Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çdo gjë në pjesën e parë

Shko poshtë

Çdo gjë në pjesën e parë Empty Çdo gjë në pjesën e parë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:36 pm

Çdo gjë në pjesën e parë

Adem Makolli
Hamburg: KF Kosova – Velatspert 2:0

Koha shumë e mirë për lojë dhe terreni me bar e shumë i përshtatshëm. Shikus afër100. Golashënues: Abazi në minutën 18 dhe Kasami në atë 32.
Kosova: Ahmeti, Dinaj (Kameraj), Arifi, Osmanbegoviq, Bauta, Saliuku, Abazi, Zeqiri (Mazrekaj), Alidemi (Bensari), Shala dhe Kasami.
Trajner: Gëzim Smajlaj.
Në një terren shumë të përshtatshëm para një numri të konsiderushem të shikusve ku për çdo lojë po shtuhen porse në bazë të lojërave të mira të skuadrës së tyre ata nuk po kthehen të zhgenjyer. Ndeshja filloi ashtu siç ishte pritur para shikuesve të vet klubi shqiptar që nga minuta e parë po e kontrollonte lojën korse mysafiret ishin ata të cilët ishin të koncentruar vetëm në mbrojtje. Mirëpo në minutën18 një krosim i Arifit nga ana e majtë ku e shërben bukur Alidemin ky gjuan mirë me kokë mirëpo portieri e ndal gjuajtjen e tij mirëpo aty gjendet Abazi dhe shënon për rezultatin 1:0. Një lojë shumë e kontrolluar e ekipit shqiptar ku me vetëdije bënin kombinime të bukura kështu që në minutën 32 Besir Kasami shënoi një gol shumë të bukur dhe njëherit edhe rezultatin përfundimtar në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë klubi Kosova bëri disa përpjekje për shënim mirëpo rastet e Alidemit, Abazit, Kasamit nuk u konkretizuan mirëpo edhe me rezultatin 2:0 fitohen tri pikë dhe kështu me fitoren e sotme Kosova ka tubuar 15 pikë dhe gjendet në kreun e tabelës.
Ekipi i dytë i klubit Kosova pësoi përseri humbje para shikusve të vet me rezultat të lartë 2:5 nga ekipi FC Zaza. Ekipi nuk funksionoi në asnjë repart kështu që edhe humbja është e merituar. Mbetet të përmendet vetëm goli i Bujar Hysenit nga 25 metra i cili i gëzoi edhe ata shikuse që ishin të pranishëm.
Kosova II: Makolli, Burim Hyseni, Ramadani, A.Sylejmani, Mazrekaj, Bislimi, S. Sylejmani Asllani, Bujar Hyseni, Mana dhe Erkan.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi