Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail S Rexhepi:Elegji për heroinat e pa njohura

Shko poshtë

Ismail S Rexhepi:Elegji për heroinat e pa njohura Empty Ismail S Rexhepi:Elegji për heroinat e pa njohura

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 10, 2012 10:56 pm


Ismail S Rexhepi:Elegji për heroinat e pa njohura 161599_1595161904_222710694_n

Ismail S Rexhepi___@I.R._________________________________________
(Elegji për heroinat e pa njohura)

Errësira tmerri i natës më pyet,
Nuk i përgjigjem...
errësira tmerri i natës për të gjith më kërcnohet-
e unë prap qëndroj këpurdhë e pa shkelur
edhe pse po vdes ska gjë....
fitorja e jona kur të jetë
Thuani...
se, edhe unë kamë qenë elektron i një atomi të sajë-
-thuani nanës sime ,Loke mos qaj’...
...Motra ,kur të më shihni fytyrën e nxirë
e bukurinë e vrame për liri -kujtomëni mua por dot mos
mbani zi...
Babë ,plisi ma zduron pa drië
- hjeke mahramën e bardhë turpin e njomë mbuloma,
e para Farefisit vet’m fytyrën zbuloma
nanë-me shaminë e kuqe të ballit
plagën e qafës zbukuroma .
motër, një lule npranverë
vdekjen time pagëzoma ...

E ti- o i dashuri vëlla i motrës
n’hi t’qatisë -kur të kthehesh te bungu i votrës
nja dy shkronja- një amanet
latu ti ka nusja vetë:...
Kqyr ti vorret me na i mësue!
ku e ke nusen?..Ku mke mue?
pyet varrëtarët pa me vajtue!
...mallin motrës ja ke shue,
n’ushtoftë mali mos merrë habi
nuk është gjamë por porosi:
-vorret tona jan’ liri,
Nzemër t’nuses plumbi valë
-t’u bëftë pushka vajzë e djalë.
Edhe ty që të dogj gurbeti
falë të qoftë amaneti-
...Dritë Kosovës për pa i par
Armët kurrë mos me i var...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi