Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dështon iniciativa e AAK-së, opozita se përkrahu

Shko poshtë

Dështon iniciativa e AAK-së, opozita se përkrahu Empty Dështon iniciativa e AAK-së, opozita se përkrahu

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 23, 2011 2:31 am


Dështon iniciativa e AAK-së, opozita se përkrahu

Dështon iniciativa e AAK-së, opozita se përkrahu 23gjini-220311_x
Dështon iniciativa e AAK-së, opozita se përkrahu 23beqiri-220311_xx


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka arritur që të mbledh nënshkrimet e nevojshme që ta dërgojë lëndën e Presidentit Behgjet Pacolli në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas zyrtarëve të kësaj partie, Pacolli ka bërë shkelje të Kushtetutës më rastin e votimit të kabinetit qeveritar.

Adrian Gjini ka konfirmuar të martën, se partitë tjera opozitare nuk e kanë mbështetur iniciativën e AAK-së për ta dërguar çështjen e Pacollit edhe një herë në gjykatë.

Ai nuk ka bërë të ditur arsyet e kundërshtimit nga opozita të iniciativës së tyre, por ka thënë se duhet ato të thonë arsyen pse nuk e kanë mbështet AAK-së.

Ismet Beqiri nga LDK, tha se LDK-ja e ka tha qëndrimin e saj, dhe ky qëndrim është lënda që dërguar në gjykatë para një kohë. Ai ka mohuar, se mosmbështetja e AAK-së është për shkak të afërsisë së LDK-së me Pacollin, por sipas tij ka të bëjë më çështje parimore.

AAK kishte kërkuar që pjesëmarrja e Pacollit në votimin e kabinetit qeveritar, pas zgjedhjes së tij për president të vendit, të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi me atë veprim ka bërë shkelje të Kushtetutës.

Ndërsa LDK e mbështetur edhe nga AAK, ka dërguar kohë më parë në Gjykatën Kushtetuese procedurën e zgjedhjes së Pacollit për President. Opozita ka vlerësuar se gjatë zgjedhjes së tij, është shkelur Kushtetuta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi