Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dështon privatizimi i PTK-së

Shko poshtë

Dështon privatizimi i PTK-së Empty Dështon privatizimi i PTK-së

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 17, 2011 8:13 pm


Dështon privatizimi i PTK-së

Dështon privatizimi i PTK-së PTK-JA

Komiteti Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, të hënën ka marr vendim për të shpallur të mbyllur procesin e privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës dhe ka filluar përgatitjet për një proces të ri. Ky vendim është marrë pasi “Hrvatski Telekom” është tërhequr nga gara për të blerë PTK-në, duke mbetur vetëm një ofertues në këtë proces, “Austria Telekom”.
Me këtë rast ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj nuk e ka quajtur dështim këtë proces, por mbyllje të një procesi dhe përgatitje të një procesi të ri.
“Pra, ne do të vazhdojmë me procesin e privatizimit, do të vazhdojmë me përpjekjet tonë për të vënë themelet e ekonomisë së tregut, do të vazhdojmë përpjekjet tona me orientim për të rrit atraktivitetin e ndërmarrjeve, të cilat do të jenë në proces të privatizimit konform planit strategjik, të cilin e kemi prezantuar si qeveri për zhvillimin ekonomik”, ka thënë Beqaj.
Pas kualifikimit të dy kompanive si ofertuesit më serioz për blerjen e PTK-së, “Austria Telekom” dhe “Hrvatski Telekom”, kjo e fundit është tërhequr, duke bërë që në garë të mbetet vetëm një kompani. Ndërsa nuk dihet data e fillimit të procesit të ri për privatizim.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi