Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX: Do të burgosen ata që pengojnë lirinë e lëvizjes në veri

Shko poshtë

EULEX: Do të burgosen ata që pengojnë lirinë e lëvizjes në veri Empty EULEX: Do të burgosen ata që pengojnë lirinë e lëvizjes në veri

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 05, 2012 10:31 pm

EULEX: Do të burgosen ata që pengojnë lirinë e lëvizjes në veri


EULEX: Do të burgosen ata që pengojnë lirinë e lëvizjes në veri Eulex-i
Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, i cilëson të papranueshme kushtëzimet që strukturat paralele serbe ia kanë bërë këtij misioni në lidhje me ndalimin e lëvizjes së lirë në veri të Mitrovicës.

“Bllokimi i rrugëve, sulmi ndaj zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe ushtarëve të KFOR-it, si dhe nxitja e drejtpërdrejtë apo e tërthortë për dhunë, janë vepra të paligjshme dhe si të tilla, mund të shpijnë deri tek arrestimi apo ndjekja penale e personave të përfshirë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

“EULEX-i dëshiron ta bëjë të qartë se sundimi i ligjit duhet të mbizotërojsë dhe se kërcënimet dhe dhuna janë vepra të kriminelëve. E kriminelët do të hetohen dhe aty ku ka prova të mjaftueshme, do të sillen para drejtësisë”, ka shtuar ai.

Me këtë rast, misioni i EULEX-it i ka rikujtuar të gjithë se “duhet të ketë liri të lëvizjes të pakushtëzuar në gjithë territorin e Kosovës e veçanërisht në veri”.

Reagimi i EULEX-it ka pasuar një vendim të të ashtuquajturit Shtabi i Emergjencës në veri të Mitrovicës, i udhëhequr nga strukturat paralele serbe sipas të cilit, EULEX-it i ndalohet të lëvizë lirshëm në veri të Mitrovicës.

“Çdo përpjekje të dhunshme për të kaluar përmes qytetit ose për të hequr barrikadat, do ta konsiderojmë si agresion të hapur, ndërsa përgjegjësinë për pasojat e mundshme do ta bartin ata që fillojnë veprime të tilla”, thuhet në vendimet e shtabit.

Ky organ kishte vendosur që ta kthejë si të detyrueshme kujdestarinë në barrikada për të gjithë qytetarët, për shkak të siç thuhet, kërcënimit të sigurisë dhe pronës.

Në vendimet e këtij organi paralel thuhet se ndalohet bartja dhe përdorimi i armëve të zjarrit, ndërsa në rast të rrezikut, lëshimi i sirenave nënkupton se të gjitha dyqanet duhet të mbyllen menjëherë.

Kurse, për qytetarët që pranojnë të punojnë në zyrën administrative të Qeverisë së Kosovës në veri, thuhet se “do të sanksionohen” sipas ligjeve të Serbisë.

Të premten, dy ushtarë të KFOR-it dhe të paktën tre serbë lokalë janë plagosur gjatë aksionit të Forcës Paqeruajtëse për heqjen e barrikadave në Rudarë afër Zveçanit.

Lidhur me situatën aktuale në veri, për Radion Evropa e Lirë është prononcuar edhe zëdhënësi i KFOR-it, Dan Harvi.

“Aktualisht, situata është e qetë. KFOR-i inkurajon të gjithë njerëzit e përgjegjshëm që të mos bëjnë deklarata nxitëse dhe që me mendjet e tyre të veprojnë në mënyrë paqësore”, ka thënë zëdhënësi Dan Harvi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi