Presidenti, dështon seanca e parë
Presidenti, dështon seanca e parë
Presidenti, dështon seanca e parë
Seanca e parë parlamentare për zgjedhjen e Presidentit, dështoi, pasi asnjë kandidat nuk u paraqit për votim. Kandidatura e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori, e cila doli mbrëmë nga partitë e mazhorancës qeverisëse, nuk u dërgua në Kuvend meqë nuk mori konsensusin e opozitës. Ndërkohë në seancën proceduriale, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për mos arritjen e konsensusit.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi ne seancen plenare se maxhoranca është e vendosur për t'i dhënë vendit presidentin me integritet të lartë të gjithanshëm.
Berisha theksoi se ky është qëllimi i vetëm, ndaj edhe në përputhje me Kushtetutën, maxhoranca, e cila ka një marrëveshje me LSI-në është ngritur mbi këtë marrëveshje. "Jemi ngritur në lartësinë e interesave të Kushtetutës, të cilën e kemi shkruar siç e ka kërkuar Partia Socialiste dhe kryetari i saj", tha Berisha.
"Kanë kërkuar që presidenti në tre raundet e para të votohet me tre të pestat, sepse është në interesin më të mirë që qytetarët shqiptarë të shohin tek kryetari i shtetit të tyre, një njeri me mbështetjen më të gjerë të mundshme. Bazuar në këtë detyrim kushtetutes, ne afatin kushtetues filluam konsultimet dhe pa shqipëruar qoftë edhe një emër të vetëm ne dëshironim, që konsultimet të vijonin me opozitën dhe kjo është e domosdoshme", tha Berisha.
Kryeministri përmendi edhe katër kushtet e vendosura nga opozita, të cilat i konsideron ultimatume.Berisha deklaroi se skema e negociatave të pesë viteve më parë nuk do të përsëritet.
Shefi i qeverisë deklaroi se maxhoranca solli një kandidat që nuk ishte nga politika, por një kandidat i cili në 20 vjet i ka shërbyer vendit dhe kombit me pavarësi të plotë.
"Nëse nuk doni të bllokoni procesi i integrimit, na thoni se cfarë ka ky kandidat?", u tha kryeministri deputetëve të opozitës.
Ndërkohë me tone më të qeta foli kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.
"Vlerësoj angazhimin e maxhorances eshte pse te vonuar per te hapur kete proces per te pare pertej vetes, per ta çliruar nga nje politizim i tepruar, qe kishte nisur prej muajsh dhe per t'i dhene vendit nje president qe bashkon sa me shume. Eshtë bërë një propozim për një kandidat konkret (Xhezair Zaganjori) dhe besoj se maxhoranca ka dhënë një standard per disa nga cilesite dhe tiparet qe mund te kishte president i ri", tha Meta.
Aleati kryesor i Berishës në qeveri, kërkoi që ky moment politik të çmohet sepse kandidati dhe cilësitë e tij janë tepër serioze për t'u vlerësuar.
"Një zgjidhje e suksesshme për çështjen e presidentit do të ndihmoje edhe për shumë reforma të tjera", tha Meta.
Më herët Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi deklaroi se opozita shpreson dhe beson që do të ketë një proces konsensual për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.
"Opozita do të jetë në misionin e saj në cdo raund që pason këtë raund të dështuar për fajin tuaj, se asnjëherë nuk është vonë për të ngritur një proces", tha Ruçi, në seancën plenare ku pritet të kryhet raundi i parë i votimit për presidentin e vendit.
Sipas Ruçit edhe në 2007 ka qenë e njëjta situatë, me të njëjtin regjisor, skenarist, duke prodhuar të njëjtën komedi.
"I ofruam maxhorancës dakordësinë që të shihnim tej interesave të ngushta partiake. Në demokraci kundërshtarin nuk e zgjedh dot, ta zgjedhin të tjerët dhe ne jemi të detyruar të punojmë bashkë. Dialogu bëhet me kundërshtarët, procesi bëhet me kundërshtarët, konsensusi bëhet me kundërshtarët", tha Ruçi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dështon privatizimi i PTK-së
» VV dështon për debat në Kuvend
» Presidenti Nishani merr mesazh urimi nga Presidenti amerikan, Obama
» Dështon iniciativa e AAK-së, opozita se përkrahu
» Në KS dështon Projektrezoluta ruso-serbe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi