Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KFOR-it jep autorizimin, FSK shkon në veri të Mitrovicës (Foto)

Shko poshtë

KFOR-it jep autorizimin, FSK shkon në veri të Mitrovicës (Foto) Empty KFOR-it jep autorizimin, FSK shkon në veri të Mitrovicës (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2015 8:34 pm

KFOR-it jep autorizimin, FSK shkon në veri të Mitrovicës (Foto)
KFOR-it jep autorizimin, FSK shkon në veri të Mitrovicës (Foto) Largea_vra110231428766743

(I plotësuar) - Po vazhdon aksioni për kërkimin e personit që besohet të jetë zhdukur në lumin Ibër. Rreth 30 pjesëtarë të FSK-së po kërkojnë të zhdukurin Sead Alushi.
Përveç këtyre, atje janë edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, gjenerali i FSK-së, Zymer Halimi, shefja e zyrës Administrative, Adriana Hoxhiq dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali italian, Francesco Paolo Figliuolo.
Deri para pak orësh aty ka qëndruar edhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq.
KosovaPress mëson se i gjithë koordinimi për kërkimin e këtij personi ka qenë mes Policisë dhe FSK-së, ndërsa KFOR kanë qenë të ftuar që tu sigurojnë vendin.
Sherif Alushi, axha i Sead Alushit, tha se familjarët janë të brengosur për situatën si ka ndodhur, sepse edhe dëshmitarët kanë dhënë deklarata kontraverze në hetuesi.

Alushi: Nuk dimë qka po ndodh saktë, dje e kemi parë me tre shokë


“Dje kanë ardhur rreth orës 2:30 me tre shokë tjerë disa qen me i marr këtu, prej aty a i ka ndjek dikush a çka u bë nuk po dimë as ne, ata kanë ikur, njëri prej tyre ka kërcyer në ujë dhe ka dal nga uji. E ka dhënë sot deklaratën, por deklaratat po i ndryshon çdo herë, sepse me një rast tha se Seadin e ka nxjerr nga uji, pastaj e ka lënë këtu dhe ai prapë ka kërcyer në ujë. Tërë ditën jemi duke pritur këtu, prokurori ka qenë deri tash, policia, KFOR-i, të gjithë jemi në pritje”, ka thënë Alushi për KosovaPress.
Në anën tjetër, zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka bërë të ditur për KosovaPress se janë vënë në dispozicion të gjitha mjetet e mundshme në kërkim të personit të humbur, por fatkeqësisht deri tani pa ndonjë rezultat.

Hoti: Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur


“Policia e Kosovës qysh prej orëve të hershme të mëngjesit ka vënë në dispozicion të gjitha mjetet e mundshme në kërkim të personit të raportuar si të humbur.. Gjatë ditës së sotme kemi angazhuar të gjitha njësitë përfshirë edhe Njësitin në kërkim me qen, pastaj veprimet hetimore policore të cilët kanë kërkuar të dy anët e lumit Ibër, nga Leposaviqi, Zveqani dhe poshtë deri në veri të Mitrovicës, pastaj një mbështetje e parezervë e forcave të KFOR-it dhe zhytësve të FSK-së, të cilët janë në vendngjarje dhe vazhdojnë me operacionin e kërkimit, si dhe në mbështetje kanë dal edhe ekipet e zjarrfikësve të komunës së veriut të Mitrovicës dhe Zveqanit të cilët kanë bërë kërkimet në të dyja anët e lumit. Fatkeqësisht ne akoma s’kemi arritur ndonjë rezultat pozitiv të dëshmojmë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur, por jemi në kërkim të saj dhe shpresojmë për pjesët më pozitive të nxjerrim nga ky operacion, për çka gjithsesi se opinioni publik do të njoftohet për gjithë rrjedhën dhe veprimet policore”, ka thënë Hoti.

​Të gjithë në Mitrovicë, FSK në kërkim të Sead Alushit

Po vazhdon kërkimi i personit që besohet të jetë zhdukur në lumin Ibër. Rreth 30 pjesëtarë të FSK-së po kërkojnë të zhdukurin Sead Alushi.
Përveç këtyre, atje janë edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtit, gjenerali i FSK-së, Zymer Halimi, shefja e zyrës Administrative, Adriana Hoxhiq dhe Koloneli Clint Baker, komandant i Grupit Shumëkombësh të Betejës Lindje.
Deri para pak orësh aty ka qëndruar edhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq.

KFOR-it jep autorizimin


Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ka autorizuar Njësinë e Zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që të operojë në afërsi të lumit Ibër në Komunën e Mitrovicës, me qëllim të realizimit të aktivitetit të kërkim - shpëtimit për një person që mendohet të jetë zhdukur.
Sipas një njoftimi të KFOR-it, autorizimi jepet pas kërkesës zyrtare nga Shefi i Operativës Rajonale - Veri, Policia e Kosovës, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bazë të urdhrit të prokurorit kujdestar.
“Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Veri do të jetë përgjegjëse për koordinimin e këtij aktiviteti, së bashku me Njësinë e Zhytësve të FSK-së dhe me Detaçmentin e Përbashkët Rajonal të KFOR-it. FSK-ja do ta ngrehë qendrën e përkohshme të zhytjes në bregun jugor të lumit Ibër, pasi që KFOR-i momentalisht nuk ka kapacitete të zhytjes në Kosovë. Aktiviteti i sotëm humanitar është i ngjashëm me aktivitetin e realizuar gjatë korrikut të vitit të kaluar, kur Komandanti i KFOR-it autorizoi Njësitë e FSK-së që të operojnë në liqenin e Gazivodës (komuna e Zubin Potokut)”, thuhet në njoftim.


KFOR-it jep autorizimin, FSK shkon në veri të Mitrovicës (Foto) Vra1102
KFOR-it jep autorizimin, FSK shkon në veri të Mitrovicës (Foto) Vra11021
KFOR-it jep autorizimin, FSK shkon në veri të Mitrovicës (Foto) Vra11022
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi