Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeton Kelmendi: Politizimi i marrëveshjeve teknike apo defaktorizimi politik i Kosovës

Shko poshtë

Jeton Kelmendi: Politizimi i marrëveshjeve teknike apo defaktorizimi politik i Kosovës Empty Jeton Kelmendi: Politizimi i marrëveshjeve teknike apo defaktorizimi politik i Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 11:33 pm


Jeton Kelmendi: Politizimi i marrëveshjeve teknike apo defaktorizimi politik i Kosovës U2_JetonKelmendi2


Politizimi i marrëveshjeve teknike apo defaktorizimi politik i Kosovës



Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Nënshkrimi i marrëveshjes teknike ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe EULEX tash e sa kohë na është bërë kryengjarje politike në opinionin Kosovarë. Institucionet e vendit kanë shkuar aq larg sa që kanë mohuar aq fuqishëm nënshkrimin e një marrëveshje teknike, gjithsesi në dobi të Kosovës, sa qe kanë humbur besimin tek qytetaret, por kështu janë duke e defaktorizuar vetveten. Nuk është hera e parë që qeveria dhe politika Kosovare mohon kategorikisht gjëra të tilla dhe pas pak dite ngjarjet ndodhin, krejtësisht kundër asaj që ata e deklarojnë. Institucionet e Republikës së Kosovës me veprimet e tyre kinse për opinionin e brendshëm veprojnë kështu siç po veprojnë, ato dita ditës po i shërbejnë vendit për të keq. Kjo e keqe ka tri anë:


1 Së pari kjo gamë politike që është duke drejtuar Kosovën, por fatkeqësisht edhe partitë opozitare janë të paqarta në veprimet e tyre. Në vend që të kërkojnë faktorizimin e institucioneve dhe pjesëmarrjen në nënshkrimet protokollare ndërkombëtare, politika jonë mohon me shumë bujë. E keqja e parë është se nuk po ecet me kohën që Kosova të bëhet faktor dhe të kontrollojë vetën.


2 Me mohimin patetik që u bënë akteve të tilla, Qeveria e Kosovës dhe fuqia e saj mbi medien, po ndikon në prishjen e raporteve qytetar-mekanizma ndërkombëtar dhe poashtu krijon një opinion tek qytetarët e vendit, se komuniteti ndërkombëtar është kundër tyre.


3 Dhe e keqja më e madhe është se për gjëra teknike, të cilat janë për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj, politizohen tej mase nga Qeveria dhe institucionet. Kjo bënë që në sytë e qytetarit, Presidentin, Kryeministrin dhe mekanizmat shtetëror, nuk i pyet kush. Në fakt politikanët janë duke e zbehur ndikimin e tyre, kjo po shihet dita ditës.





Veprimi konkret politik





Presidenti, qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës, kanë nevojë për veprim konkret dhe punë praktike. Kosova duhej të këmbëngulte që të ishte vet nënshkruese e marrëveshjeve të tilla. Kësaj sigurisht do ti paraprinte sikur të nënshkruheshin marrëveshje me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, pastaj ti kërkonte EULEX që të ishte vetëm inicuese, kurse marrëveshja të nënshkruhej nga qeveritë e Serbisë dhe Kosovës, e jo të mohohej nënshkrimi i marrëveshjes. Qeveria e Thaçit nuk ndalet me kaq, ajo thotë se nuk mbaj përgjegjësinë për marrëveshje të tilla, thua se marrëveshja po u zbatuaka në Kinë e jo në Kosovë. Është jo vetëm e pakuptueshme kjo që deklaron kryeministri, por edhe të bën të dyshosh se ai nuk qenka njeriu i parë i qeverisë, por e paska dike tjetër mbi vete.


Veprimi konkret do të thotë punë praktike. Kosovës i duhet një gamë e re politike që krijon raporte të mira me faktorët ndërkombëtar, si institucionet e BE-së, raportet me fqinjet. Deri me tani sa i përket Brukselit, Kosova nuk ka krijuar asnjë lidhej konkrete. Nuk ka kërkuar nga Brukseli që edhe Kosova të përfshihet në liberalizim e vizave, të fillimit të bisedave për stabilizim ascijim etj. Shteti i ri me ketë qeveri që e drejton, nuk ka krijuar akoma lidhje ndershtetrore me vendet fqinje, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Secila nga vendet e Ballkanit ka ecur në drejtim të Evropës së Bashkuar, kurse Kosova nuk e ka bërë as një hap përpara. Natyrisht duhet theksuar se për tu afruar drejt BE-së duhen plotësuar disa kushte, gjë që Qeveria në Prishtinë nuk qanë kokën për ketë.


Politika që drejton ketë qeveri të Kosovës, mendon se BE do ta marr terë Ballkanin dhe ta fus ashtu siç është në strukturat e saj, por sa për ta dëshmuar të kundërtet shih liberalizimin e vizave, ku Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi nga një janari i vitit që vjen shkojnë në Evropë pa viza, kurse Shqipëria duhet përmbushur edhe disa standarde, ndërsa për Kosovën akoma nuk behet fjalë. Ky besim se ne nuk na ndajnë nga vendet tjera të Ballkanit është i dëmshëm për Kosovën.





Shoqëria civile në shërbim të qeverisë





Në vendet që kanë sado pak demokraci të zhvilluar, shoqëria civile është shumë më e zëshme dhe jo rrallë herë del kundër qeverisë për çështje të caktuara. Në Kosovë, gjithçka është politike edhe pse politikisht është shumë pasive. Shoqëria civile edhe pse e pakët si organizata të zëshme, del para opinionit me objektiva të gabuara. Edhe pse dilet para medieve dhe kundërshtohen veprimet dhe deklarimet e qeverisë, ata kanë të njëjtat fjale. Demonstruesit e djeshëm në Prishtinë edhe pse shprehnin pakënaqësi në institucionet ata kishin një fjali “ jo marrëveshje me Serbinë”, po këto i ka thënë edhe qeveria sa e sa herë. Mendoj se demonstruesit po i shërbejnë kësaj game politike që po qeveris vendin. Ata në vend se të kërkonin që Kosova të nënshkruaj protokolle qofshin edhe teknike siç ishte rasti i fundit EULEX –Serbi, pa mençur i shërbejnë për të keq vendit, kjo u pa edhe nga mesazhi i Ambasadorit Amerikan në Prishtinë.


Dhe kur bie fjala te politika, jemi dëshmitar se në shoqërinë tonë –shtetin e ri, çdo gjë është politike, por çfarë politike, është pyetje tjetër që donë pak mendim për ta kuptuar.


Politika në Ballkan e veçanërisht në Kosova është sinonim i parasë. Krejt për fund duhet thënë se nëse Kosova bëhet vend normal si vendet tjera të Evropës, atëherë politikanët nuk mund të përfitojnë më.


Haptazi, nënshkrimi i marrëveshjes teknike për ta luftuar krimin e organizuar në veri, nga politika kosovare është shfrytëzuar dyfish: në njëren anë politikanët me kundërshtim kanë treguar patriotizëm para popullit, kurse nga ana tjetër kanë dashur ta lënë ashtu sepse nga ai krim ekonomik zyrtaret me të lartë qeveritar kanë marr rriskun e tyre jo të vogël.


Kjo është esenca e kundërshtimit.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi