Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada

Shko poshtë

Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada Empty Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 13, 2012 7:25 pm


“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada

Nën kujdesin e Ministrit të Punëve të Jashtëme të Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto dhe të ambasadës shqiptare në Otava, u hap në kryequtetin kanadez ekspozita “Albanie 1933-1944- Honneur de l’Homme” me dokumenta që dëshmojnë mbrojtjen e hebrejëve nga shqiptarët.
Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada Ajet-nuro-21
Nga Ajet Nuro

Montreal, Kanada



Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada Ottawa1-300x200
Zvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto i shoqëruar nga ambasadorja e Shqipërisë në Kanada znj. Elida Petoshati
Siç është njoftuar edhe nga shtypi, Zvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtëme i Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto u ndodh në kryeqytetin kanadez Otava për një vizitë zyrtare ku ai pati takime me krerët më të lartë të politikës kanadeze. Vizita e z. Haxhinasto bëhet në kuadrin e një interesi gjithnjë e më të madh nga ana e të dy palëve për lidhje edhe më të ngushta në të gjitha fushat. Vizitës së kryediplomatit shqiptar i parapriu një vlerësim i jashtëzakonshëm që Kryeministri vendas, Stephen Harper i pati bërë shqiptarëve dhe institucionit të tyre “Besës” për mbrojtjen që ata i bënë hebrejëve që u ndodhën në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe atyre që mbrritën pikërisht për të shpëtuar në tokën mikpritëse shqiptare. Kështu, në kuadrin e vizitës së z. Haxhinasto u çel në datën 10 maj 2012, në kryeqytetin kanadez një ekspozitë në të cilin pata nderin të jem i ftuar. Ekspozita titullohej “Albanie 1933-1944 – Honneur de l’Homme” dhe ajo ekspozonte dokumenta dhe fotografi të asaj periudhe të historisë, kur shqiptarët ndihmuan hebrejtë të mbijetojnë zhdukjes nga nazistët gjermanë.
Në çeljen e ekspozitës merrnin pjesë personalitete kanadeze të fushave të ndryshme, diplomatë të huaj të vendosur në Ottawa dhe shiptarë nga Ottawa, Toronto dhe Montreali.
Ceremonia e çeljes së ekspozitës u hap nga ambasadorja e Shqipërisë në Kanada Shkëlqesia e Saj znj. Elida Petoshati që pasi falenderoi të pranishmit ia dha fjalën kryediplomatit shqiptar z. Edmond Haxhinasto. Në fjalën e tij z. Haxhinasto foli për sakrificat e shqiptarëve në mbrojtje të hebrejëve që jetonin në Shqipëri në vitet ’30 e ’40 të shekullit të kaluar. Ai foli për institucionin e besës dhe përmendi me atë rast vlerësimin që i bëri Kryeministri i Kanadasë rastit të mbrojtjes së hebrejëve nga shqiptarët. Më tej ai shfrytëzoi rastin për të përmendur punën që po bënë Shqipëria për t’u integruar në instituciontet euro-atlantike dhe nuk ngurroi të kërkoj që edhe diplomatët e paranishëm si përfaqësues të vendeve respektive të ndihmojnë që Shqipëria të gjej vehten e vetë në këto institucione. Pastaj ai ftoi të pranishmit të kalonin çaste të gëzuara edhe duke shijuar ushqimet që organizatorët kishin përgatitur për të pranishmit. Atmosfera ishte me të vërtet shqiptare pasi organizatorët nuk kishin harrurar të paraqisnin kostume shqiptare. Kështu, djaloshi që shërbente pijet në minibar ishte i veshur me kostume kombëtare por edhe një studente shqiptare binte në sy tek qarkullonte mes të ftuarve bënte që të tërhiqte vëmendjen e këtyre të fundit me kostumin e saj elegant kombëtrar.
Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada Ottawa2
Ekspozita ngjalli interes tek të pranishmit si të huaj por edhe tek shqiptarët e shumtë të pranishëm. Nëpër stenda kishte pamje interesante të viteve ’30-40 të shekullit të kaluar, pamje interesante edhe për ne që vijmë nga ato anë. Gjithashtu, aty shihje dokumenta me lista të plota të hebrejëve që jetonin në atë epokë në Shqipëri, dokumenta ku shqiptarët protestonin tek autoritetet pushtuese ndaj përndjekjes së hebrejve apo edhe pamje nga jeta e hebrejëve që jetonin krahë për krahë me shqiptarët si dhe martesa dhe ngjarje të tjera nga jeta e tyre në Shipëri etj etj.
Aty ku historia ribashkonte të persekutuarit…



Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada Ottawa3Znj. Shano Bejkosalaj

Mes vizitorëve vura re një grua të moshuar e cila dukej aktive dhe kur shikonte stendat, dukes sikur ishte në to edhe një pjesë e saj. Fola me të. Për çudinë time ajo i përkiste brezit të parë të emigrantëve shqiptarë të ikur në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Për mua ishte hera e parë që takoja një “veterane” të emigracionit shqiptar. Me origjinë nga Delvina, familja e saj kishte lënë Shqipërinë pasi nuk shikonin asnjë shpresë nën regjimin komunist. Ajo quhej Shano Bejkosalaj dhe më tregoi për vuajtjet e familjes së saj në kampin grek të Lavrios dhe pastaj në Itali dhe fundin e vuajtjes së tyre kur Kanadaja i pranoi si refugjatë dhe ata u vendosën në Kanada. Ajo më tha se komunitetet shqiptare në Toronto, Ottawa dhe Montreal, kanë punuar në harmoni me njëri-tjetrin dhe kanë qenë krenar për origjinën e tyre. Kurioz që unë nuk njoh ndonjë shiptar të atij brezi në Montreal, zonja u shpreh se në Montreal, ka patur shqiptarë nga Korça, shqiptarë të vërtetë shtoi ajo…


Në një bisedë të shkurtër që pata me ministrin, në prani edhe të kryetarit të Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal, z. Kujtim Ismaili, krahas përgëzimit për përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit me Kanadanë, shfrytëzova rastin t’i përmend z. Haxhinasto se ne shqiptarët që jetojmë në emigracion kërkojmë ndihmën e qeverisë shqiptare që fëmijët tanë të munden të ruajnë gjuhën shqipe. I theksova z. Ministër se institucioni që ai drejton na kish premtuar në fillim të vitit shkollor dërgimin e disa abetareve që nuk i pam kurr të vinin. Ministri theksoi se nuk ishte në dijeni dhe se ka probleme të rendit financiar që mund të shpjegojnë mungesë e abetareve. Edhe ambasadorja Petoshati ka përcjell herë mbas here mesazhe në Ministrinë e Punëve të Jashtëme dhe problemi në fjalë është i njohur. Zvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm premtoi të punoj për të rregulluar çështjen.
Ekspozita shërbeu gjithashtu për takime mes shqiptarëve të mbledhur nga Ottawa, Toronto e Montreal. Madje u fol edhe për aktivitete të ardhëshme. Në këtë ngjarje ndodhej edhe realizatori i emisionit shqiptar “Pasqyra” emision i përjavshëm që transmetohet në televizion në Ontario, z. Ilir Lena.
Së fundi, duhen përgëzuar organizatorët për këtë nismë për të bërë të njohur tek të tjerët por edhe tek ne shqiptarët, këtë pjesë të historisë së popullit tonë, histori sakrificash e fisnikërie.
Ajet Nuro
Montreal, Kanada12 maj 2012
Pamje nga aktiviteti


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada Ottawa1-150x150
Zvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto i shoqëruar nga ambasadorja e Shqipërisë në Kanada znj. Elida Petoshati


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada Ottawa2-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada Ottawa3-150x150
Znj. Shano Bejkosalaj


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05202_2-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05203_2-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05204-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05205-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05206-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05207-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05209-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05211-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05212-150x150
Z. Edmond Haxhinasto me kryetarin e Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal z. Kujtim Ismaili


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05213-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05214-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05215-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05217-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05218-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05219-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05220-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05221-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05222-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05223-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05225-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05226-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05231-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05232-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05234-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05238-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05240-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05241-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05242-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05243-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05245-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05247-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05249-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05252-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05254-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05256-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05259_2-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05262-150x150


Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada DSC05264-150x150
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi