuj ndërru plumbat me nga nji shka,
Krisnin pushkët e bajnë gajret
Sa të unta me zbrazë fyshek?!
Luftë të mbarë njësiti bani,
Por n´këtë luftë mbet Adriani!
Për me shku te baba i vet,
Që shtatëvjeqar e la jetim,
Për me ra n´betejë si trim,
Tuj ja kry borgjin vatanit,
Krenarinë t´ja shtoj Baranit,
Tu mos ja falë tradhëtië dakikun
Me e tmerru kudo anmikun,
Mej thanë babs´ kem ba ushtri,
Se s´jetohet ma n´robni,
Kam lanë shokë t´ma marrin hakun,
Ska liri pa e derdhë gjakun.
Ra në tokë me bi përsri,
Bami i Yt u ngrit mbi re
Se dhe jetën për atdhe!
Me krenari t´përcollëm n´varr,
Do t´ngritë populli Lapidar,
E flamurin që e veshe,
Ti ma kishe paj martese;
Le studimet pa i kry,
Për me shku n´luftë për liri,
T´qau nana me pak lot
Mbi Indeksin me nota plot,
Të Prishtinës e t´Tiranës
Ia le ti kujtim nanës,
Fli i qetë bilbil i gjanit
Se t´ka nana Yll t´Vatanit.
E kujtimin ta nderon;
N´aksione kur nisë me shku,
Kangën tande tuj e këndu,
Der´ mos t´jesë anmik mbi dhe,
Fjalë e besë Adri i ke;
Ta kem dhanë besën burrnore,
Se këtë token tone Arbnore,
Sdo ta lëshojmë pa u ba fli,
Pa u faru me gra e fmi.
Emnin Adri ai e mban,
Der´ sa t´zbardhë nji ditë liri
Do të ngjallësh përsëri,
Nëpër shehse- Lapidar,
Do t´qëndrosh i lartë krenar,
T´nderon toka shqipëtare,
Rrnoftë Ushtria Çlirimtare.
Faksimili i këngës së Adrian Krasniqit, faqja e dytë që i ishte dërguar “Zërit të Kosovës” më 1997 menjëherë pas vrasjes së Adrianit por që nuk u botua. Kënga u dërgua me fax në numrin 0041-628237401 |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Jusuf Gërvalla |
Me shtatëmbdhjetë të Janarit
O tetëdhjet e dy
U hap lajmi në gjithë botën
Për shqiptarë ish zi.
Sepse UDB-eja Jugosllave
Atje n´Gjermani
Në mënyrë mizore e tradhëtare
I vrau tre djem t´ri.
Na e vranë Jusuf Gërvallën
Trimin guximtar
Na e vranë dhe Kadri Zekën
Me Bardhoshin vranë.
Qohu Jusuf shihe Bardhoshin
Ma të voglin vlla,
Qohu e shihe Kadri Zekën
Shok kurrë pa u nda.
Qohu Jusuf shihe Donikën
Që po të rri përbri,
Shih sa duket sot renare,
Lot si sheh në sy.
Qohu Jusuf e shih shokët
T´popullit tand trim-o
Fjala Jote para vdekjes
Na ka dhanë kushtrim.
Janar 1981,Lipjan
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
(Kushtuar Xhevdet Aruçit)
O n´Razallë po vjen nji kufomë,
Kah po e bikan, ku po e qojnë?
T´kujna djalë e paskan mbytë,
Djalin e mseusit o shkronja e dritë!
O cila nanë ka mbetë pa djal?
Ksaj Kosovës dëshmorë mi falë.
Cilat motra po mbajnë zi?
Se ua vranë vllaun n´ushtri!
Xhevdet Aruçi djal bujar,
Vullnetar ai shkon ushtarë,
Katërdhet ditë në ushtri
Ju kanë flugë korbat e zi,
Me ja qartë atë bukuri.
E kanë thirrë n´torturë po e qojnë,
Si po e rrahkan çka po i bojnë
Porse djalin se nënshtrojnë!
Kanë marrë zjarrin me ja djegë trupin,
E ndër sjetull ndezë barutin.
Me „tregu“ çka skanë ba shok´t,
E me u shkru aktakuzë t´plotë
Si ua banë mija shqiptarëve,
Që mbajnë burgje prej tradhëtarëve,
Që i denun dhe i vranë,
I nëmqmunë dhe i shanë!
Nuk ka shtet n´botë e n´liri,
Që i vranë ushtart´ e tij,
Nuk ka shtet po në këtë botë
Që ushtart´ me zjarr i sosë.
Kshtu Xhevdetin e torturojnë
Me mjete t´ndyta i mëshojnë.
Trupi i tij krejt i bamë varrë
Për me vdekë ai si shqiptar.
Për me lshu në funeral,
Me përcjell n´shpi këtë uashtar,
Katëdhet ditë ai në ushtri
Për me kthy të vdekun n´shpi.
Për me u kthy i sakatosun
Trupi i tij i vramë e i sosun.
Duer t´ndyta që e vranë,
Duer të pastra sot e lanë.
Mija vetë homazhe i banë,
Lule t´kuqe nvorr i lanë
Si u kem lanë shumë djemëve t´ri
Që na i vranë neve n´ushtri.
Porse populli kosovar
Si harron kta djel shqiptar,
Sepse ranë n´lule t´rinisë
E pa ra në kurth t´tradhëtisë
Kshtu i ruhet o ndera Arbnisë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Elegji të ndryshme
Heroina Shukrije Obertinca në përcjelljen e fundit 1989 |
Moj pranverë tet´dhjet´ e nantë
Sa e ngrysun sa e vrantë,
Sa e pa shpirt ti qëllove
Mbar nji popull e tradhëtove.
E shum nana i verbove
E Kosoves lirinë ja more,
Po me tanksa e ushtri
Për me vra vasha e djem të ri!
Me robnu popullin shqiptar
Buk´n e gojës me ja marr,
Me varros çdo gja shqiptare:
Kultur, arsim, lirinë kombëtare…
Porse populli trim shqiptar,
I del hasmit ball´ për ball´,
Djel e vasha , t´njoma,t´reja,
Para tankëve i mblon hareja,
I ka qit nana n´ket jetë,
Me ja fal Kosovës t´shkretë,
Sa shpejtë toka e uji i rrirë
Me gjak Kosova me u ujitë,
E ma t´kuqe lulet me u rritë
Se kur vret hasmi n´Kosovë
Nanat tona lindin “boll´”
Kur vran hasmi fëmi dhjetëvjeç
Nanat lindin katërneq!
Kështu n´mars t´vitit tetëdhjetenantë
Vit i ngrysun dhe i randë,
Kur bota gëzohet në pranverë
N´Kosov´ fillon rrëmuj e skëterë
Po me tankë dhe ushtri,
Na e vodhën atë pak liri.
Por ngriten n´kambë djel e vasha
Nëprotesta e demonstrata
Ushton Kosova, Llapi, Drenica
Si të ishin ngjallë Shote e Azem Galica
Ish me shokë Shukrije Obertinca.
Vajz´ e re gjashtmbëdhjet´ vjeqare
E lehtë e bukur si Sorkadhe,
I vlonte zemra prej dëshirës
T´hy n´protestë n´qendër t´Prishtinës.
Ti ngris lart dy gishtëni
T´kërkoj liri, demokraci,
S´durohet dhuna me tradhëti
S´lejohet të tjerëet t´na e presin fatin
Ma mirë asht me e derdh gjakun.
Lamtumirë babes i thotë
Në Prishtinë unë po shkoj sot
Me u bashku me shoqe t´mia
Na thërret toka dhe liria
Rrugë të mbar baba u ka thanë
E mirë leje u ka dhanë,
Bashkë me motër përshendeten
Pak ma gjat me nanë të veten,
Sa mirë nana i përqafon,
E n´Shukrien dy lot i ranë.
Me autobus rrugën kanë marrë
Në Prishtin sa shpejt kanë ardhë,
Por Prishtina ish blloku:
“Sa shumë milic motër paskan pru”
Të dy motrat si sorkadhe
Kanë fillue me britë me t´madhe,
Me grupe tjera janë ashkangjitë,
Për Kosovë pa pas kurrë frikë
Pa mendue k´tu kush do t´jesë
Tu´ këndue kangen : »Besa-besë… »
N´kët rrëmuj n´kët´ tollovi
Fillun me qit po helm të zi,
E rafalët shqiptar tue gri
Tue vra t´ri edhe trimnesha
Hudhet Shukrija si Luanesha,
Pa mendue,se plumbi shpon
Me gurë tankset i qëllon.
« Para shoqe e shok » i fton!
Në katër anët llahtari
Por shqiptari për liri
I ngreh gishtat proteston,
Se Kosova nanë na fton
Me e derdhë gjakun e lirisë.
Ka nevojë toka e Arbnisë.
Gruppe, grupe, vasha t´reja
Ua kaplon zemrat hareja
Grupe, grupe vasha e t´ri,
Kerkojnë liri, demokraci,
Por kur hynë në rrugë t´pazarit
Villnin zjarr tyta t´tradhtarit,
Villnin zjarr për me shue jetë
E me vra Shukrien e shkretë,
Me dhanë jetë me shumë shokë t´vetë,
Se n´pranverë e kish pagzimin
Me ja ba n´pranverë vorrimin.
Kështu plumbi i gjakatarit,
E rrok Shukrien në lule t´ballit
E rrok motra në prehen t´vet,
E në gjoks kokën ja qet
Gjaku i kuq nga goja i del
I afrohen shokët në ndihmë,
Porse nana nji Shukri lindë,
E këtë vashë ja vrau Serbia
Me ja qu t´vdekun te shpija.
Në vend t´fustanit të nusnisë,
Me i qitë flamur t´lirisë
Në vend t´dasmorve me hare
Mija vetë me e qu n´dhe,
Për Kosovë përsri me le
Se e dha jetën për atdhe
Gjaku i saj u derdh n´këtë dhe
E kjo toka e Arbënisë
Nuk harron kurr gjak t´lirisë.
Moj Shukrije Obertinca
Je trimneshë si Shotë Galica,
Vrasja jote asht nder i vendit
Si i pat dhanë Nora e Kelmendit
Fli e qetë nuse e lirisë
Nuk t´harrojmë per jetë t´Arbnisë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 2 • 1, 2
» Adnan Abrashi: Një elegji për lirinë...!
» Poezi për viktimat e Himarës
» Ismail S Rexhepi:Elegji për heroinat e pa njohura
» Përparim Hysi:Elegji për Daniel Gazulin
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi