Lajme nga komuna e Lipjanit
Lajme nga komuna e Lipjanit
Prapë ndërhyn Buja
Kuvendi Komunal i Lipjanit ka ngritur taksat e atyre që bëjnë transportin e udhëtarëve nga Aeroporti i Prishtinës në 20 000 euro nga 7000 euro, si edhe ato për eksploatimin e xehes së nikelit. Zyrtarët të avio-kompanive thonë se këtë çmim e paguajnë udhëtarët
Nga Tinka Kurti më 15.04.2009 në ora 10:32
Kompanive ajrore iu është shtuar edhe një ngarkesë në pagesa. Këtë e ka vendosur Kuvendi i Komunës së Lipjanit dhe e ka nënshkruar kryetari i tij, Shukri Buja. Që të veprojnë këto kompani duhet të paguajnë 20 mijë euro taksë për punë në hapësirat e kësaj komune e jo 7 mijë si kanë paguar më parë.
Përderisa udhëheqësit e këtyre kompanive janë të shqetësuar se kjo pagesë shtesë do t’i dëmtojë pasagjerët, përkatësisht ndikon në ngritjen e çmimit të biletës, Buja thotë se kompanitë kanë fitim të madh dhe kjo shifër e caktuar është shumë e arsyeshme.
“Është e arsyeshme pse kemi ngritur nivelin e taksës për marrje të punës së agjensioneve transportuese të udhëtarëve në 20 mijë euro”, shpjegoi Buja për Express.
Para se të merrej ky vendim, për të siguruar leje pune, këtyre kompanive iu është dashur të paguajnë vetëm 7 mijë euro
Pronari i agjencisë turistike “Kosova Airlines”, Ramzi Ejupi është shprehur i shqetësuar pasi që këtë haraç do ta paguajnë udhëtarët. Ai shpjegoi se për shkak të kësaj do të shtrenjtohen buletat. Por, thotë se janë të detyruar ta pranojnë çfarëdo takse që t’iu vihet.
“Ne jemi të detyruar ta pranojmë çfarëdo takse, por në fund këtë do ta paguajnë konsumatorët. Kjo do të ndikojë në rritjen e çmimit të biletës”, tha Ejupi për gazetën.
Remzi Ejupi është mësuar me taksa të panevojshme.
“Nuk jam i befasuar me asnjë taksë që mund të paraqitet. Në secilin mëngjes mund ta dëgjojmë ndonjë të re. Pasi që këtë e bënë Lipjani, nuk do të befasohem poqe se taksë kërkojnë edhe fshatarët e Miradisë, të Sllatinës apo të Vrellës ”, tha Ejupi.
Ndërkaq, sipas Bujës, vendimi është marrë në pajtim me ligjin. “Taksat paguhen me rastin e marrjes së lejes dhe ato bëhen në baza vjetore për vitin kalendarik”, thuhet në këtë rregullore e KK të Lipjanit të miratuar në dhjetor të vitit të kaluar.
Në këtë rregullore precizohet se veprimtaritë afariste të industrisë nxjerrëse, asaj të nikelit si dhe transportit të rregullt ajror për të siguruar leje pune do të paguajnë nga 20 mijë euro.
“Ne e kemi marrë këtë vendim në bazë të rregullores për taksat. Tarifat dhe gjobat komunale” tha Buja.
Kjo rregullore ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti duke e shfuqizuar rregulloren e vitit 2007. Sipas Bujës, vënia e taksës është e arsyeshme sepse këto kompani kanë qarkullim dhe fitim të madh.
“Duke pasur parasysh qarkullimin që bëjnë kompanitë, natyrisht se kjo taksë do të jetë e arsyeshme për to”, tha Buja.
Shukri Buja ditë më parë kishte intervenuar në operimet brenda territorit të Aeroportit Ndërkombëtar “Prishtina” duke e caktuar se aty mund të punojnë vetëm taksistët që janë të regjistruar në administratën e Komunës së Lipjanit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» KQZ: Më 9 janar rivotim i plotë në tri komuna dhe i pjesshëm në dy komuna
» Klasik në burgun e Lipjanit
» Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, e çon në prokurori fan page “Lipjani Qyteti im”
» Fitim Selimi në kolacion me kandidatin e LDK-së per Kryetar të Lipjanit, Imri Ahmetin!
» AGIM GASHI-NJE VIZITE KOMUNES SE LIPJANIT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi