Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:NJERËZ TË NJË TOKE

Shko poshtë

Vullnet Mato:NJERËZ TË NJË TOKE Empty Vullnet Mato:NJERËZ TË NJË TOKE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 08, 2012 11:16 pm

Vullnet Mato:NJERËZ TË NJË TOKE 528644_3670585814427_1783800552_nVullnet Mato:NJERËZ TË NJË TOKE 368896_1568334934_109483580_n

Vullnet Mato


NJERËZ TË NJË TOKE

Kur shkova afër tokës,
s’mi hodhi sytë askush.
Po dhe unë s’i fola
askujt ndonjë fjalë.
Ishte si të doja t’i flisja
mjegullës në fushë,
kur merr drejtimin
për t’u ngjitur në mal.

I thashë një privati
të ulur mbi dy karrige,
nëse mund të ulja çantën
te njëra që ishte bosh,
sa të bëja në celular
telefonatë me një mike.
Ai më vështroi vëngër
dhe shkurt tha: “Jo!”

Eh, sa katrahura i bëri
kësaj toke prona,
duke trazuar shpirtin
e njeriut të qytetëruar,
ndodh, tjetri mbërthen
truallin me perona
dhe të thotë, mos u afro,
se e kam privatizuar!...

Shkova te bashkëkombësit,
pak kilometra tej kufirit.
Më rrethuan në çast
disa të panjohur përqark,
mos kisha humbur shtegun
si udhëtari mes pyllit,
të më tregonin drejtimin
ku mund ecja pa merak.

Në gjuhën e përbashkët
shpreha ca fjalë miqësie.
Sytë e tyre lëshuan dritë
dhe më ftuan për kafe.
Më bënë të shpoj gishtin
t’u jepja gjak vëllazërie,
por ata më thanë:“Për ne
vlejnë më tepër këto llafe!”...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi