Tomë Mrijaj: Dhimbja e dhimbjeve të gruas shqiptare në kohën e diktaturës

Para disa ditëve në postë me mbërriti Vëllimi Dytë i librit: “DHIMBJE” (Tiranë, 2008), me nënshkrimin e autores shkodrane Fatbardha Saraçi Mulleti. Tek shfleton faqet e përgjakura, plot dhimbje dhe vuajtje, keqtrajtime dhe internime, të grave fisnike, trime dhe sokolesha të papërkulura nga presioni i shtypjes së madhe të terrorit komunist; vajzave dhe nënave shqiptare, që kurrë nuk njohën fëmijërinë dhe rininë e tyre, por u burrëruan (pjekën para kohe) nga vuajtjet e stërmundimet brenda qelive të ftohta të burgjeve të diktaturës; menjëherë më pushtoi një dhimbje e fortë, por edhe krenari, se këto martire të flijuara dhe të mbijetuarat (të gjalla si dëshmi e kohës), janë sot nderi dhe dëshmia e historisë së freskët të kalvarit, duke qenë kësisoj dokumente të gjalla të Lirisë dhe Demokracisë së Vertetë Shqiptare.
Çdo faqe e librit të hulumtueses së palodhur Saraçi, është një akuzë e freskët ndaj sistemit komunist, arkivë (file & folder) e gjallë dhe dosjeve, që për mendimin tim ekzekutorët komunist, duhet të dërgohen në Gjyqin Nërkombëtar të Hagës, me motivacionin: Krime të Përbindshme Kundër Njerëzimit…
Më kot thuhet, përmes media-ve të manipuluara në Shqipëri, se duhen hapur Dosjet. Kush më mirë se zonja Fatbardha Mulleti Saraçi, e ka kryer detyrën fisnike të hedhjes dritë mbi të vërtetat historike, duke na dhënë faqe për faqe, fakt mbas fakti, malin e madh të vuajtjeve dhe mjerimit, ku e plandosi rininë shqiptare kulçedra e kuqe e diktatorit Enver Hoxha; vajzat fisnike të familjeve të mëdha patriotike ndër shekuj, të nderuara dhe respektuara në mjedisin shqiptar; gratë e vajzat e mrekullueshme të ish – përndjekurve politikë në Shqipëri për harkun kohor të viteve 1944-1990.
Këto vajza e gra trimëresha, vinin nga familjet e njohura me tradita atdhetare brez mbas brezi, duke filluar nga epiqendra ose djepi i kulturës Shkodra deri në Sarandë dhe nga Durrësi në Kukës e përtej saj në Republikën e Re të Kosovës…
Hulumtuesja skrupuloze e derës së mirënjohur të Mulletëve, nëna fisnike Fatbardha Mulleti – Saraçi, është në të njëjtën kohë pjesë e kalvarit të përgjakshëm, që kaloi mbi shpinë familja e saj.
Nëse shikohen me kujdes figurat kryesore ose përsonazhet martire dhe të gjalla nga mbijetesa, në librin historik të autores, mund të them me bindje, se vajzat dhe gratë shqiptare të persekutuara në kohën e diktaturës komuniste, ishin dhe mbetën disidenca e mirëfilltë për popullin e shumëvuajtur, larg atyre servilëve dhe shërbetorëve të diktaturës, që sot rrahin gjoksin, duke thënë se kanë bërë disidencë nga lozhet e përgjakura të piramidës së kuqe komuniste.
Fatbardha Saraçi – Avokatja e denjë e femrave martire, në
simpoziumet e së Djathtës së Bashkuar Shqiptare
Gjatë udhetimëve të mia në vendlindje dhe trojet e tjera enike shqiptare, me rastin e mbajtjes së simpoziumeve me temë: “E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike” (ku janë mbajtur deri më sot tetë tubime historiko – shkencore, shënimi im T.M.), pata fatin të njihem për së afërmi me nacionalisten e kulturuar shkodrane Fatbardha Mulleti Saraçi.
Sikurse gjatë bisedave të lira, ashtu edhe në ligjerimet e saj historike, autorja Saraçi, ka si subjekt të përhershëm analizën ose përshkrimin e vuajtjeve dhe torturat çnjerëzore të femrës së pafajshme, nën rregjimin diktatorial të E. Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve servilë të tij.
(Ne foto Tomë Mrijaj – autori i recensionit)
Duke parë përmbajtjen e librit dhe gjatë leximit të vemendshëm, që lexuesi mund t’i ndesh në fletët e veprës, të rrënqethet trupi dhe të dhemb shpirti për historitë e dhimbshme, që janë dhimbja e 50 vjetëve të femrave tona, nën epideminë apo termetin e përsekutimit total ose barbar komunist.
Studiuesja e nis veprën ose dhimbjen e dhimbjeve, me familjet fisnike plot tradita atdhedashurie më të njohura të kombit tonë. Kështu në fillim ajo na jep një përshkrim dhe analizë historike për familjen shtatë shekullore të Kapidanit të Mirditës (Gjomarku), duke filluar nga gruaja e Kapidan Marka Gjonit, trimëresha mirditore Dava Marka Gjoni (1857-1947), dhe vijon me radhë me: Mrika e Gjon Markagjoni (1885-1968), nënë e dhjetë fëmijëve, e bija e Gjok Pjetër Përvizit nga Kurbini, nëna e komandantëve të forcave të rezistencës kundërkomuniste në Shqipërinë e Veriut dhe Kosovë, trimave: Kapidan Dr. Mark dhe Llesh (Sandër) Gjomarkut, të vrarë heroikisht në përleshje me forcat komuniste në malet e Mirditës. Kjo malësore fisnike kaloi gjithë jetën në kampet e internimit deri më vdekjen e saj në Savër të Lushnjës, mbas 24 vjet internimi në moshën 83 – vjeçare.
Por persekutimi vijon, me vajzat e Kapidan Gjonit: Marta Gjomarkaj (1916-2006) dhe martirja e gjallë Bardha Gjon Markagjoni (1945). Gjithashtu jetë plot vuajtje kaloi Marta, qysh prej vitit 1945, gruaja e Kapidan Dr. Mark Gjomarkut, e cila u paralizua në kampet e përqendrimit (internim) bashkë me fëmijët: Kristinën, Çelestinën dhe Gjonin. Ajo ndërroi jetë në kapin e internimit, mbas 30 vjetëve, në vitin 1974.
Duhet thenë, se gjatë leximit të librit, që ende pikon dhimbje, për çdo lexues me gjak shqiptari. Autorja Saraçi, ka parasysh dhe njeh shumë mirë Derën e famshme të Kapidanit të Mirditës, që nuk mundën t’a nënshtrojnë për 500 vjet me topa, jeniçerët barbarë të ushtrisë otomane (Sulltanët e Stambollit), mundi t’ia bënte përbindshëm “shqiptari” komunist i ideologjisë bolshevike – Derës së Kapidanit të Mirditës, që ishin ndera dhe krenaria e gjithë kombit tonë.
(Ne foto kopertina e librit)
Në mesin e shumë bijave shqiptare, që qysh në rininë e saj rroku pushkën për bashkimin e trojeve etnike shqiptare dhe kundër vendosjes me dhunë të sistemit komunist në Shqipëri e Kosovë, ishte edhe sokolesha sypatrembur heroina më e madhe e të gjithë kohërave Marie Shllaku (1922-1946).
Studiuesja Saraçi, i kushton një vend të rëndësishëm bijës së Shkodrës dhe martires së Kosovës Marie Shllaku nga f. 218-224. Kjo trime fisnike ishte e vetmja femër shqiptare, që vepronte në malet e Kosovës, sëbashku me trimat e 50 çetave antiserbe e antikomuniste. Edhe përpara gjyqit komunist shqiptaro – serb, që e denoi me pushkatim, ajo ripërsëriti moton e saj: “Gjithçka për Kosovën dhe gjaku im t’u bëftë dritë!”
Dhimbje
Libri i ri i hulumtueses së palodhur Fatbadha Saraçi, mund të them me bindje te plotë, se është një ndër arkivet e mbushur me dhimbje nga më tragjiket për femrën shqiptare. Vepra në fjalë, është e vetmja në llojin e vet, që tërësisht i përkushtohet vuajtjeve të papërshkrueshme të nënave, nuseve, vejave, jetimëve, vajzave të reja dhe adolishenteve, foshnjeve dhe plakave nën diktaturën më të egër të rregjimit komunist në Shqipëri gjatë viteve 1944-1990.
Çdo faqe, rresht dhe fjalë e peshuar shumë me kujdes nga hulumtuesja, është një përmendore e pavdekshme, që përjetëson vuajtjet e tmerreshme 47-vjeçare, të shtresës së dhimbshme të gjinisë femrore, e cila është etiketuar shpesh me cinizëm dhe përbuzje totale nga koha e diktaturës komuniste, si: “Armiq të popullit shqiptarë!”, “Shtresë e lidhur me imperializmin amerikan dhe socialimperizmin sovjetik!”, “Vajza e gra të klasave të përmbysura!”, “Agjentë të fuqive të huaja!”, “Mbështetës të reaksionit ndërkombëtar!”, “Bija pinjolle të bejlerëve dhe agallarëve!”, etj., dhe gjatë gjyqeve të inskenuar, njerëzit e zgjedhur të partisë komuniste, që mbushnin sallën kërkonin dënimin kapital për çdo vajzë dhe grua shqiptare nacionaliste, duke bërtitur me histerizëm: “Plumbin ballit!”, “Varje në litar!”, “Burgim të përjetshëm!”, “Poshtë trathtarët – plumb, plumb, plumb!” etj.
Unë nuk kam dëgjuar e lexuar asnjëherë, që të jetë bërë një trajtim i tillë, kaq mizor plakave të sëmura dhe foshnjëve të paushqyera, grave dhe vajzave as në periudhën e skllavërisë, as në kampet naziste, madje as në rregjimet e tjera komuniste të Europës Lindrore apo në vendet komuniste sot në Afrikë apo Amerikën Latine.
Mendja njerëzore, nuk mund të konceptojë se si ka mundësi, në Shqipëri, për arsye të bindjeve të ndryshme politike, ekonomike e shoqërore të persekutohen foshnjet, gratë shtatëzëna, plakat e tejmoshuara (me një koleksion sëmundjesh), e në përgjithësi bota femënore, që është gjinia më e dobët dhe e brishtë, më i ndjeshëm, më i dashur, më i pafajshëm e më i parrezikshëm, në aspektin e shoqërisë njerëzore; NËNA, kjo fjalë fisnike dhe e dashur si riprodhuese e jetës njerëzore, e të mbahen 10, 20, 30, 40 e më shumë vite në burgje, një jetë të tërë të internuara (në kushte më çnjerëzore), të lindin dhe të rriten në kampet e internimit dhe mundimeve, pa njohur dhe ndjerë asnjë mirësi të shoqërisë njërëzore; për të vetmin faj, se dështën si dritën e syve Lirinë, Demokracinë, Përparimin e Shqipërisë, përkrah familjes së madhe të Europës Perendimore dhe kampionin e vlerave të demokracisë botërore: Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
Bota, ende sot nuk ka një ide të qartë mbi llojin e persekutimit më barbar, që iu bë femrës shqiptare panderprerje nga rregjimi komunist për 47 vjet me radhë. Prandaj, mendoj se është detyrë e institucioneve përkatëse, që kjo DHIMBJE (e autores si pjesë e kësaj dhimbje) të përkthehet në gjuhë të huaja, në mënyrë që të njohin bota rregjimin më antinjerëzor të diktatorit Enver Hoxha.
Nga ana e tjetër, bota mund të njoh dhe të ketë parasysh, se sundimi i komunizmit nuk solli asnjë të mirë përveç dhunës, erës së gjakut dhe viktimave të pafajshëm. Deri më sot, në vendet komuniste janë vrarë mbi 100 milionë njerëz të pafajshëm, midis të cilëve përfshihen edhe femrat heroina shqiptare, që e bënë jetën fli, për triumfin e idealeve të shenjta të lirisë dhe demokracisë në vendet e tyre.
Këto janë nënat, motrat dhe vajzat shqiptare, të cilat e mbajtën moralin gjithnjë lart, të panjollosur, jo një ditë, javë, muaj apo vit, por një jetë të tërë, në kushte mizereje. Ato ditën të qëndrojnë stoike, duke banuar nëpër kasolle me familjet e përgjysmuara të tyre, në baraka me dërrasa dhe llamarinë, pa ujë e pangrohje, pa ndriçim e pa banjo, duke u përballur me punët më të rënda fizike, mes urisë dhe etjes, mes të ftohtit të madh e vapës së padurueshme; me humbjen e njerëzve më të afërt e të dashur, shumica e të cilave mbetën varrë-humbur…
Dhe është pikërisht ky qëndrim stoik gjatë një jete të tërë, që e mbajti lart moralin e tyre, duke mbetur sot nderi, krenaria dhe lavdia e kombit shqiptar.
Duke ardhur nga kjo bashkësi vuajtjesh të përgjakshme, autorja Fatbardha Mulleti Saraçi, vendos një lule në panteonin e nderit, lavdisë dhe krenarisë së femrës martire shqiptare nga viti 1944-1990, duke kryer me fisnikëri dhe modesti një detyrë shpirtërore dhe humane, ndaj së cilës të gjithë përulemi me respekt.
Tomë Mrijaj, New York

Lek- Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010
Similar topics
» Suksesi i gruas shqiptare ne Amerike, Lisa Mrijaj nje grua shqiptaro-amerikane ka mundur te ngjise shkallet me te larta ne mini bashkine e qytetit Nju Jork
» Refleksione rreth librit “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekujt (Kujtime), te autorit Tomë Mrijaj

» Fjalimi përshëndetës në Qëndren Muzeore “Dom.Ndre Mjeda” Nga:Tomë Mrijaj
» Historiani, publicisti dhe atdhetari Tomë Mrijaj i takon plejadës së krijuesve modern

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi