Presidenca e KiE-së, Berisha: Do rrisim bashkëpunimin rajonal
Presidenca e KiE-së, Berisha: Do rrisim bashkëpunimin rajonal
Presidenca e KiE-së, Berisha: Do rrisim bashkëpunimin rajonal
(I plotësuar) - Vazhdimi i traditës së reformave, promovimi i tolerancës fetare dhe rritja e demokracisë, do të jetë misioni i Shqipërisë si kryesuese e KiE në mandatin 6 mujor. Në ceremoninë e pritjes se mbajtur nga Ministria e Jashtme, drejtuesi i këtij institucioni Edmond Haxhinasto ka vlerësuar se marrja e Presidencës është mundësi e shkëlqyer për të nxjerrë në pah arritjet në rrugëtimin e përbashkët. Ndërkaq Haxhinasto shtoi se në këtë 6 mujor Shqipëria do të bëjë gjithcka që të bëhet dhe zëri i Kosovës në KiE, duke shprehur besimin se “Të bashkuar në diversitet” do të rrisim vlerat e Europës.
I pranishëm në pritje, kryeministri i vendit Sali Berisha e konsideroi marrjen e kryesimit të KiE një ngjarje historike që vjen si margaritar në 100 vjetorin e Shqipërisë shtet. Ndërsa ka theksuar se Shqipëria do të punojë fort në këtë mandat për rritje të bashkëpunimit rajonal dhe përqëndrim të vëmendjes tek minoritetet.
“Është një ditë historike që vjen si margaritar në 100 vjetor. Kjo është një ditë simbolike edhe për KiE për vlerat dhe rëndësinë e tij se ky tempull ishte burim frymëzimi për kombet e shtypura. Shpreh mirënjohje ndaj KiE për mbështetjen në 20 vite me radhë. Kemi përcaktuar një axhendë, vazhdimi i reformave është jetik. Jemi komb i vogël, por në vetvete kemi edhe vlera me të cilat mund të ndikojmë kudo, si toleranca fetare. Do përpiqemi që këtë mesazh ta transmetojmë kudo në Europë si dhe vendet e Pranverës Arabe. Këto vende kanë përjetuar diktatura të egra dhe kanë nevojë për modele dhe mbështetje.Do të promovojmë axhendën për të rinjtë, përpjekjet e përbashkëta me ta do kenë rezultate. Sot ka një përpjekje për bashkëpunim rajonal, do të japim ndihmesën tonë për minoritetet, Ballkani është një mozaik minoritetesh” u shpreh Kryeministri.
Ndërkaq sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni, Thobjorn Jagland dha mbështetjen e tij për kryesimin e KiE nga Shqipëria, ndërsa vlerësoi se në 20 vite ky vend ka realizuar një demokraci vibrante.
“Keni një himn shumë të bukur. Unë u rrita në një kohë kur Shqipëria ishte një vend i mbyllur. Shqipëria ka ndryshuar dhe është bërë një demokraci vibrante. Është një revolucion, fakti se Shqipëria po merr Presidencën është një mundësi e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por dhe vetë Europën, madje për Ballkanin në vecanti” tha ai.
Jangland: Mbështetje kryesimit të Shqipërisë në KiE
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thobjorn Jagland ka dhënë mbështetjen e tij për kryesinë e Shqipërisë në KiE ndërsa ka vlerësuar si të mbarë nisjen e punës. Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto Jagland ka shprehur besimin në sukesin e presidencës së vendit tonë.
“Çështja e të jeturait në diversitet është një nga sfidat e Europës. Vërtet sot Europa pa vuan krizën financiare por do vijë një kohë kur këto probleme do të zgjidhen dhe do të jetë sfida e të jeturait të diversitet. Nga ana tjetër vlerësoj mbështetjen e Shqipërisë për proceset reformuese të KiE-së dhe angazhimit që ka të bëjë me respektimin e të drejteve të njeriut. KiE ka filluar të punojë më ngushtë me Mesdheun Lindor. 6 muajt e ardhshëm janë të rëndësishme për Shqipërinë”, ka deklaruar ai.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës ka këshilluar më tej për zgjedhjen e një presidenti të dalë me konsensus mes palëve. "Presidenti të zgjidhet në mënyrë transparente dhe të dale nga një proces bashkëpunues”- tha ai.
Ndërkohë në orën 18:00, në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, do të zhvillohet një pritje me rastin e marrjes së Kryesisë të Komitetit të Ministrave të Keshillit të Europës, maj- nëntor 2012, shoqëruar nga një Koncert i "Orkestrës së Dhomës". Të pranishëm në këtë ceremoni, do të jenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, përfaqësues të qeverisë shqiptare, përfaqësues të trupit diplomatik të akreditaur në Shqipëri, etj.
Një ditë më parë Shqipëria mori zyrtarisht presidencën e Këshillit të Europës. Për herë të parë pas 17 vitesh anetaresim, Shqipëria do të drejtojë Komitetin e Ministrave të 47 vendeve anëtare, një hap ky që shënon rritjen e imazhit të Shqipërisë në Europë dhe prestigjin e saj për të drejtuar organizata ndërkombëtare të këtyre përmasave.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nisën bashkëpunimin Thaçi e Osmani
» Krasniqi: Qeveria të mos ngutet rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës
» Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha
» Bashkëpunim rajonal kundër trafikut të qënieve njerëzore
» Manifestimi rajonal i poezisë-“TREKËNDËSHI POETIK I PAQES”
» Krasniqi: Qeveria të mos ngutet rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës
» Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha
» Bashkëpunim rajonal kundër trafikut të qënieve njerëzore
» Manifestimi rajonal i poezisë-“TREKËNDËSHI POETIK I PAQES”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi