Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jep dorëheqje Hajredin Kuçi

Shko poshtë

Jep dorëheqje Hajredin Kuçi Empty Jep dorëheqje Hajredin Kuçi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 22, 2012 6:56 pm

Jep dorëheqje Hajredin Kuçi


Jep dorëheqje Hajredin Kuçi Hajredini
Zëvendëskryeministri Kuçi ka zhvilluar një konferencë për shtyp me ç’rast ka bërë të ditur vendimin e tij për dorëhqje.

Ai ka thënë me këtë rast se do të mbajë premtimin e dhënë më parë.

I pyetur nëse kryeministri do ta pranojë dorëheqjen, ai ka thënë se kryeministri do ministra punëtorë, por edhe të moralshëm.

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, njëherësh zëvendëskryeministër, ka dhënë sot dorëheqje, duke zbatuar kështu zotimin që ka dhënë më 27 prill të këtij viti, se “nëse Kodi Penal i ri i Kosovës, me dy nene kundërthënëse 37 dhe 38, miratohet në formën siç është, atëherë ai do të paraqesë dorëheqje”.

Ai ka ftuar presidenten Jahjaga që t’i kthejë mbrapsht këto dy nene për amandamentim në Kuvend, gjë të cilën presidentja e ka bërë, por Kuvendi nuk ka miratuar ndryshimet, pasi procedura e votimit nuk ka sjellë 61 votat e kërkuara për.

Me këtë vendim është shprehur “i tmerruar” Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK). “Kuvendi e ka fundosur lirinë e shtypit në Kosovë”, thuhet në reagimin e këtij asociacioni.

Nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal kanë të bëjnë me sanksionimin e shpifjes dhe zbulimin e burimit të informacionit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi