Përvjetori tragjik i Bardhyl Ajetit
Faqja 1 e 1
Përvjetori tragjik i Bardhyl Ajetit
Përvjetori tragjik i Bardhyl Ajetit
Editorial
Po bëhen shtatë vjet, që ofshamat dhe dhimbjet në familjen e Bardhyl Ajetit nuk kanë pushuar. Kësaj i dhimbje i bashkohen edhe emocionet e shokëve, kolegëve dhe të gjithë stafit të “Bota sot”. Ishte 25 qershori i vitit 2005 kur pas shumë përpjekjesh për të mbijetuar në një nga spitalet më të njohura neurokirurgjie në Evropë, ndërroi jetë në Milano, ish redaktori kolumnist i gazetës sonë.
Ndërsa, Bardhyli po qëndronte në qendrën intensive në QKUK në Prishtinë, nëna, vëllai, motra, por edhe ne disa nga kolegët e tij të punës e të penës herë pas here, me rend herë njëri herë tjetri e vizitonim Bardhylin tek shtrati dhe kur dilnim nga dhoma e spitalit i jepnim zemër njëri-tjetrit dhe veçanërisht nënës. Ajo që nuk mund t’ia thoshim, ishin shpresat e humbura për një jetë të shëndetshme, nëse ai do t’i mbijetonte plagëve. Prandaj, duke ditur gjendjen tepër të rëndë dhe thuaja të pashpresë për një ringritje dhe jetë të shëndetshme, u përqendruam tek kërkimi i mundësisë së dërgimit jashtë vendit. Duke qenë në atë kohë një koalicion qeverisës i udhëhequr nga Rugova, nuk qe edhe shumë e vështirë që të gjendeshin përkrahjet për ta dërguar jashtë vendit. Pas shumë përpjekjesh dhe rropatjesh u arrit, që garantimi i financimit të shërimit të bëhej nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, atëherë ende jo Republikë e njohur ndërkombëtarisht.
Po ashtu u arrit që vrokthi të bëhej kompletimi i dokumentacioneve, duke vrapuar pareshtur për çdo detaj të kërkuar, ne kolegët dhe miq të Bardhylit. Më në fund u arrit të bëhej gati gjithçka dhe erdhi aeroplani special nga Italia, për transportimin e tij, meqë me një aeroplan të zakonshëm gjendja e Bardhylit nuk e lejonte transportin, pasi trauma ishte tejet e lartë dhe parametrat ishin kritik, për shkak të gjendjes në koma, dhe plagës së thellë dhe shkatërruese të plumbit, që e kishte goditur në kokë.
Por, ende pa e dërguar Bardhylin të gjithë pëshpëritnim [do net me radhë, sonte është më mirë, ka përmirësime, kujdes! Në fakt të gjitha këto pëshpëritje tona ishin vetëm dëshira tona shpirtërore që nuk përkonin me realitetin. Bardhyli i mbante sytë e mbyllur gjatë gjithë kohës. Bardhyli nuk na shihte me sy. Bardhyli nuk na njihte. Bardhyli nuk na fliste.
Edhe sot i kemi peng lutjet e nënës së Bardhylit, zonjës Nexhari, që e rriti jetim këtë bir Kosove : “Aman mos e dërgoni Bardhylin në Itali! Ma lini këtë afër, se dua ta shoh të gjallë, se dua ta shoh !....”
Derisa Aeroplani nisej qiellit përpjetë ne i luteshim Zotit që nga qielli i lartë të na sillte Bardhylin e gjallë, Bardhylin e shëndosh, Bardhylin tonë të plagosur që shkoi për t’u shëruar.
Por, më 25 qershor të vitit 2005 Bardhyli i mbylli sytë përgjithmonë. Shkoi nga kjo botë jo me “dëshirën” e tij, por e dëbuan nga kjo botë me dhunë, me plumba pas shpine, e plagosën dhe e vranë.
Ishin çaste edhe më tronditëse kur Bardhyli na u kthye në arkivol, pak ditë pas ndarjes nga jeta. Shumë njerëz kishin shkuar në shtëpinë e tij të prisnin të pamet dhe lumenj njerëzish po vazhdonin të vinin në vendin ku prisnin burrat për kryeshëndoshë në anën tjetër të rrugës ku ndodhet shtëpia e Bardhylit edhe sot.
Por, çfarë të thoshin i gjithë ai lum njerëzish, veçse shprehjes së dhembjes dhe mallkimit njëkohësisht.
>> Shtatë vjet mister nga vrasja e kolumnistit të “Bota sot”, Bardhyl Ajetit
>>Komente (19)
Bota SOT

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mentor Thaqi:Bardhyl Ajetit!
» Agim Gashi:NË KUJTIM TË BARDHYL AJETIT
» Mentor Thaqi:ISHTE ZEZONË(Bardhyl Ajetit)
» 3 qershori, dita kur u shkrepën plumbat e vrasjes së Bardhyl Ajetit
» Pesëvjetori i rënies së heroit të fjalës së lirë - Bardhyl Ajetit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi