Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tensione në veri, një ushtar i KFOR-it dhe tre serbë të plagosur

Shko poshtë

Tensione në veri, një ushtar i KFOR-it dhe tre serbë të plagosur Empty Tensione në veri, një ushtar i KFOR-it dhe tre serbë të plagosur

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 01, 2012 12:38 pm

Tensione në veri, një ushtar i KFOR-it dhe tre serbë të plagosur


Tensione në veri, një ushtar i KFOR-it dhe tre serbë të plagosur Tension
(I plotësuar) - Një ushtar i KFOR-it dhe të paktën tre serbë lokalë, njoftohet të jenë plagosur gjatë aksionit të KFOR-it për heqjen e barrikadës në Rudarë të vendosur nga serbët lokalë.

Aksioni në fjalë është përcjellë me tensione.
Tensione në veri, një ushtar i KFOR-it dhe tre serbë të plagosur Tensione%20ne%20veri2
Agjencia Reuters, duke iu referuar zëdhënësit Uve Novicki, njofton për një ushtar të plagosur nga Forca e KFOR-it. Milena Cvetkoviq, mjeke në qendrën spitalore në Mitrovicë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se "tre serbë janë plagosur nga të shtënat me armë, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë".
Tensione në veri, një ushtar i KFOR-it dhe tre serbë të plagosur Tensione%20ne%20veri5
Që nga orët e hershme, njësi të KFOR-it, paqeruajtës amerikanë, kanë përdorur makinerin e rëndë dhe eskavatorët me qëllim të heqjes së barrikadës në Rudarë.

Por, me të nisur aksionin, strukturat paralele të pushtetit serb kishin lëshuar alarmet, me çka i sinjalizuan banorët serbë që të dalin në mbrojtje të barrikadës së ngritur.

Nga ai moment, diku rreth orës 8:30 të mëngjesit situata përshkruhet e tensionuar.

Aktualisht nuk raportohet për pasoja që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve.

Me rritjen e tensioneve, KFOR-i ka përfshirë në aksion edhe helikopterët.

Ndërkohë, përmes një komunikate me shkrim, KFOR-i vetëm konfirmon nisjen e aksionit për largimin e barrikadës në Rudarë.

“Ky aktivitet ka për qëllim përmirësimin e lirisë së lëvizjes dhe nuk ka të bëj vetëm me KFOR-in por me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Në anën tjetër, sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka thënë se KFOR-i ka ndërmarrë një “veprim shumë të rrezikshëm” duke bërë përpjekje për të hequr barrikadën në Rudarë të Zveçanit.
Tensione në veri, një ushtar i KFOR-it dhe tre serbë të plagosur Tensione%20ne%20veri6
“Nuk i di motivet për këtë. Me duket se Prishtina dhe KFOR-i shfrytëzojnë vakumin institucional në Serbi për të ndryshuar gjendjen në terren. KFOR-i ka nisur menjëherë të përdorë plumba gome dhe gaz lotsjellës dhe druaj se kjo do të jetë një ditë e gjatë”, ka thënë Ivanoviq për mediat serbe.

Ivanoviq ka thënë se Ministria për Kosovën po bën përpjekje të qetësojë tensionet dhe se tashmë ka kontaktuar misionet ndërkombëtare në Kosovë për këtë çështje.

Serbët e veriut kanë vendosur barrikada në rrugë qysh në fund të korrikut të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për shtrirjen e kontrollit të saj në pikat kufitare 1 dhe 31.

Tensione në veri, një ushtar i KFOR-it dhe tre serbë të plagosur Tensione-veri1

Tensione në veri, një ushtar i KFOR-it dhe tre serbë të plagosur Tensione-veri2
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi