Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazetarët premtojnë protesta

Shko poshtë

Gazetarët premtojnë protesta Empty Gazetarët premtojnë protesta

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 23, 2012 5:35 pm

Gazetarët premtojnë protesta


Gazetarët premtojnë protesta Qeveria-e-kosoves

AGPK: Protesta derisa të ndryshohen nenet 37 e 38
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës në konsultim me mediat vendase ka vendosur që t'i drejtohet Avokatit të Popullit me kërkesën që vendimin e Kuvendit të Kosovës për mos heqjen nga Kodi Penal të neneve 37 dhe 38 t'i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu AGPK, përmes kryetarit Arben Ahmeti ka paralajmëruar edhe vazhdimin e protestave të gazetarëve deri në ndryshimin e këtyre dy neneve, të cilat nga mediat vendase konsiderohen se cenojnë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë punën e tyre. Të premten, Kuvendi i Kosovës nuk miratoi kërkesën e presidentes Atifete Jahjaga për heqjen nga Kodi Penal të neneve 37 dhe 38 që kanë të bëjnë me sanksionimin e shpifjes dhe zbulimin e burimit të informacionit, në rastet kur bëhet fjalë për procedime kriminale. Një vendim i tillë i Kuvendit coi deri në dorëheqjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi si dhe nxiti reagime të ashpra nga presidentja, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, të cilët e konsideruan vendimin e Kuvendit si kthim parapa që cenon lirinë e shtypit dhe medias së lirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi