Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besim Toska, BOTA SOT:Vrasjen e Bardhyl Ajetit e urdhëroi një deputet i PDK-së

Shko poshtë

Besim Toska, BOTA SOT:Vrasjen e Bardhyl Ajetit e urdhëroi një deputet i PDK-së Empty Besim Toska, BOTA SOT:Vrasjen e Bardhyl Ajetit e urdhëroi një deputet i PDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 04, 2012 5:19 pm

Vrasjen e Bardhyl Ajetit e urdhëroi një deputet i PDK-së


Besim Toska, BOTA SOT
Besim Toska, BOTA SOT:Vrasjen e Bardhyl Ajetit e urdhëroi një deputet i PDK-së Bardhyl-ajeti-03
Burimet jo zyrtare tregojnë se hetimet po bëhen nga prokurorja amerikane e Prokurorisë Speciale të EULEX-it Ema Rizato. EULEX-i pritet të kryej procedurat hetimore dhe rasti të dërgohet për gjykim në gjykatë. E burime jozyrtare tregojnë se pas përfundimit të çështjes penale “Bllaca 2” do të nisë procesi për vrasjen e Bardhyl Ajetit.
Të dielën u bën shtatë vjet që kur u privua nga jeta komentatori dhe kolumnisti i gazetës “Bota sot” Bardhyl Ajeti. Edhe pse kanë kaluar disa vjet që nga atëherë autorët e kësaj vrasje nuk dihen. Edhe kjo vrasje sikur shumë të tjera është kryer në pikë të ditës dhe ka pasur edhe një dëshmitar dhe që zbardhja e saj mbetet akoma mister. Atentati ndaj Bardhyl Ajetit ka ndodhur në magjistralen për Gjilan në Bresalc ku vetura e viktimës ishte në tërheqje nga një dëshmitar, i cili ka parë ngjarjen. Ishte tre qershor i vitit 2005, (shtatë vjet më parë) ditë e premte, kur kolumnisti dhe komentatori i gazetës tonë, Bardhyl Ajeti, u qëllua me plumba shurdhues nga një Mercedes i zi, të cilët më pas ia morën jetën. Plumbat të cilët ranë në trupin e tij ai nuk mundi të përballoi, ai u nda nga ne. Njëri plumb kishte goditur në kokë, i dyti në shpatull të krahut dhe i treti në veturën që ngiste viktima. Në vendin e ngjarjes kishin dalë me vonesë Policia e Gjilanit dhe spitali. Pas kontrollës në Spitalin e Gjilanit dhe në atë të Prishtinës, i ndjeri një javë më pas u dërgua në Milano të Italisë, ku edhe më 25 qershor ndërroi jetë. Hetimet kishin nisur nga policia e UNMIK-ut, konkretisht nga dy policë amerikanë të Njësisë për krime serioze dhe më 11 dhjetor 2006, dosja ka kaluar tek EULEX-i, ndërsa nga ajo kohë akoma mbeten të panjohur si për policinë ashtu edhe për opinionin e gjerë autorët dhe arsyeja e vrasjes. Burimet jo zyrtare tregojnë se hetimet po bëhen nga prokurorja amerikane e Prokurorisë Speciale të EULEX-it Ema Rizato. Burimet jo zyrtare tregojnë se prokurorja speciale ka marr tashmë dosjen dhe dëshmitë dhe së shpejti mund të nisë gjykimi për këtë vrasje. E derisa hetimet nuk kryhen dhe autorët dhe shkaku i vrasjes mbetet enigmë, familjarët e të ndjerit presin se një ditë do të dihen, arrestohen e marrin dënimin ata që kryen këtë akt vrasjeje.

Atentati ndaj Bardhyl Ajetit

Në lidhje me këtë rast atentat ishte edhe një dëshmitar, i cili ka rrëfyer për ngjarjen e ditës kritike, e i cili ishte detyruar të ik në Norvegji . Dëshmitari M.G. ka treguar se atë ditë ka qenë në Prishtinë, kishte ardhur nga Gjilani ishte takuar me Bardhylin, te rrethi. Dhe Bardhyli i kishte treguar se veturën e ka të prishur dhe e ka lutur taksistin M. G. që ta tërheq për në Gjilan. Vetura e Bardhylit ka qenë afër Mensës së Studentëve në Prishtinë e prishur. Prej aty dëshmitari e ka tërhequr veturën deri në vendin ku ka ndodhur rasti në Bresalc. Dëshmitari M. G. ka rrëfyer për tragjedinë që ka ngjarë: “Unë nuk kam dëgjuar asgjë, vetëm se e kam vërejtur se vetura e Bardhylit e ka goditur kombin tim pas. Dhe aty në rrugë, ka qenë edhe një veturë paralele (e panjohur). Unë kam dhënë sinjal për tu ndalë me veturën-kombi. Ajo veturë (e panjohur) ka qëndruar paralele për rreth dy-ose tre minuta e më ka tejkaluar dhe ka ikur. Dëshmitari ka treguar, se ka ndalë kombin dhe ka dalë jashtë. Kur ka dalë ishte me gojë hapur dhe ka dashur t’i thotë Bardhylit, përse e goditi? Por e ka parë se ai kishte gjakderdhje në kokë. Pastaj e ka nxjerrë telefonin për t”i telefonuar policisë, por nuk ka qenë e mundur, M. G-së, iu kanë dridhur këmbët. Dhe pastaj aty në rrugë ka mbërrit një djalë me një veturë Golf të bardhë. Kur ai djali mbërriti aty, u ndal, dhe e ka pyet:”Çka ka ndodhur? Dëshmitari u përgjigj: “Ma kanë vrarë njeriun në veturë. Ai djali e njoftoi policinë të cilët erdhën. Që nga ajo natë dëshmitarit M.G policia ia ka konfiskuar kombin dhe telefonin dhe i ka shënuar ato tri thirrjet e fundit që i ka pasur, pra policia i ka shënuar detajet me emra dhe mbiemra. Edhe M. G (dëshmitar) atë natë është mbajtur në paraburgim. Pastaj është liruar dhe më vonë ka emigruar jashtë vendit. Pas një jave, pasi se kishte ndodhur vrasja, në familjen e dëshmitarit ka qenë një Mercedes i zi dhe një Veturë Xhip i zi, kanë qenë me tabela 000-KS, kanë ardhur në katund dhe kanë pyetur për rastin. Kanë pyetur kush është M.G? Çfarë partie i përket? A është person problematik? Me çka merret? E tjera. Dëshmitari e ka njoftuar këtë rast në polici, por policia kurrë send si ka kthyer. Policia e ka mbajtur nën hetime për tri javë ditë me radhë, për çdo ditë e kanë marrë në pyetje.

As pas shtatë vjetësh nuk zbardhet vrasja !

Zyrtarë të policisë së EULEX-it i kanë thënë gazetës “Bota sot” se: “Rasti i Bardhyl Ajetit, është shkarkuar nga UNMIK-u më 11 dhjetor 2006. Rasti është shqyrtuar nga një prokuror i EULEX-it, por ka pasur lidhje të pamjaftueshme, premtimet janë se do të rihapet ky rast. Megjithatë, në qoftë se u jepen prova të reja prokurorëve të EULEX-it mund ta shqyrtojnë këtë”. Burimet jo zyrtare tregojnë se hetimet po bëhen nga prokurorja amerikane e Prokurorisë Speciale të EULEX-it Ema Rizato. Burimet jo zyrtare tregojnë se prokurorja speciale ka marr tashmë dosjen dhe dëshmitë. Gjithnjë duke u bazuar në burime jo zyrtare dyshohet se një zyrtarë i SHIK-ut, e i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, nga Hoteli Grand ka dhënë urdhrin dhe dyshohet se janë dhënë edhe para për vrasjen e Bardhylit. EULEX-i pritet të kryej procedurat hetimore dhe rasti të dërgohet për gjykim në gjykatë. E burime jozyrtare tregojnë se pas përfundimit të çështjes penale “Bllaca 2” do të nisë procesi për vrasjen e Bardhyl Ajetit dhe se e gjithë procedura e vazhdimit apo jo do të mbetet në kompetencë të EULEX-it.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi