Kepi i Rodonit, Legjendë dhe Histori
Faqja 1 e 1
Kepi i Rodonit, Legjendë dhe Histori
Mbrojtja e Skënderbeut në bregdet dhe, komunikimi me Krujën
Në vend të hyrjes
Në literaturën e gjeografisë është pak e vështirë të vihet një shenjë dalluese midis gadishullit dhe kepit. Sipas saj gadishulli quhet ajo pjesë toke që rrethohet nga tre anë me ujë. Ndërsa kep quhet një breg shkëmbor që futet në det. Shpesh herë pjesa e fundit e një gadishulli ose disa pjesë të tij quhen me emrin kep. Ndërsa në raste të tjera gadishujt me përmasa të vogla quhen kepe. Në gjeografinë e Shqipërisë klasifikojmë si të vetmin gadishull karaburunin dhe më pas rendisim si kepe disa të tillë si: Kepi i Rodonit, Bishtin e Pallës, Kepin e Lagjit, Kapoqefalin, Kepi I Stillos, atë të Gjuhëzës etj.
Ndërkohë që në këtë shkrim do të trajtojmë kepin e Rodonit, i cili njihet që nga fundi i mesjetës me emrin e çuditshëm “Muzhli i Skënderbeut”.
Rodoni
Kepi i Rodonit është një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Në veri të tij derdhet lumi i Ishmit një nga lumenjtë e vegjël të Shqipërisë. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakta që e rrethojnë krejt kepin. Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse: të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut.
Legjenda të vjetra
Redoni sipas mitologjisë Ilire ishte hyu i detit, njëlloj si Poseidoni i Grekëve apo Neptuni i Romakëve. Për një kohë të gjatë studjuesit janë përpjekur që të gjejnë elemente që të vërtetojnë se emrin e Redonit e mban sot Kepi i Rodonit. Me këtë problem janë marrë në të kaluarën arkeologët Hasan Ceka dhe Moikom Zeqo.
Sipas këtij të fundit Redoni ka qenë Perëndia kryesore zyrtare e shtetit Ilir (M.Zeqo, Motive arkeologjike fq.146-150, Tirane 1990). Ai ka qenë i vlerësuar nga Ilirët dhe figura e tij ishte përjetësuar në tempuj, emra njerëzish dhe simbole monedhash, si ato të qytetit të Lisit, të fiseve ilire të Labeatëve, Daorsëve dhe monedhat e mbretit Ilir, Gent (M.Zeqo. Panteoni Ilir).
Ndërkohë në traditën tonë popullore nuk ekziston ndonjë e dhënë që të tregojë drejtpërdrejtë që kepi i Rodonit e ka marrë këtë emër nga ndonjë legjendë për perëndinë e detit Redonin. Ndoshta emri Redon është përpunuar në Rodon gjatë shekujve, duke na treguar se sipas mitologjisë Kepi lidhej me legjendën e perëndisë Redon, zotit Ilir të deteve.
Pak histori
Kalaja e Rodonit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452. Ndërkohë që punime plotësuese në të u bënë edhë në vitin 1463, kur Skënderbeu solli disa mjeshtra raguzianë të ndërtimit.
Pas vdekjes së Skënderbeut kalaja u mor nën kontroll nga Venediku, i cili në vitet 1500, kur Durrësi nisi të kërcënohej nga osmanët, ndërmorën punime për rindërtimin e saj. Qëllimi i ndërtimit të kësaj kalaje nga Skënderbeu ishte sigurimi i një daljeje komunikimi në bregdet, i cili kontrollohej nga Venecianët, të cilët gjithmonë e shikonin politikën e Skënderbeut me dyshim.
Ndërkohë kalaja do të shfrytëzohej ndoshta edhe si stacion i fundit i Skënderbeut për tu larguar drejt Italisë, në rastin e një sulmi fatal turk. Për këtë qëllim në 22 Janar 1462 në bisedimet e zhvilluara në Raguzë midis Ambasadorit të Skënderbeut Andrea Gazuli dhe Republikës Dalmate, Skërnderbeu kërkoi ndihmë detare. Kjo gjë u sigurua në traktatin e 4 shkurtit 1462 ku Raguza në rast lufte do ti vinte në shërbim Skënderbeut limanët dhe flotën e saj për qëllime të luftës kundër turqve.
Vite më vonë pasi u pushtua prej turqve kalaja e Rodonit nuk u shfrytëzua më për qëllime ushtarake. Për tu mbrojtur ajo kërkonte punime plotësuese por ishte edhe pre e lehtë për tu goditur nga artileria e anijeve të luftës (Gj. Karaiskaj. 5000 vjet fortifikime në Shqipëri, Tirane 1981, fq. 183-185). Kështu ajo u braktis për tu quajtur një relike e kohës së shkuar, u lanë jashtë kujdesit për tu shndërruar në rrënojë.
Skënderbeu si ndërtues
Mbas kryengritjes Çlirimtare të vitit 1443 Skënderbeu ringriti Principatën e Kastriotëve dhe krijoi lidhjen e Lezhës në 2 Mars 1444. Për tu mbrojtur nga sulmet turke Gjergj Kastrioti nisi ndërtimet mbrojtëse duke riparuar kështjellat ekzistuese, dhe duke vendosur në to reparte të zgjedhura. Gjithashtu ai krijoi edhe një sistem mbrojtës në pjesën lindore të vendit. Më vonë Skënderbeu ndërtoi edhe disa Kështjella sipas interesave strategjike: si ato të Rodonit dhe Modricës, ndërsa kreu ndërtime fortifikuese në Krujë, Petrelë, Gurin e bardhë, Stelush, Balec (Shkodër) etj. (A.Meksi. Arkitektura mesjetare në Shqipëri, Tirane 1983. fq.56).
Dokumentat historike na dëshmojnë se Skënderbeu për ndërtimin e saj nënshkroi një kontratë me një grup mjeshtrash Raguzianë, të cilët ishin të njohur në të gjithë pellgun e Adriatikut për ndërtime. Kontrata midis Skënderbeut dhe 3 sipërmarrësve Raguzianë u nënshkrua në 23 Dhjetor 1463. Ndërsa punimet filluan diku nga fundi i vitit 1464 (Lufta Shqiptaro-Turke e shekullit XV, Burime Bizantine, Tirane 1967 fq.60-61). Kronisti Bizantine Halkokondili na njofton se Skënderbeu e ndërtoi Kështjellën në një gadishull të vogël prej 3 stadesh e rrethuar me mure dhe duke vendosur aty forca ushtarake që të mbrohej nga ushtria e Sulltanit. Brenda kalasë kishte një shesh i cili ishte 400 m i gjatë dhe 200 m i gjerë.
Kalaja e Rodonit
Kalaja e Rodonit nuk ishte një Kala e mirëfilltë, por një fortifikim i cili përbëhej nga një mur mbrojtës me gjatësi 100 m që shtrihej nga një breg i kepit në bregun tjetër. Ky mur shoqërohej edhe me një hendek që mbushej me ujë deti. Në anën V-L muri ishte i paisur me një hyrje me të cilën kryhej komunikimi. Ngjitur me këtë hyrje ndodhej një bastion në formë harku i cili shtrihej paralel me bregun. Ai ishte i lartë rreth 10-12 m dhe muri i tij kishte një trashësi prej 3-6 m. Muri i Bastionit shoqërohej nga një tjetër mur i dytë në formë paraleli në distancë 4.80 m (5000 vjet fortifikime në Shqipëri. Gj. Karaiskaj. Tirane 1981. fq.182). Në të dyja anët ekstrem të tyre muri dhe Bastioni ishin të paisur me kulla. Interesante është se edhe sot shihen në rrënojat e tyre frengjitë e topave të dikurshëm.
Një kullë e tretë ndodhej 200 m në brendësi të kepit. Ajo shërbente për të komunikuar me anë të zjarreve në vijë ajrore me kalanë e Krujës.
Fortifikimi ishte ndërtuar nga gurë shtufi të punuar me forma katërkëndëshi. Ata ishin të lidhur me llaç dhe të kombinuar me tulla.
Kështjella u ngrit nga Skënderbeu për të patur një dalje në det duke mos qënë në varësinë e Venedikut, që kishte nën kontroll bregdetin. Por Skënderbeut i duhej edhe një pikë portuale për të zhvilluar aktivitet tregtar me perëndimin, pasi lufta shqiptaro-turke “gëlltiste” të ardhura të shumta, për të cilat ai kishte shumë nevojë. Dokumentat Venedikase dëshmojnë se edhe gjatë shekullit të XVI-të në Rodon ka ekzistuar një skelë detare e kompletuar që quhej në shumës “Dyert e Rodonit” (Dokumenta të shekujve 16-17 për Historinë e Shqipërisë. 1. Tirane 1989. dokumenti 191). Ndërkohë që në të tjera relacione venedikase skela e Rodonit del dhe me emrin e Shën Anastasisë.
Venediku
Qysh në fund të shekullit të XIV Venediku u kthye në zotërues të bregdetit Shqiptar. Duke shfrytëzuar konfliktin midis Principatave vendase dhe kërcënimin turk, Republika e Adriatikut me anë të blerjes dhe diplomacisë u bë qysh nga viti 1385 zotëruese e qyteteve të bregdetit Shqiptar. Sapo i morën në zotërim qytetet dhe fortesat Venecianët ndërmorën edhe gjatë shekullit të XV shumë ndërtime mbrojtëse në bregdet. Qëllimi i tyre ishte forcimi i pozicioneve për të kontrolluar monopolin e tregtise dhe për të shtuar sigurinë që kërcënohej nga turqit dhe synimet e feudalëve shqiptarë që kërkonin të dilnin në bregdet.
Me humbjen e Durrësit dhe rënien e tij nën tundimin turk Venediku e braktisi edhe kalanë e Rodonit duke u larguar nga një pjesë e madhe e bregdetit shqiptar. Kjo braktisje mund të jetë bërë pas vitit 1571 sepse në një dokument Venecian të këtij viti thuhet se: “Këta Rodonasit janë burra trup lidhur, idhnakë dhe trima, kështu që akoma nuk u janë nënshtruar turqve që janë zotërit e tyre. Nga lumi i Drinit, Rodoni, Erzeni dhe Durrësi, qyteti i Ulqinit nxjerr 150 000 Stara drithë në vit”. (Hylli I Dritës. Shkodër 1936. nr.5-.
Ndërtime të tjera
Pranë kështjellës së Kepit të Rodonit ndodheshin edhe katër manastire katolike të cilat kanë ekzistuar në këtë vend të vetmuar përpara se të ndërtohej kështjella. Të tilla manastire kanë qënë ai i Shën Anastasisë, Shën Kollit, Shën Mërisë dhe ai i Shën Ndout. Ky i fundit ishte i vetmi objekt që ekzistonte deri përpara disa vjetësh në gjëndje rrënoje. Kisha e Shën Ndout kishte një planimetri 13.6x 6.2m. Ajo përbëhej nga Naosi, narteksi dhe kthina e altarit (A.Meksi. Arkitektura mesjetare në Shqipëri. Fq.135).
Objekti ishte ndërtuar me një muraturë prej gurësh shtufi dhe tullash të lidhura me llaç gëlqereje, ku është përdorur teknika bizantine e kluasonazhit. Kisha i takon arkitekturës romane-gotike e cila shihet tek harqet e mprehta. Kisha e Shën Ndout është ndërtuar sipas specialistëve në shekujt 14-15.
Njëri prej këtyre manastireve përmendet në një document të vitit 1488. Në të thuhet që Papa Inoçenti VIII-të u lejon Minareve Observante të Dalmacisë të marrin rishtaz nën kujdesin e tyre manastirin e Rodonit pranë Currilave. (Dokumenta të shek.XV për historinë e Shqipërisë. Vëll IV.I. fq.108) ndikimin dalmatin edhe në fushën e besimit në Shqipërinë e shekullit të XV. Diku në fund të viteve 1990 (1998-200) në financime gjermane u restaurua kisha e Shën Ndout, ku sipas legjendës këtu ka kaluar një pjesë të kohës së saj motra e Skënderbeut, Mamica.
Ilirjan Gjika
Historian

Ilirjan Gjika- Numri i postimeve : 11
Registration date : 31/03/2009
Similar topics
» Vdes mbreti i muzikës pop Majkëll Xhekson
» Lamtumirë, legjendë
» Arvanitasja legjendë - Laskarina Bubulina
» Hamit Haxhiu, ky trim për legjendë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi