Albert Zholi: Diogjeni, dhe filozofia moderne
Faqja 1 e 1

Diogjeni, dhe filozofia moderne
Pershtati Albert Zholi
Një njeri ndryshe. Një njeri që i dha njerëzimit, idenë e të qënit i lirë në mënyrën më të pakonceptueshme për kohën, bile edhe sot në kohrat moderrne. Sa i thjeshtë në veshje, aq modern në mendime. Sa i ditur, po aq dhe i heshtur. Sa njerëzor, po aq dhe rrebel. Sa i varfër ekonomikisht, po aq i pasur shpirtërisht. Sa gazmor , po aq dhe idhnak. Por mbi të gjitha ai mbart mbi vete, mendimet më të përparura të kohës, dhe idenë e një jete pa hapësirë, por jo të dhunshme. Diogjeni lindi në vitin 412 para Krishtit, në Sinope të Greqisë. Babai i tij, kambist, u detyrua të largohej për në Athinë, ku e ndoqi dhe i biri. Filozofi cinik Antistene e pranon si dishepull të tij.
Shitja
Në vitin 360 para Krishtit në një udhëtim drejt Aeginës, ai u kap rob nga piratët dhe u shit si skllav në Kretë nga një burrë prej Korinthit, Xeniade. Aty u bë kujdestar i fëmijëve të tij. Në këtë periudhë ndodh dhe takimi i Diogjenit me Aleksandrin e Madh.
Ai dhe Aleksandri i Madh
Diogjeni i Sinopes, ishte një njeri tejet cinik, dhe në mënyrë krejtësisht të pavullnetshme krijoi një model të pazëvëndësueshëm:atë të filozofit shkatarraq, i cili nuk pyeste për rregullat e shoqërisë dhe ishte i parespektueshëm ndaj të pasurve e të fuqishmëve. Jeta e tij, e treguar nëpërmjet historianëve, është serial i vazhdueshëm “sfidash” kundrejt mendimit të zakonshëm dhe bindjeve shoqërore, aq ekstreme, sa vetë filozofi nuk pati admirues dhe ndjekës të tij, kur ishte gjallë. Me vdekjen e tij fizike, figura e tij filloi të bëhej gjithnjë e më legjendare për sjelljet e tij të ccuditshme që u kuptuan dhe u admiruan shekuj më pas. Motivi i këtij suksesi është i thjeshtë për tu perceptuar : e kujt njeri në këtë botën e sotme nuk do i pëlqente të ndjehej i lirë dhe i kënaqur me veten aq sa të zhvlerësonte paratë, famën dhe fuqinë? Kujt (sikur dhe njëherë në jetën e tij), nuk do i pëlqente ti thoshte një të fuqishmi sicc ishte Aleksandri i Madh (ose shumë të tjerëve që na rrethojnë): “Spostohuni, hija juaj më pengon të marr diell”? Sot si atëherë në kohët e lashta, liria mbetet për shumë njerëz një ëndërr e parealizueshme, megjithëse mësimi i Diogjenit ndriccon si një yll dhe shkëlqen për të na treguar rrugën që duhet të ndjekim për ta gjetur atë.
Mësimet
Diogjeni nuk ka lënë shkrime të vetat. Mësimet e tij i kanë ardhur njerëzimit vetëm nëpërmjet atyre që e kanë parë duke vepruar në jetë. Pikërisht predominimi që ai i jepte realitetit më shumë se teorisë ishte kryesorja në filozofinë e tij: virtyti ndiqet në jetën reale, me xheste të paharrueshme, jo nëpërmjet studimit. Ja pse filozofi donte të mprehte fizikun e tij me lodhje dhe me dhimbje njerëzore : një shpirt i fortë duhet mbajtur nga një fizik i shëndoshë.
Të qënit kozmopolitan
Filozofi grek ndjehej në shtëpi por dhe kudo ku shkonte “Qytetar i botës”. I pëlqente të jetonte, pa e vrarë mendjen se ku. Duke vepruar në këtë mënyrë ai zhytej më shumë në natyrë, duke e perceptuar atë si një thjeshtësi e dlirë. Ai , krejt ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, mendonte se fëmijët janë emblema e pastërtisë, sepse nuk ishin korruptuar nga nevojat e jetës.
Shprehja e preferuar
“Kemi dy veshë, dhe një gjuhë, me qëllim që të dëgjojmë më shumë dhe të flasim më pak”.
Urrente rregullat
Krejt ndryshe. Ndoshta në mënyrën më të pakonceptueshme. Tek fundi marrëzisë së tij fillonte zgjuarsia e tepërt. Diogjeni ishte dënuesi i madh i rregullave shoqërore: pështynte për tokë, kryente nevojat e veta në ajër të pastër, dhe nuk e kishte hicc problem të shihte nëse kishte njerëz përeth. Ky ekstremizëm i tij e cconte në kufijtë e shoqërisë së pamenduar. Ajo që donte të mësonte, dhe që është e vlefshme dhe sot, nuk është edukata e keqe në vetvete, por liria që secili prej nesh mund të ketë, duke u larguar nga detyrimet e të përditshmes.
Të pabesueshmet
Diogjeni kishte shitur shtëpinë e tij për të jetuar në një fucci. Kishte hedhur pjatën e tij për të ngrënë me duar. Kishte vetëm një mantel në dimër dhe në verë. Sepse asgjë tjetër nuk ishte e nevojshme për të gjetur të vërtetën brenda vetvetes. Një mësim i madh për ne që shumë shpesh nuk mundim dot të braktisim shumë kënaqësi “pa kuptim” të jetës sonë.
Vdekja
Në vitin 323 para Krishtit do të vdesë në Korinth. Banorët e Peleponezit do të ngrinin një monument për nder të tij

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Albert Zholi, Shpetim Zinxhirija: Realiteti-Burgjet, një turp për Greqinë moderne
» Albert Zholi: Era të dua
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Tradhëtia
» Albert Zholi: Unë dhe Hëna
» Albert Zholi: Era të dua
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Tradhëtia
» Albert Zholi: Unë dhe Hëna
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi