Korrupsioni i përhapur në biznes
Korrupsioni i përhapur në biznes
Korrupsioni i përhapur në biznes
Rreth dy në tre të rritur në mbarë botën besojnë se korrupsioni është i përhapur në bizneset e vendeve të tyre.
Ky besim është relativisht i zakonshëm kudo në botë - duke filluar nga 60 për qind në SHBA dhe Kanada, e deri në 76 për qind në Afrikën sub-sahariane, por tenton të jetë më i lartë në rajonet me të ardhura më të ulëta, thuhet në sondazhin mbi korrupsionin në biznes, të kryer në gjithë botën gjatë vitit 2011 nga organizata Gallup.
Perceptimi për korrupsionin në bizneset në Kosovë, sipas këtij sondazhi është 83 për qind, por, në rajon, para Kosovës gjendet Kroacia.
93 për qind e qytetarëve të Kroacisë besojnë se korrupsioni është i përhapur në vendin e tyre. Kroacia zë vendin e parë edhe në botë për shkallën e lartë të besimit se bizneset e këtij vendi janë të korruptuara.
Në Malin e Zi dhe Maqedoni, 63, përkatësisht 64 e qytetarëve besojnë se korrupsioni është i përhapur, ndërkaq në Shqipëri 70 për qind, Serbi 87 dhe në Bosnje 89 për qind.
Të dhënat e Gallupit, të mbledhura në vitin 2011, tregojnë se korrupsioni në biznes është një çështje e nxehtë për vendet e zhvilluara dhe në zhvillim.
Megjithatë, vendet në zhvillim mund të vuajnë më shumë për shkak se korrupsioni mund të pengojë zhvillimin financiar dhe investimet e huaja dhe nxitjen e pabarazisë së të ardhurave.
Kjo është e dukshme në vendet që sipas Bankës Botërore janë renditur poshtë në indeksin e “Të bërit biznes”, indeks ky që mat mjedisin e favorshëm për të filluar një biznes dhe për të vepruar si kompani lokale.
Në raport është e çuditshme, se vendet që janë renditur me mjedis të favorshëm për të bërë biznes, në hulumtimin e Gallupit për përhapjen e korrupsionit janë renditur lart.
Për shembull, edhe pse renditet në vendin e katërt për të bërë biznes, perceptimi për korrupsionin në SHBA është 62 për qind.
Paradoksalisht, thuhet në raportin e Gallupit, perceptimi më i lartë për korrupsion në disa shtete të pasura mund të reflektojë edhe transparencën më të madhe, dhe si rrjedhojë edhe një vetëdije më të madhe të popullatës për praktikat korruptive.
Për shembull, 85 për qind e izraelitëve thonë se korrupsioni është i përhapur në bizneset e vendit të tyre, ndërkaq, në indeksin e të bërit biznes, Izraeli renditet mjaft lart, në pozitën e 34-ë.
Megjithatë, Kosova renditet poshtë në indeksin e të bërit biznes, në pozitën e 117-të, ndërkaq, është mjaft lart, sa i përket perceptimit për bizneset e korruptuara.
Sipas Bankës Botërore, një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe social është korrupsioni.
Korrupsioni në biznes është një shqetësim global që përfshin edhe shtetet e zhvilluara edhe ato në zhvillim.
Për të luftuar korrupsionin duhet një lidership më i fuqishëm, ligje dhe transparencë më e madhe, që sipas Gallup, në këmbim do të kishte krijim të vendeve të punës dhe zhvillim ekonomik.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Korrupsioni në çdo sektorë
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Ja bosët e drogës që bëjnë “biznes” në Kosovë
» TI: Korrupsioni, Kosova e fundit në rajon
» Xhevdet Ferri: Filmi është një biznes jofitimprurës, mendoj dhe për fakt të mungesës së infrastrukturës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi