Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:Ç’MË GJETI, O NJERËZ!...

Shko poshtë

Vullnet Mato:Ç’MË GJETI, O NJERËZ!... Empty Vullnet Mato:Ç’MË GJETI, O NJERËZ!...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 04, 2012 11:48 pm

Vullnet Mato:Ç’MË GJETI, O NJERËZ!... 522524_3065692132463_1835100500_nVullnet Mato:Ç’MË GJETI, O NJERËZ!... 370823_1568334934_527605528_n

Vullnet Mato

Ç’MË GJETI, O NJERËZ!...

Ç’më gjeti, o njerëz,
me një grua perri,
që erdhi e prushëruar
nga një trill qershori!
Në beqarinë time
ajo deshi të shkrijë
akujt e trashur
nga ngrica dhjetori!

S’isha gjendur kurrë
në përballje të tillë,
me një trup që dukej
paksa delikat.
Por kish fuqinë e brishtë
të sorkadhes në pyll,
që me figurën magjike
të bënte ndjenjat zap.

Perria më paralizoi
më rrezatim bukurie,
më shajniti vështrimin,
dhe më meku zërin.
Me lëkurën e saj
të magnetizuar nga yjet,
më zbuti gjymtyrët,
dhe më pushtoi të tërin.

Pastaj më goditi
me lëmshet e gjoksit,
më s’qulli muskujt
dhe zemrën çuditërisht,
më shembi beqarinë
me ato doreza boksi,
më hodhi nokdaun
të mundur përfundimisht.

Dhe do më kish lënë
përtokë të vdekur,
po të mos merrja
fuqi si Anteu përsëri,
pasi më rrëzonte me sy
e më ngrinte me vetull.
Oh, ç’më gjeti, o njerëz,
me atë grua perri!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi