Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Do ta “arrestonim” nëse nuk do t’u bindej urdhrave tanë!

Shko poshtë

Do ta “arrestonim” nëse nuk do t’u bindej urdhrave tanë! Empty Do ta “arrestonim” nëse nuk do t’u bindej urdhrave tanë!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 19, 2009 1:43 am

Do ta “arrestonim” nëse nuk do t’u bindej urdhrave tanë!

Ramiz Bojaj, BOTA SOT
A ka qenë e gatshme policia e Kosovës ta ndalojë Tadiqin?
Do ta “arrestonim” nëse nuk do t’u bindej urdhrave tanë! Sh_b

Do ta “arrestonim” nëse nuk do t’u bindej urdhrave tanë! Ahmetiiii%20(Small)
“Në rast se Tadiq, do të tentonte të futej me eskortën e vet të armatosur, Policia e Kosovës do ta kryente punën e vet” thotë për “Bota sot” drejtori i Policisë së Kosovës Sheremet Ahmeti.

Hyrja e Tadiqit në Kosovë dhe transportimi i tij me helikopter nën masa të rrepta sigurie, dëshmon se liderët e tillë jo vetëm qe janë të padëshirueshëm në vendin tonë, por i duhet një ushtri e tërë për t’i realizuar një vizitë me konotacion privat dhe fetar. Pavarësisht qëndrimeve kontroverse rreth “ardhjes” së këtij lideri në Kosovë, autoritetet e larta të sigurisë në Kosovë, vlerësojnë se policia ka qenë e përgatitur për çfarëdo eventualiteti të mundshëm që do të mund të “sillte peshqesh” Tadiqi në kufirin e shtetit të Kosovës. Me këtë rast drejtori gjeneral i PK-së, gjeneral Sheremet Ahmeti, theksoi se Policia e Kosovës është gjithmonë e gatshme që t’i përgjigjet detyrave të saja në përputhje me ligjet kushtetuese të Republikës së Kosovës. “Policia e Kosovë ka qenë e gatshme, por edhe e përgatitur për çdo eventualitet të mundshëm, lidhur vizitën e djeshme të Tadiqit në Kosovë. Në rast se presidenti Tadiq nuk do t’u bindje urdhrave të Policisë së Kosovës, policia do të kishte vepruar. Gjithashtu në rast se Tadiq, do të tentonte të futej me eskortën e vet të armatosur, përsëri Policia e Kosovës do ta kryente punën e vet”, vlerësoi Ahmeti, duke shtuar se në rast të mosbindjes edhe mund të arrestohej edhe vet Tadiqi. Ai shtoi se Policia e Kosovës e kishte në posedim edhe agjendën e vizitës së tij, në kontekst të të cilit janë marrë masat përgatitore të Policisë së Kosovës për të ruajtur sigurinë e vendit dhe të qytetarëve.
Një ditë para vizitës edhe ministri Zenun Pajaziti ka deklaruar se Policia e Kosovës nuk do të lejojë të hyjnë delegacionet zyrtare të cilat nuk do të marrin leje adekuate nga institucionet tona.
Kush e shoqëronte presidentin serb në Kosovë?
Por ajo që është më shqetësuesja dhe enigma e kësaj vizite është nëse Boris Tadiq në Kosovë ka qenë i shoqëruar nga truprojat e tij personale apo ai është shoqëruar nga pjesëtarë të KFOR-it? Sipas Behar Selimit, ndihmës drejtor i policisë kufitare, Policia e Kosovës nuk ka pasur qasje, rreth sigurimit të afërt të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq. Selimi thotë se çështja e sigurimit të vizitës së presidentit serb, duke përfshirë këtu edhe sigurimin e afërt personal e ka bërë KFOR-i. “Ushtarët e KFOR-it siç dihet e kanë marrë presidentit serb nga Leposaviqi me helikopter, prandaj policia jonë nuk ka pasur qasje fizike me pa se më kë është shoqëruar presidenti Tadiq” thotë Selimi. Por sipas Selimit “disa fytyra” që janë parë në mjetet e informimit, në televizione jep të kuptojmë se dy roje të afërta që i kanë qëndruar presidentit serb kanë qenë serbë. Behar Selimi thotë, mund të dyshohet se ata truproje të afërt kanë qenë të armatosur por KFOR-i e kanë marrë përsipër sigurinë e tij dhe sigurisht se u ka lejuar edhe hyrjen në atë mënyrë. Edhe zëdhënësi Arbër Beka thotë se Policia e Kosovës nuk ka qenë përgjegjëse për ofrimin e sigurisë në rastin e vizitës private të presidentit Boris Tadiq në Kosovë, përgjegjësin për sigurimin e tij e ka pasur KFOR-i.
Heshtin pas deklaratës së Tadiqit
Udhëheqësit e lartë të Kosovës ende nuk kanë dhënë ndonjë vlerësim se i ka shkelur ose jo Tadiqi, kriteret e marrëveshjes për faktin se ekzekutivi do të analizojnë tërë vizitën dhe deklaratën, në kontekst të të cilit do të merren edhe qëndrime të cilat mund të ndikojnë në vizita që mund të bëhen në të ardhmen. Edhe nënkryetari i partisë së koalicionit qeverisës LDK, Eqrem Kryeziu thekson se Qeveria është treguar e drejtë dhe humane duke i lejuar një vizitë të karakterit privat dhe religjioz. “Nëse Tadiq ka shpërdoruar marrëveshjen, kjo të rregullohet me ndonjë notë, apo diçka të ngjashme”, vlerëson Kryeziu duke shtuar se në imazhin politik Kosova ka bërë shumë mirë qe ka lejuar vizitën e Tadiqit, për faktin se në të kundërtën do të reagonin shtetet anti Kosovë dhe do ta quanin këtë si persekutim të fjalës së lirë. Ndërkaq, sa i përket ndërhyrjes së EULEX-it në këtë proces është vlerësuar se BE-ja është ndihmëse e institucioneve vendore, por i përket vetëm institucioneve të Kosovës që të vendosin ose jo të japin leje për vizita të tilla. EULEX-i nuk i lëshoi vizita Tadiqit, por Feith i është drejtuar Qeverisë së Kosovës për një gjë të tillë, çka edhe në të vërtetë ka ndodhur. “Qeveria e Kosovës ka kompetenca të plota për ta aprovuar ose jo kërkesën e Tadiqit”, citon Feith, duk dëshmuar se Kosova ka Zot shtëpie. Qeveria e Kosovës paraprakisht ka ndaluar disa herë zyrtarët serbë që të hyjnë në Kosovë, meqë ata kërkonin leje nga UNMIK-u dhe jo nga autoritetet e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi