Ajet Nuro:Nënë Tereza u përjetësua në Montreal, Kanada
Faqja 1 e 1
Ajet Nuro:Nënë Tereza u përjetësua në Montreal, Kanada
Ajet Nuro:Nënë Tereza u përjetësua në Montreal, Kanada
Në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, në Montreal, Kanada u përurua shtatorja e Nënë Terezës. Mori pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në Kanada znj. Elida Petoshati dhe personalitete vendase
Ditën e shtunë, në datën 24 nëntor 2012, në një të ftohtë që nuk është i papritur në këtë periudhë të vitit në Montreal, në kuadrine 100-vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, u përurua shtatorja e bamirëses së shquar shqiptare, Nënë Tereza. Në këtë ngjarje të shënuar për shqiptarëte Montrealit dhe rrethinave ishte e pranishme Ambasadorja e Shqipërisë nê Kanada, Shkëlqesia e Saj, znj. Elida Petoshati, Kryetari i bshkësisë së Jug-Perëndimit Benoit Dorais, kryepeshkopi i Montrealit imzot Christian Lépine, deputetja e parlamentit federal (kanadez) znj. Hélène LeBlanc, këshilltarë bashkiak etj. Përveç shqiptarëve nga Montreali dhe rrethinat, në ceremoni kishin ardhur edhe shqiptar nga Ottawa dhe Toronto ku binte një sy përfaqësuesit e misionit shqiptar “E lumja Nënënë Tereza” Toronto me në krye z. Gjergj Nikolla.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, foli kryetari i bashkisë së Jug-Perëndimit të Montrealit z. Benoit Dorais, i cili pasi përshëndeti të pranishmit në gjuhën e shumicës pjesmarrëse, nxori në pah vlerat e figurës së Nënë Terezës, atë entuziazëm që shkaktoi kërkesa për ngritjen e një shtatoreje të Nënë Terezës nga ana e Bashkësisë shqiptare të Kebekutnë Montreal, tek të zgjedhurit e bashkisë së Jug-Perëndimit në Montreal. Ai foli për historinë e nobelistes së madhe shqiptare dhe rëndësinë që kanë për Montrealin, integrimi i shqiptarëve ashtu si dhe i komuniteteve të tjera që jetojnë këtu.
Deputetja e parlamentit federal, znj. Hélène LeBlanc veç të tjerash citoi fjalët e Nënë Terezës në ceremoninë e marrjes së çmimit Nobël, ku ajo shprehet se nga gjaku është shqiptare. Ajo gjithashtu theksoi se kjo shtatore shërben për forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve që jetojnë këtu dhe Kanadasë, vendit që i ka pritur.
Kryepeshkopi i Montrealit, Imzot Christian Lépine në ndërhyrjen e tij të shkurtër citoi fjalë të Nënë Terezës që edhe nê këtë të ftohtë, të ngrohin. Ai kujtoi se Nënë Tereza n’a kërkonte t’i buzëqeshim edhe atij që nuk kemi dëshirë t’i buzëqeshim.
Fjala e znj. Elida Petoshati shkaktoi entuziazëm tek të pranishmit. Ajo sigurisht që solli përshëndetjet e qeverisë shqiptare dhe falenderoi të gjithë shqiptarët e Montrealit dhe ata që ndihmuan në ngritjen e shtatores së Nënë Terezës, këtij simboli bashkues të shqiptarëve. Ajo falenderoi veçanërisht z. Kujtim Ismaili dhe gjithë bashkësinë e Shqiptarëve të Montrealit për këmbnguljen në realizimin e kësaj vepre që do të shërbej për të forcuar lidhjet me komuniteteve tona kudo në Kanada me vendin e tyre pritës. Ajo u shpreh se ky vit është shpallur viti i Shqipërisë këtu në Kanada dhe se zbulimi i shtatores së Nënë Terezës është një nga kulmet e aktiviteteve tona në këtë kuadër. Znj. Petoshati u shpreh në dy gjuhët zyrtare të Kanadasë si dhe në gjuhën tonë shqipe.
Kryeatri Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal, z. Kujtim Ismaili, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e figurës së Nënë Terezës për të gjithë shqiptarët dhe mesazhin që ajo n’a përcjell, paqe, dashurinë dhe respekt. Ai falenderoi të gjithë anëtarët e bashkësisë shqiptare këtu në Montreal dheveçanërisht ata që ndihmuan më shumë në realizimin e këtij aksioni siç ishte ai i ngritjes së shtatores së Nênë Terezës këtu në Montreal. Kjo dhuratë, vepër e skulptorit Benard Lekgegaj të cilin fatkeqësisht nuk e kemi prezent do të kontriboj në forcimin e lidhjeve midis komunitetit tonë dhe banorëve të minibashkisë se Jug-Perëndimit.
Kryetari i Bashkësisë Shqiptare të Kebekur në Montreal, z. Kujtim Ismaili, i dhuroi z. Benoit Dorais çmimin e 100 vjetorit të Pavarësisë të shoqëruar nga një skulpturë të figurës qendrore të shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemalit, çmim i dhënë nga Albanian Life Quality Union.
Nga ana e tij, Kryetari i Bashkësisë së Jug-Perëndimit të Montreali z. Benoi Dorais, u dhuroi nga një libër turistik të monibashkisë së Sud-Ouest (jug-Perëndimit) znj. Petoshati dhe z. Kujtim Ismaili.
Pastaj u kalua në momentin e shumë pritur, zbulimin e shtatores së Nënë Terezës. Shiritin e preu kryetari i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal, z. Kujtim Ismaili si dhe kryetari i Bashkësisë së Sud-Ouest-it të Montrealit z. Benoit Dorais. Në momentin e zbulimit të shtatores, flamuj kuq e zi dhe flamuj të Kosovës, Kanadasë e Kebekut valviteshin në sfond duke e bërë atmosferën festive duke sfiduar të ftohtin polar të asaj dite.
Në zbulimin e shtatres së Nënë Terezës ishin të pranishme mediat vendase, frankofone dhe anglofone si dhe përfaqësuesi i televizionit shqiptar Pasqyra në Toronto z. Ilir Lena.
Pas zbulimit të shtatores u procedua me foto-kujtime të tê pranishmëve pranë shtatores së Nënë Terezës.
Më pas u bë bekimi i statujës nga Don Xhovani i Misionit Shqiptar “E Lumja Nënë Tereza”, Toronto.
Ajet Nuro
Montreal. 25-26 nëntor 2012
PS. Gazetat e këtushme i bënë jehonë ngjarjes. Ja dy lidhje:
http://www.montrealexpress.ca/Vivre-a-Montreal/2012-11-23/article-3126382/Devoilement-dune-sculpture-en-bronze-de-Mere-Teresa/1Gjithashtu kronika janë transmetuar nga televizionet anglofone dhe frankofone.
Momentin e zbulimit të shtatores e keni këtu dhe për këtë dua të falenderoj z. ilir Lena
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ajet Nuro:Nënë Tereza u përjetësua në Montreal, Kanada
Foto nga ngjarja historike:
Gazetari i mirënjohur i televizionit PASQYRA, z. Ilir Lena
Deputetja federale znj. Hélèene LeBlanc duke përshëndetur pjesëmarrësit
Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, shkëlqesia e Saj znj. Elida Petoshati
Kryepeshkopi i Montrealit, Imzot Christian Lépin
Z. Benoit Dorais dhe z. Kujtim Ismaili duke zbuluar shtatoren e Nënë Terezës
Kryetari i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal, z. Kujtim Ismaili
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada
» Ajet Nuro:Nënë Tereza bashkon shqiptarët e Kanadasë
» Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada
» Ajet Nuro:Talenti me emrin Gjon në Montreal
» Ajet NUro:Në Montreal u festua 98 vjetori i shpalljes së Pavarësisë
» Ajet Nuro:Nënë Tereza bashkon shqiptarët e Kanadasë
» Ajet Nuro:“Besa” e shqiptarit ekspozohet në Otava, Kanada
» Ajet Nuro:Talenti me emrin Gjon në Montreal
» Ajet NUro:Në Montreal u festua 98 vjetori i shpalljes së Pavarësisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi