Hasan Qyqalla:Letër Nënës-Në vend të URIMIT
Faqja 1 e 1
Hasan Qyqalla:Letër Nënës-Në vend të URIMIT
Hasan Qyqalla:Letër Nënës-Në vend të URIMIT
Vetëm pesë minuta…dhe Marshi i Mërgimtarit!
Shumë e dashurë Nënë,
Po të shkruaj këtë letër me zemër të thyer. Paraprakisht uroj të jesh mirë me shëndet. Nuk ka shumë kohë që u ndamë, pas vizitës që na bëre. Megjithatë, ikën ato ditë me ty, që tani më duken si një ëndërr e mrkullueshme. Kam edhe shumë për të thënë e shkruar, por nuk mundem. Më mbysin lotët. Qulli m’është futur gjer në zemër. Shpresa më mbanë të gjejë të fortë e me shëndet, t’më presësh në portë krahështrirë apo në dritare me sy kah lindja e rrezes së parë t’agut. Mbase edhe pushimet janë afër. Mbaju Nënë e dashur... Dhe desha të zgjatem ende, pasi dashuria për Ty s’mbaron dot... Por, befas më reprizohet ekrani i mbrëmshëm televiziv, kur një Nënë, fisnike e bujare, e urtë dhe trime, fjalëmbël e gjithë nur...si të gjitha Nënat Shqiptare, kërkoi vetëm 5 (pesë) minutë të futen nën lëkurën e saj kuvendarët e Kuvendit të Kosovës... Ajo, mesin e shumë Nënave tjera, zgjohet me sy kah rrezja e parë, kurse erret me portën lënë hapur, duke ndezë një kandil urate për fatin e t’birit...! Mos do merr ndoj lajm, se mos do i kthehet i biri (ndoshta i vetëm),... mbase kaluan 13 vite, e ende në gji ruan vetëm fotografinë dhe kujtimin gërshetuar me shpresën...! E kuvendarët qeveritarë, thonë se votuam, por nuk dijtëm çfarë votuam...!!! Më kujtuan kohën e Perandorisë së shëmtuar osmane, mbretërin shfarosëse serbe... kur i detyronin dhunshëm me “dhënë gisht”! Megjithatë sfiduam e qëndruam. E prekëm ëndrrën qindrashekullore: KOSOVA SHTET I PAVARUR E SOVRAN!!! Por, LIRINË kush e gëzon sot, veç pushtetarëve me “zabitët” e vet. Apo “mbretëria e malit”...!!! E kjo Nënë (përsonazhi i ekranit të mbrëmshëm), bëri apel e luti: “futuni vetëm pesë minuta nën lëkurën time”; të vazhdoj me pyetjen: “a thua kanë Nëna këta njerzë të mdhenjë, apo ...!!!” Ky skenar i kësaj Nëne më godet thell, më dridhë dellin e zemrës, më prish trurin,... mbase duket të kem ngelë pengë i kësaj skene të llahtarshme! U penduam, javën tjetër do ta votojmë prap...se i ngelet hatri Serbisë, po se takoi Edita Tahirin!!! Çmenduri apo injorim! Antikombëtarizëm, anticivilizim dhe antiinstitucionalizëm! Kjo është Qveria e Kuvendi!!! Ky është Kryeministri, Ciceroni (fjalën e kam për Z. Kuqi) & Co (Behxhet Pacolli, Bujar Bukoshi, Edita Tahiri,etj.); ky është Kryeparlamentari me “titull doktor shkence dhe doktorët tjerë partiak” (që nuk i bjen ndryshe veç kopjim i SHKOLLËS SË KUMROVCIT të Titos, që prodhonin kuadra partiake, kuptohet me ca përjashtime)! E une kujtoj Nënën që i shterruan sytë nga lotët, i verbuan sytë nga hija, iu dogj zemra nga malli, e veshët i janë bërë të shurdhër! E lënë nën mëshirën e kohës së keqe!
Nënë, tani më mori një miku im në celularë... Ka qenë reporter lufte... Gazetarë, arsimtarë, historian, e mbi të gjitha një luftëtar i dinjitetshëm dhe i formuar kombëtarisht. E quajnë Magjun SMAJLI... Është nisur këmbë nga Gjermania për në Kosovë... dhe në telefon më tha: “bëra 1097 kilometra rrugë këmbë, në shenjë të ditënisjes së bombardimeve të NATO – s kundër Serbisë, dhe në nderim të heronjëve, dëshmorëve, bashkëluftëtarëve dhe Nënës sime, gjithnjë aludonte kah përsonifikimi i Nënave, që djemt e tyre ranë n’altarin e Lirisë, qoftë edhe atyre Nënave që ende presin, qoftë edhe në lajm për të pagjeturit ”! I dedikohet pikërisht Kryepërsonazhit të këtij artikulli... Biseduam gjatë me mikun tim Magjunin... për t’mos thënë se loti mbylli receptorin tim dhe të tij, pa u përshendetur fare!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hasan Qyqalla:Ne vend te URIMIT PER VITIN E RI
» Agim Gashi:Në vend të urimit!
» Kujtim Stojku:NË VEND TË URIMIT
» Agim Gashi:Në vend të Urimit pë 7 Marsin!
» Agim Gashi:Në vend të Urimit pë 7 Marsin!
» Agim Gashi:Në vend të urimit!
» Kujtim Stojku:NË VEND TË URIMIT
» Agim Gashi:Në vend të Urimit pë 7 Marsin!
» Agim Gashi:Në vend të Urimit pë 7 Marsin!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi