Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Manifestimi rajonal i poezisë-“TREKËNDËSHI POETIK I PAQES”

Shko poshtë

Manifestimi rajonal i poezisë-“TREKËNDËSHI POETIK I PAQES” Empty Manifestimi rajonal i poezisë-“TREKËNDËSHI POETIK I PAQES”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 05, 2012 10:01 pm

Manifestimi rajonal i poezisë-“TREKËNDËSHI POETIK I PAQES” 264927_216797395029062_6922559_n
Manifestimi rajonal i poezisë
“TREKËNDËSHI POETIK I PAQES”

Manifestimi rajonal i poezisë-“TREKËNDËSHI POETIK I PAQES” 173357_1563102666_1405324133_n

Edicioni i dytë,
Gryka e Karadakut Gjilan ),
9 qershor 2012


Asociacioni alternativ i shkrimtarëve, Ars Clubi “Beqir Musliu”, për herë të dytë radhazi organizon Manifestimin rajonal të Poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”, si përkushtim për 12 Qershorin – Ditën e Lirisë për Kosovën, në trekëndëshin kufitar të Grykës së Karadakut ( Stançiq e Dunav)

Pjesëmarrës, shkrimtarë (poetë) nga Kosova, Kosova Lindore (Serbi), Maqedonia dhe Shqipëria, të ftuar dhe artdashës.

Manifestimi synon ndërtimin e urave mes popujve, përmes poezisë , në funksion të paqes si vlerë e patjetërsueshme e njerëzimit.

Manifestimi i sivjem, si dhe gjithë veprimtaritë letrare të Ars Clubit "Beqir Musliu" përveç që shëojnë 13 vjetorin e lirisë për Kosovën, njëkohësisht mbahen edhe nën emblemën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ecuria ( agjenda) e Manifestimit:

KAFEJA E MËNGJESIT
Pritja e krijuesve dhe e të ftuarve
Ora 11:00 – 11:45
Restaurant DUNAVI
(afër vendkalimit kufitar në Stançiq)

VARGJET KALOJNË
( hapja simbolike e Manifestimit )
Ora 12:00 – 12:30
Vendkalimi kufitar në Stançiq

BUKË E KRIPË E ZEMËR
Dreka me ushqime vendi
Ora 13:00 – 14:00
Oborri I Kishës së Shën Anës

KOHA E POEZISË
Ora e madhe letrare
Ora 14:00 – 15:00
Në Kishën e Shën Anës

... nëse moti është me shi, BUKË E KRIPË E ZEMËR dhe KOHA E POEZISË mbahen në restaurantin "Gryka e Karadakut" (Pidiq)

Organizator
Ars Clubi “Beqir Musliu”, me seli në Gjilan
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi