Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Superfuqia e parë

Shko poshtë

Superfuqia e parë Empty Superfuqia e parë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 26, 2012 1:24 pm

Superfuqia e parë


Superfuqia e parë Nationalmuseum-Neapel

Më shumë se 8 milionë kilometra katrorë: pak më pak se sa Shtetet e Bashkuara në pak më shumë se tridhjetë vite pushtime. Kështu, 26 shekuj më parë, u bë bashkë perandoria më e madhe e lashtësisë, përpara Aleksandrit të madh. Një perandori që përfshinte një të pestën e popullsisë botërore të kohës: 50 milinë të nënshtruar që udhëhiqeshin në mënyrë të përsosur nga "Mbreti i mbretërve", sovrani i persëve.

Rebelë

Epopeja e superfuqisë së parë të historisë ka një datë të saktë të fillimit të saj, vitin 559 para Krishtit. Në atë vit, Kiri II (më pas u quajt "i Madhi") mori fronin nga i ati si mbret i qytet-shtetit jo shumë të rëndësishëm të Anshan, në anën jugore të Monti Zagros (Irani i sotëm). Persia (emri buron nga Pars, që ishte emri i territorit të një prej fiseve të rajonit) ishte atëherë vetëm një provincë e Medias. Kështu, kur Kiri u rebelua, persët e qyteteve të tjerë e ndoqën pas.
Për të qetësuar trazirat, më shumë se dhjetë vite më vonë erdhi në vend mbreti i Medi-ve, Astiage, bashkë me armatën e tij. I cili megjithatë, pasi u tradhëtua nga një prej gjeneralëve të tij, u burgos. Dhe në atë pikë, Kiri bëri dicka të paprecedentë për kohën. Në vend që të shante dhe godiste Astiage, sic parashikohej, e dëboi atë në ekzil. Dhe kryeqyteti i Medi-ve, Ecbatana u plackit nga sendet me vlerë por u la praktikisht i paprekur. Ky trajtim tolerant i armiqve të mundur i mundësoi Kirit që të reshtojë në ushtrinë e tij gjeneralët dhe kalorësit e armikut (më të mrië se të tijtë) si dhe të zbulonte armën e tij të fshehtë" mbretëria e tij do të ishte e hapur ndaj prurjeve kulturore të huaja. "sot mund të themi se perandoria akemenide (nga Akemeni, "i dituri", kryetari legjendar i familjes së Kirit) ishte një entitet shumëetnik, shumëgjuhës dhe mbikombëtar", shpjegon Bruno Genito, docent i arkeologjisë iranike në Universitetin e Napolit.
Përpara tolerancës, vinte në fakt gjithmonë lufta. Në vitin 547 para Krishtit mbreti i Lidias 9Turqia e sotme), Kresi, njeri shumë i pasur por shumë i sigurtë në vetvete, sfidoi perandorinë e Kirit duke kaluar kufijtë e saj. Beteja e parë përfundoi në barazim dhe kur u afrua dimri Lidët u tërhoqën duke menduar që të rifillonin luftën në pranverë. Por persët bënë sërish dicka të papritur. Në vend që t'i bindeshin traditës, duke pezulluar aktet e luftës, ndoqën ushtrinë e Kresit deri në kryeqytetin e tij Sardi dhe, kur pjesa më e madhe e trupave Lide u cmobilizuan, sulmuan dhe morën qytetin. Kiri tregoi edhe një herë anën e tij të dhimbsur (ose ndoshta vetëm sensin e tij praktik): kurseu Kresin dhe u mjaftua vetëm duke i marrë pasurinë e madhe. Në vend të mbretit të rrëzuar vendosi një grup aristokratësh vendas që do të qeverisnin vendin në emër të tij. Por lidët ishin kokëfortë: kjo zgjedhje u interpretua si shenjë dobësie dhe, sapo Kiri u largua nga Lidia, shpërtheu revolta. Mbreti pers ridërgoi në Sardi ushtrinë e tij për të sqaruar ekuivokun: qyteti u dogj, burrat u vranë dhe gratë e fëmijët u shitën si skllevër...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi