Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Likoci përkujton vendosjen e shtabit të UÇK-së

Shko poshtë

Likoci përkujton vendosjen e shtabit të UÇK-së Empty Likoci përkujton vendosjen e shtabit të UÇK-së

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 15, 2009 11:34 am

Likoci përkujton vendosjen e shtabit të UÇK-së

Isa Fejzullahu,BOTA SOT

Likoci përkujton vendosjen e shtabit të UÇK-së Sh_b
Më një tubim rasti në Likoc të Skenderaj sot u përkujtua dhjetëvjetori të rënies heroike të dëshmorit të kombit Fehmi Rama, dhe vendosjes së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në këtë zonë e cila atë kohë ishte bërë fortesë e pa kalueshme për forca paramilitare serbe dhe gjatë luftës ishte në fokus të shumë mediave dhe diplomatëve ndërkombëtar. Ne ketë tubim ku ishin Bashkëluftëtarë, ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë, deputetë në Parlamentin e Kosovës, përfaqësues të strukturave komunale të Skenderaj dhe Drenasit, si dhe qytetarë të shumtë Abdyl Ymeri zv kryetar i komunës së Skenderaj ka thënë së Historia jonë e bujshme është e shkruar me gjak, histori e dhimbshme dhe krenare. Gjithë ne, jo vetëm në përvjetori, por edhe duhet t’i përkujtojmë me pietet dhe krenari veprat sublime të dëshmorëve, martirëve të cilët ranë për lirinë të cilën po e gëzojmë. Duke nderuar dëshmorët dhe martirët, ne kryejmë vetëm pjesën e domosdoshme të detyrës sonë. tha Imeri dhe shtoi se Obligimi ynë dhe i institucioneve është që të punojmë më shumë në ndërtimin e shtetit të Kosovës, me qëllim që çdo qytetar në shtetin tonë të ketë mirëqenie dhe prosperitet, ashtu siç e kanë dashur dëshmorët që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Të pranishme me pas ju drejtuan Halil Kadriu, drejtor i shkollës fillore “Fehmi Rama ne ketë fshat, Jashar Lushtaku, drejtor I DKA-së ne Skenderaj dhe Xhavit Jashari, në emër të Shoqatave të dala nga lufta i cili theskoij :Kemi arsye të shënojmë të dhe kremtojmë dhe të kujtojmë historinë tonë, jo vetëm historinë e luftës së UCK-së, por gjithë popullit shqiptarë që çdo pikënisje për të arritur deri këtu, çdo herë është nis dhe ka fillua nga Drenica. Sot, çdo hap konkretë që bëjmë, e bëjmë për vetën tonë, çdo hap që ecim në rrugën për çka kanë rënë dëshmorët, e kemi të lehtë dhe të drejtë, sepse të gjitha rrugët, të gjitha proceset i ka hap lufta e UCK-së.Likoci përkujton vendosjen e shtabit të UÇK-së --Likoc%20foto
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi