Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeton Kelmendi:Qeveria e përrallave dhe parlamenti i kukullave përballë veriut të Kosovës

Shko poshtë

Jeton Kelmendi:Qeveria e përrallave dhe parlamenti i kukullave përballë veriut të Kosovës Empty Jeton Kelmendi:Qeveria e përrallave dhe parlamenti i kukullave përballë veriut të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 07, 2012 8:09 am

Qeveria e përrallave dhe parlamenti i kukullave përballë veriut të Kosovës


Jeton Kelmendi:Qeveria e përrallave dhe parlamenti i kukullave përballë veriut të Kosovës Jeton_kelmendi

Jeton Kelmendi

Bruksel - Çështja e veriut të Kosovës dhe qasja ndaj këtij problemi dhe shumë deformimeve tjera që po i shkaktojnë diku fqinjët e diku edhe vetë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë bërë që shteti i ri të ndodhet në një situatë jo të mirë, e po ashtu edhe me një kredibilitet të përulur në raport me ndërkombëtaret dhe vetë opinionin e brendshëm. Edhe pas katër vitesh të pavarësisë së vendit, institucionet shtetërore nuk kanë arritur ti shpartallojnë strukturat paralele dhe ta shtrijë autoritetin e vet në terë territorin e shtetit. Përkundrazi, në veri të vendit gjendja ka shkuar me hapa të ngadalshëm drejt degradimit edhe më të madh të funksionimit të mekanizmave shtetëror. Për vite me radhë, mediet ndërkombëtare publikonin artikuj se në Veri të Kosovës, strukturat mafioze serbe bashkëpunonin me kolegët e tyre shqiptarë, duke bërë biznese të paligjshme, ndërsa nga pala shqiptare shkruhej se disa nga ta janë të afërt me zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës. Kjo, nuk i bëri përshtypje aspak politikës në Prishtinë dhe situata u përshkallëzua, sidomos pas një intervenimi të pa menduar mirë nga kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ose i menduar për favore të tjetër kujt. Analizat e funksionimit të shtetit të ri dhe puna e qeverisë Thaçi, nuk duan shumë kohë për ta analizuar sepse janë të gjitha parametrat e mundshëm negativ dhe duke e degraduar vendin, siç e thotë populli e ka fut të ardhmen e vendit teposhtë. Në këtë situatë kjo qeveri ka degraduar vendin nga dy aspekte: aspektin e brendshëm dhe atë të jashtëm.

Dy kahet e degradimit të shtetit

Nëse i hedh një vështrim gjendjes ekonomike, politike, arsimore dhe çdo fushe të jetës qytetare në Kosovë, të bie në sy, se jeta në të gjitha fushat ka degraduar. Ekonomia po bie, sistemi arsimor është në gjendje shumë të keqe, dhe kjo si pasojë e politizimit të skajshëm, që i është bërë komplet sistemit arsimor. Janë dalë si kërpudhat pas shiut doktorët dhe masterat e njerëzve që kanë krah të fortë në politikë. Qytetarët e Kosovës, vë vetmit në rajon nuk kanë liri të lëvizjes, për të cilën gjë Thaçi dhe thaçët e tij, kishin premtuar se do ta sjellin për disa muaj e kjo nuk po ndodhë, as pas dy vitesh, e nuk do ndodhë edhe ca kohë. Punësimi në institucionet shtetërore dhe publike, bëhet i selektuar dhe pa kritere, apo më konkretisht mbi kriterin e militantizmit politik të partisë së Thaçit. Korrupsioni përditë përflitet nëpër mediet vendore dhe ndërkombëtare, madje përmenden edhe “peshq” të mëdhenj. Sa për spektakël herë pas here arrestohen disa zyrtarë dhe pas gjykimit dalin të pa fajshëm, gjë kjo që krijon pasiguri edhe më të madhe tek qytetarët e vendit. Kësisoj, po të fillosh ti numërosh keqpërdorimet që bëhen me institucionet vendore dhe fajtorët dalin heronj e heronjtë i zë pluhuri i harresës, duhet shkruar mijëra e mijëra libra, prandaj po ndalem këtu, sa i përket degradimit të brendshëm që po i bëhet shtetit të ri nga pushtetarët.
Degradimi i jashtëm, nga prizmi i shikimit drejt së ardhmes është edhe më shqetësues. Qeveria dhe institucionet shtetërore, përveç që përflitet për afera korruptive nga mekanizma ndërkombëtarë, zyrtarët e saj edhe më tej kanë shkuar, duke hyrë në dialogje të pafavorshme për vendin me Serbinë. Nga këto bisedime herë të quajtura politike e herë marrëveshje me fjolla bore, jo vetëm se degradojnë pavarësinë edhe ashtu jo të plotë, por edhe favorizojnë shtetin armik që përditë i shkel territorin dhe e provokon në mënyra të ndryshme. dhe kur jemi tek degradimi i shtetit dhe identitetit shtetëror, duhet përmendur edhe debatin në Parlamentin Evropian dhe votimin kundër Fusnotës se (Hashim-Ediës) së Kosovës, ku votuan kundër saj. Në ketë rast qeveritarët në Prishtinë do duhet të preknin ose kokën ose dikund tjetër dhe ti thërrisnin mendjes, e ta ndërpresin ketë degradim që po vazhdojnë ti bëjnë vendit të tyre. Sigurisht se kjo shkallë e degradimit që po i bëhet Kosovës, nga pikëpamja e brendshme dhe e jashtme duhet ndaluar, por kush mund ta bëjë ketë?
Një mendimtarë dhe diplomat amerikan kishte thënë se secili popull ka ata udhëheqës që meriton, mirëpo Kosova në rastin konkret, nuk i meriton këta. Arsye e parë që nuk e meriton ketë qeverisje është se: kjo qeveri ka ardhur në pushtet me rreth 60 mijë vota të vjedhura nga SHIK-u i saj dhe mbi dhjetë vende të falura për minoritete, prandaj në rastin tonë kjo nuk vlen, por vetëm duhet vendosmëri dhe përkushtim për ta larguar nga vendi ku po i sjellë fatkeqësi vendit dhe qytetarëve.


25 Korriku dhe vrasja e fundit në veri

Duke u nisur nga rasti i fundit, ku nga një sulm terrorist, u vra një shqiptar në Veri të Mitrovicës, shihet mjaftë qartë se pas më shumë se një jave, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe piunat e tij ministra, në mënyrë krejtësisht absurde ftojnë për debat parlamentar, me qëllimin e vetëm, për tu treguar qytetarëve dhe opinionit kosovarë, përrallë me babadimrin. Fjalimet patetike të hashimave të vegjël dhe më në fund edhe Hashimit të madh, se si çështja e veriut duhet zgjidhur dhe leksionet e tyre në parlament, tanimë edhe një fëmijë që ka kaluar moshën 13 vjeçare, nuk mund ti quaj me ndonjë tjetër epitet, pos përralla me babadimrin. Nuk dëgjova asnjë hashim qeveritar t’iu thotë qytetarëve se ka këtë plan apo at ide, pos një fushate me fjalë boshe dhe mashtrime që më së paku kanë ngjashmëri me të vërtetën. Fillimisht, krye-hashimi nuk e ndërpreu turneun në SHBA, e madje as nuk e thirri vet seancën e jashtëzakonshme siç i takon me kushtetutë, pasi u kthye në Prishtinë, por disa mini-hashima parlamentarë e thirrën. E pabesueshme, mos ta kishim parë të gjithë sot ketë gjë, por kjo ndodhi. E kjo nuk duhet ta çudisë askënd, sepse është po kjo garniturë e qeveritarëve, që mandatin e kaluar nuk dha dorëheqje, por u vet-rrezua.
Sido që të jetë Qeveria e Përrallave dhe Parlamenti i Kukullave, mbajtën një seancë të jashtëzakonshme edhe pse folën e përfolën, gjërat më të zakonshme, të cilat përditë na i thonë në medie. Qeveritarët e Kosovës apo hashimat e vegjël, u promovuan tërë kohën duke e marrë hapësirën më të madhe, madje u pa në TV gjatë transmetimit direkt se tre apo katër ministra të Hashimit, flisnin njëri pas tjetrit, pa i kaluar fjalë ndonjë deputeti. Duke i dëgjuar me vëmendje, nuk kisha mundësi të marr vesh gjë nga ta, pos se rrëfenin përrallat e tyre, edhe pse adresa ishte e gabuar, pasi që, në Parlament do duhej të flisnin për gjëra konkrete e jo përralla. Nuk e di se kush mund ta analizonte ndryshe këtë gjë, pos një përrallë, fjalimin e zëvendës hashimit, Hajredin Kuqit, kur deklaron se nuk ka ndërmend të përdorë forcën në Veri, sepse nuk dinë ndaj kujt ta përdor at forcë, thua se nuk e ditkan se kush janë shkelësit e ligjit atje, por harron se pak ditë më herët, kishte deklaruar se nuk përjashtohet edhe një 25 korrik. Është përrallë pa asnjë dilemë, por ata ose ato që nuk i dinë ti lexojnë përrallat e kuqëve e hashimëve, edhe mund të mendojnë se kjo është një lojë e ndryrë dhe shumë e dëmshme për shoqërinë tonë. Së pari është ironike kur Kuqi deklaroj se nuk e përjashton një 25 Korrik, kur dihet se çka i solli Kosovës ajo ndërhyrje. Thjeshtë e ktheu pas çdo gjë në Veri, sepse ishte një aventurë e radhës e Hashim Thaçit dhe disa hashimave të tij të vegjël. Përrallat nuk janë gjë tjetër pos një rrëfim që nuk mund të ketë asnjë gjë të vërtetë dhe duke parë fjalimet e qeveritarëve, mund të vëresh se nuk ka asnjë presje të vërtet, por 99.9 për qind janë të pavërteta, prandaj si përralla mund të cilësohen të realizuara, dallimi është se ata nuk duhet të rrëfejnë në Parlament, por në ndonjë çerdhe fëmijësh. Ndërkaq Parlamenti i Kosovës duke qenë në një situatë shumë të vështirë, si pasojë e kontrollit që i bëhet nga Qeveritarët e përrallave, Hashimi i madh dhe hashimat e vegjël, nuk po mund të bëjë asgjë pos të performoj si teatri i kukullave. Derisa ky Parlament, voton për çështjet e caktuar, ku qeveria duhet ti aprovoj marrëveshjet ndërkombëtare në Parlament, një gjë e tillë nuk ndodh dhe edhe kur formalisht kalon në parlament ndonjë debat si ky që e pamë, pos disa zërave të caktuar të opozitës, të tjerët lëvizin dhe marrin kohën kinse po flasin diçka, e në fakt pos bytrinjes, nuk bëjnë asgjë tjetër. Të dashur lexues, ishin vetëm pak fjalë, jo të natyrës time të shkrimit, por situata është mija herë më keq se çka mund ta them në kaq pak fjali, prandaj duroni derisa keni mundësi, kur ne jemi të përgatitur ta ndryshojmë këtë gjendje, duhet orë e çast më parë ta largojmë këtë strukturë njerëzish që po e keqpërdorin jetën e qytetarëve.


Autori është master i politikave dhe çështjeve të sigurisë ndërkombëtare në Universitetin e Brukselit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi