Fjalimi i parë i Zogut
Faqja 1 e 1
Fjalimi i parë i Zogut
Fjalimi i parë i Zogut: Dalshim faqebardhë para historisë
Gazeta “standard” vijon sot botimin e një pjese tjerër të ditarit të Hysen Selmanit, adjutantit të Mbretit Zog, i cili përcjell vendimin e Asamblesë për shpalljen e vendit monarki dhe zgjedhjen e Zogut Mbret. Në këtë pjesë botohen gjithashtu fjalimi i parë i Zogut, fill pas zgjedhjes dhe fjalimi i mëvonshëm në Asamble për reformat që do të ndiqte qeveria e re
Zgjedhja e Komisionit të Posaçëm
Mbasi mbaruan fjalimet e mbajtura prej një shumice të asamblistave, në të gjitha përmbajtjet e fjalimeve ishte: Vendi i ynë asht thelb i patundur dhe i përjetshëm i shtetit, për të cilin kombi shqiptar brez pas brezi, ka për të na uruar dhe bekuar. Rroftë pra Mbretërija Shqiptare. Rroftë Mbreti i Shqiptarëve Madhnija e Tij A. Zogu,.. .duartrokitje... Pas kësaj u zgjodh një Komision i Posaçëm, i përbërë prej zotërinjve:
1-Pandeli Evangjeli, 2-Hiqmet Delvina, 3-Kostaq Kota, 4-MiltoTutulani, 5-Abdurahman Dibra, 6- Ferit Vokopola, 7-Javer Rushiti, 8-Fiqri Rusi, 9-Fejzi Alizoti, 10-Hafis Xhemali, 11-Mihal Kaso, 12-Ndrek Kici, 13-Engjëll Sereqi, 14-Ibrabim Xhindi, 15-SeitToptani, 16-Halit Roji, 17-Ahmet Hastapalli, 18-Rexhep Matja, 19-Anton Beça, 20-Pjetër Poga, 21-Xhafer Ypi, 22-Sulejman Starova, 23-Dr. Simonidhi, 24-Spiro Papa, 25-Për të përgatitur me shpejtësi artikujt përkatës për shpalljen e Monarkisë, dhe proklamimin si Mbret të Shqiptarëve NMT ZOG I.
Më 1 shtator 1928, ora 9 paradreke, çelet mbledhja e katërt e Asamblesë për të biseduar mbi rishikimin e përgjithshëm të statutit, dalë nga komisioni me shpejtësi. Mes duartrokitjesh të asamblistave, si dhe të popullit që kishte mbushur lozhat dhe sallën e dëgjuesve, këndohet raporti i Komisionit, si më poshtë:
KRYESISË SË ASAMBLESË KONSTITUENTE
Komisioni i Statutit, duke parë se pranë të gjithë antarëvet që e përbëjnë, në mbledhjen që mbajti më datë 30-VIII-1928 në orën 9 para dreke, me vota të përbashkëta dhe me shpejtësi, i pranoi artikujt e ndryshëm dhe vendimin e posaçëm të statutit që kemi nderin t'jua paraqesim bashkëngjitur:
Komisioni në fjalë, duke marrë parasysh se caktimi i formës së Shtetit duhet me qenë i përshtatshëm për atë komb që destinohet, dhe nuk duhet tërhequr verbërisht prej dogmave të ndryshme të shkencave sociale dhe, duke marrë parasysh se Shqipëria nga traditat e saja historike, nga destinacjoni që ka për të bërë hapa të mëdha në rrugën e përparimit dhe konsolidimit të saj, e sheh tepër të nevojshme regjimin mbretnor dhe kështu, me një zë e brohori, shpall Shqipërinë Mbretni Demokratike, Parlamentare, të trashëguar.
Shqipërisë kurdoherë ky regjim i është gjendur i arsyeshëm për mirëqeverimin e saj, dhe për më tepër, shumë impozohet sot, kur për t' i dhënë fuqitë mbretërore, kemi Naltmadhninë e Tij, A. Zogun, Shpëtimtar i Kombit, të provuar me vepra madhështore patriotike, në gjithë kohën e vetsundimit tonë. Një Mbret në krye të Shqipërisë, i jep asaj nga një anë plot fuqi morale, dhe nga ana tjetër, një qeveri të qetë dhe plot forcë për mirëvajtjen e kombit, në gjithë shfaqjet e tij.
Prandaj, Komisioni i Statutit, Kurorën e Naltë të Fronit historik shqiptar ia paraqet Shpëtimtarit të Kombit, A. Zogut, nën emër ZOG I. Mbret i Shqiptarve,
Mbasi populli anekënd Shqipërisë po pret proklamimin e Regjimit Monarkik dhe kunorëzimin e Madhnisë së Tij ZOG I, Komisioni i Statutit ka nderin t'i lutet PT Asamblesë Konstituente për pranimin e artikujve, në fjalë dhe të vendimit të qasëm, me shpejtësi.
Komisioni propozon që me këtë rast të bëhen tri ditë festë dhe çdo vit, dita e 1 shtatorit të quhet festë zyrtare. Me nderime të posaçme: Tiranë më 30-VIII-1928, kryetari i Komisionit të Statutit, Pandeli Evangjeli M P (drk).
Menjëherë fillon votimi i neneve të ngutshme, duke qenë të gjithë përfaqësuesit më këmbë e duke duartrokitur. Këndohen artikuj të ndryshëm. Ja, artikujt të ngutshëm të statutit, të cilët do të vendosen sipas numrave rendorë të çdo titulli përkatës:
Art. Shqipëria është Mbretni (Royaume) demokratike, Parlamentare dhe e trashëgueme.
Art. Mbreti (Roi) i Shqiptarëve është Nalt Madhnija e Tij (ZOG I.) nga familja e famshme shqiptare ZOGU.
Art. Pushteti Përmbarues i përket Mbretit, i cili e ushtron sipas dispozitave të caktuara në ketë Statut.
Art. Pushteti Gjyqësor ushtrohet prej Gjykatave dhe vendimet e tyre, të bazuara në ligje, jepen dhe zbatohen në emër të' Mbretit.
Art. Mbreti fillon ushtrimin e pushtetit mbretëror, mbasi betohet në mënyrën e treguar n' art.. para Parlamentit.
DISPOZITA TRANZITORE
Sa për ketë herë kabineti votëbesimin e merr prej Asamblesë Konstituente.
Art. Në ligjet e rregulloret të shtetit kudo që përdoret fjala "Republikë" e zë vendin fjala "Mbretni" dhe kudo që përmendet fjala "Kryetar i Republikës e zë vendin fjala "Mbret". Këto janë dispozitat që u ndryshuan në statut.
VENDIM I POSAÇËM
Asambleja Konstituente, e veshur me fuqitë sovrane të kombit, e inspinuar prej dëshirës së shquar të popullit për interesat vitale t'Atdheut, në mbledhjen më dat: 1 shtator 1928 dita e shtunë ora 9 e 12 minuta, me një zë e me një shpirt, zgjedh e proklamon:
MBRETI (ROI) TË SHQIPTARVET
Në emër (ZOG I.) birin e dalë prej gjirit të vet "Shpëtimtarin e Kombit Ahmet Zogun" i zbritur prej familjes së famshme shqiptare Zogu, pranohet, duartrokitje pa ndërprerje".
Asambleja Konstituente, mbasi vendosi me plot gëzim statutin e hartuar prej Komisionit të Posaçëm, formoi një Komision nën kryesinë e kryetarit të Asamblesë, për t’u paraqitur te Nalt Madhnia e Tij Zog I. Mbret i Shqiptarëve, për t'i parashtruar vendimin të marrë prej Asamblesë Konstutiente, Komisioni i përbërë prej asamblistave nga gjithë prefekturat.
Delegacioni i Asamblesë Konstituente, mbasi i parashtroi Nalt Madhnisë së Tij Zog I, Mbret i Shqiptarve, vendimin e Asamblesë, i falënderoi dhe ju caktoi vajtjen në Asamblenë Kombëtare për të kryer betimin, në bazë të statutit të aprovuar. Në ora 5 mbasdite, më 1 shtator 1928, Nalt Madhnija e Tij, ZOG I, Mbret i Shqiptarëve, paraqitet para Asamblesë për të bërë betimin, e kështu me nderime ushtarake u përcoll delegacioni i Asamblesë.
Nalt Madhnija e tij, Zog I, Mbreti Shqiptarëve u paraqit në Parlament
Nalt Madhnia e Tij, Zog I, Mbret i Shqiptarëve, erdhi në gjirin e Asamblesë Konstituente dhe bëri betimin që urdhëron statuti.
Në këtë rast, bëhet ky procesverbal, i nënshkruar prej Nalt Madhnis së Tij Mbretit, prej kryetarit të Asamblesë dhe nënkryetarit e sekretarit të Asamblesë, si dhe prej gjithë asamblistave. Nalt Madhnija eTij, ZOG I, Mbret i Shqiptarëve, mbas betimit, mbajti ligjëratën që vazhdon:
Zotni Kryetar dhe asamblista. Në mesazhin që ju drejtova para disa ditëve, ju përshëndetja duke ju uruar sukses Ju Etërve të Kombit.
Sot po ju drejtohem si shok, bashkëpunëtor të idealit të përbashkët. Nëse në fjalimin tim nuk do të gjeni fjalët e nalta të krenave të ndershëm të stolisur me Kunorë, të mos çuditeni. Se unë shoh në Kryesinë e Shtetit Shqiptar, në cilindo titull qoftë, shembëlltyrën besnike të popullit dhe shërbyesin e palodhur të Atdheut. Sot, në minutën kur ngarkohem me detyrën e rëndë dhe të naltë të shtetit, prej vullnetit e dëshirës së popullit të shfaqur me vendimin e ndërgjegjes Suej, do të veproj duke marrë parasysh përgjegjësinë morale, të cilën herët a vonë di ta çmojë populli shqiptar, për lartësimin e vendit.... (vazhdon fjala e Mbretit). Bota e ka marrë vesh se po të lihen të qetë edhe bijtë e Shqipërisë. mund të krijojnë një shtet. Mbas sotit detyrën e kemi më të rëndë, se duhet t' i tregojmë botës se edhe shqiptari, si çdo popull i qytetëruar, mund ta marrë kulturën, e cila është pasuria e të gjithëve dhe ideali i botës mbarë. Vetëm në këtë mënyrë, duke i siguruar vendit tonë një të ardhme të lirë, mund të paguajmë një detyrë historike. Në regjimin e ri Shqipëria ka për të qenë një faktor paqësor në Ballkan. Relacionet që ekzistojnë sot me shtetet fqinje e dashamirëse, shpresojmë se do t'i forcojmë edhe më tepër. Unë, bashkë me ju shokë të mi, jo vetëm që do të mbrojmë të drejtat kombëtare, por edhe kur të jetë nevoja, me ju bashkë do ta shtyjmë popullin trim shqiptar për t'ia arritur qëllimit të lartë, atë ideal që na ka falur natyra e na i ka shënuar historia, duke lartësuar vendin në sheshin e qytetëruar. Si të mbaroni detyrën e shenjtë, të ktheheni në vendet tueja e t'i thoni popullit Sovran se Prijsi i tij e sheh veten si çdo shqiptar. Me sa shpejtësi dhe entuziazëm e keni vënë në Fronin e Gjergj Kastriotit, aq me shpejtësi e kënaqësi keni për ta gjetur gjithmonë gati për t'i sakrifikuar të gjitha, nëse është nevoja, edhe jetën mbas dëshirës të tij dhe për të mirën e vendit. Zotninj, dalshi faqebardhë para historisë! (duartrokitje të pandërprera e brohoritje).
Mbas kësaj ligjërate, Nalt Madhnija eTij Zog I, Mbreti i Shqiptarëve, e lë sallën e Asamblesë Konstituente, midis brohoritjeve, të asamblistëve dhe ku e priste i gjithë populli i kryeqytetit si dhe të prefekturave të tjera delegacione të veshur me kostume kombëtare, me muzikë nacionale e këngë të' tjera.
Dashuria e thirrjet e popullit e detyruan Mbretin të ecë ngadalë duke i nderuar me buzëqeshje e me zemër, u jepte të kuptonin se ishte i pandarë dhe më i afërt me ta, si vëllai më i dashur i tyre.
Në këtë kohë topat gjëmojnë, ushtria parakalon ndër rrugët e kryeqytetit, muzikat kudo luajnë marshe të Shpëtimtarit të Kombit, Zogut I. Mbret i Shqiptarëve. Sa i gëzuar shihet populli, saqë nuk mund të përshkruhet, se ai e njeh mirë Prijsin e vetë se ka luftuar krah për krah me të për shpëtimin e Shqipërisë. Ia di të gjitha veprat dhe e ka në zemër.
Nalt Madhnija e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëvet, mbas betimit në Asamble kthehet në Pallat, i përcjellë kudo prej popullit duke brohoritur me plot dashuni, Zogu i shikonte dhe i salutonte me mallngjim bijtë e dashur të tij, që ka kaluar pjesën më të madhe të kohës me ta bashkë.
Tashmë u realizua hapi i fundit i stabilizimit shtetëror dhe u çuan në vend dëshirat e popullit që tash e mbrapa të kishte jo vetëm një kryetar trim e guximtar, por në të njëjtën kohë dhe Mbret, burrë shteti, që i kishte lënë në dorë fatet e racës, të gjakut, të dokeve të shenjta, të ligjeve e kanuneve të tij mijëra vjeçare.
Kësodore Shqipëria e re u ndërrua në një monarki të re e trashëguese dhe hynte në radhët e shteteve përparimtare, nën kryesinë e një Mbretit te ri e guximtar që do t'i naltësonte Atdheun e Shqipërisë e të shqiptarëve drejt qëllimeve supreme që e paraqet çdo komb trim dhe dëshirues paqeje e përparimi.
Kjo datë historike e 1 shtatorit 1928 qe kremtue nga populli shqiptar në qytete, krahina e fshatra, malësira e kudo me një entuziazëm të papërshkrueshëm dhe me këngë e valle kombëtare, si dhe me lutje në kisha e xhamija, duke kërkuar nga Perëndija jetë të gjatë e lumturi e trashëgim për Sovranin e shqiptarëve.
Shpallja e Monarkisë për shtetet e huaja, nuk ishte ndonjë befasi, se pothuaj i gjithë muaji gusht, kaloi me thirrjet e manifestimet e rreshtura të popullit që dëshironte patjetër ndërrimin e formës republikane, në Monarki. Dhe zgjedhjet për këtë arsye u mbajtën.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Fjalimi i parë i Zogut
Mbreti i priti të gjithë delegacionet e popullit që kishin ardhur prej gjithë prefekturave, nga Çamëria e Kosova, kaluan më tepër se tri ditë pritjet që vazhdonin pa masë në Pallat.
Populli shqiptar gjithnjë vrapon për të parë Prijsin e tij të dashtun, shpëtimtarin e vet, Mbretin Zog, e do, e nuk e nxjerr asnjëherë nga zemra, nga sytë, Ai ashtë vëllai më i afërm i tij, e uron me gjithë zemër dhe e ndjen veten të lumtur në këtë ditë.
Situata politike e re shqiptare ishte njohur nga shumica e shteteve; vetëm se Jugosllavia nxirrte pengesa për formën "Mbret i Shqiptarëve", por ajo harronte se Shqipëria është aty ku ka shqiptarë e prandaj kufijtë arbitrarë politikë, nuk u njiheshin nga populli shqiptar, që nuk mund të harronte viset e shenjta ku u shkrua me gjak, armë e lot, fati i Atdheut e ku banojnë përherë në tokë të gjyshërve e të stërgjyshërve të tyre qindra mijë banorë të racës e të gjakut arbëror.
Nën formën e re fillon një jetë e re për popullin shqiptar. Gjithçka bëhet që t'i paraprihet përparimit, punës, zhvillimit të kulturës e hapa sa më të shpejtë e të matur, për të fituar kohën e humbur e për t'ia arritur nivelit përparimtar të shteteve të tjera.
Populli shqiptar nën drejtimet largpamës të Mbretit të tij dha shenjat e pjekurisë politike dhe stabilizoi situatën, duke i mbështetur fatet e tij te Sovrani i ri i dashur, që e thërriste dhe e admironte si Shpëtimtar të Atdheut të përbashkët të Shqiptarëve.
Italia ishte e para që e njohu formën monarkike shqiptare me Zog I Mbret i Shqiptarëve. Pas kësaj filluan edhe të tjerët ta njohin, brenda një kohe të shkurtër.
Shqipëria tash ka hapur krahët nën Burrin e Shtetit, që me armë, kurajë, besnikëri ndaj popullit shqiptar e ndaj tokës së shenjtë të tij, përmbush të gjitha dëshirat e shpresat e një Kombi të vuajtur e të pafat, kërcënuar përherë nga fqinjët e harruar deri tani vonë nga Evropa.
Ku kemi mbërritur thotë populli, kur nuk do besonim, jemi ne vetë që kemi parë ndër vendet tona të huajt duke na vrarë, plaçkitur e djegur e gjithfarësh, derisa doli që Zoti na fali këtë Shpëtimtar, për të na liruar nga zgjedha e të huaj ve, si mos ta duam ne këtë, që ka luftuar krah për krah me ne, e për më tepër, kudo kundra okupatorëve.
Në Koplik shpëtoi Shkodrën nga jugosllavet. Dibër-Martanesh-Vlorë e kudo, veprat e këtij burri të madh i dijmë të gjithë, edhe administrator, e jo vetëm luftëtar. Na bëri shtet të njohur në botën mbarë, që sot qetësia shqiptare është shembull në Ballkan, e më mirë se në shtetet fqinje.
Asambleja Konstituente pasi kreu detyrën e naltë, vjen në Parlament
Me të kryer detyrën e lartë që i kishte ngarkuar populli d.m.th. hartimin e Statutit Themeltar të Mbretërisë, në bazë të nenit 230 të Statutit të ri, Asambleja Konstituente, në mbarimin e votimit përfundimtar të këtij Statuti, vendosi që të vijonte si Parlament deri në mbarimin të periudhës katërvjeçare, e cila filloj qysh prej datës 16 gusht 1928 dhe u dha fund mbledhjeve të saj si Asamble, më 1 dhjetor 1928, duke u transformuar në Parlament.
N.m.t. Zog I, Mbreti i Shqiptarve, me 10 dhjetor 1928, i drejton Dhomës së Deputeteve këtë mesazh
Po ju përmend këtu besimin e plotë të botës së qytetëruar mbi Shtetin tonë të shfaqur, në mënyrë solemne me njohjen e shpejtë të Regjimit Monarkik prej të gjithë shteteve që janë në marrëdhënie me ne, të cilët, këtë radhë dhanë provën e ndjenjave të tyre dashamirëse që ushqejnë kundrejt Kombit tonë, i cili e ka fituar këtë besim duke i treguar botës me vepra se kurdoherë dëshiron të rrojë i lirë e sovran në rajonin ballkanik, si një element paqeje. Qeveria Mbretërore ka me vazhdue direktivën e saj dhe do të ketë për qëllim marrëdhanjet ma të mira me fqinjët e saj dhe natyrisht, me Fqinjë të Mëdhenj dhe me shtetet e tjera do të jetë plotësisht besnike e Lidhjes e të parimeve të pranuara me shtetet e ndryshme e me Lidhjen e Kombeve, e veçanarisht me Aleaten tonë, Italinë.
Qeveria ka për të parashtruar para jush për ratifikimin e një traktati arbitrimi dhe një tjetër pajtimi të shënuar në Washington në mes Sekretariatit të Shtetit Kellogg dhe të Fuqiplotit tonë. Përveç kësaj do t'ju shtrohet për pranim edhe traktati Kellogg-Briand, kundra luftës, që u shënua në Paris me 21 -gusht 1928 dhe për të cilin kemi dhënë pëlqimin me anë të fuqiplotit tonë në Washington. Këto tre traktate të goditura prej të madhit dhe idealistit komb amerikan, do të jenë të parat traktate, të shënuara dhe ratifikuara prej Regjimit Monarkik Shqiptar.
Duke pasur për parim lumturinë e plotë të popullit tonë, do të vazhdojmë me reformat tona të brendshme që kemi filluar, të cilat janë prova të gjalla të dëshirës së popullit shqiptar që ka vendos të rrojë i lirë dhe kryenlartë në sheshin e qytetërimit dhe për këtë qëllim, me shpejtësi do të vëmë në zbatim reformat që kemi bërë në drejtësinë shqiptare me Kodet e rinj dhe me reformat administrative që do të zbatojmë me anën e organizimit të komunave. Kemi shpresë të patundur se Parlamenti do t'i votojë projektligjet e reformave të administratës shtetnore, të pregatitura mbi baza moderne.
Na duket se punimet e deritashme kanë qenë më tepër për konsolidimin e shtetit dhe për zhdukjen e ndjenjave antiligjore. Mesazhi i parë i Nalt Madhnisë së Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëvet, që i drejtoi Parlamentit, ku vazhdon edhe në faqen tjetër, që kjo vinte në dukje veprimet e shpejta për zhvillimin modern të gjitha ligjeve e rregulloreve administrative të shtetit shqiptar.
Jemi të bindur se me bashkpunimin tuaj, po hapim një periudhë të re për reforma të gjëra që do të bëjmë në jetën tonë shoqërore. Zakonet e shpifura prej okupacione të ndryshme të kohrave të kaluara, që nuk puqen me karakterin dhe interesat e Kombit tonë, do t' i zhdukim duke vënë në vend të tyre zakonet e popujve të qytetëruara. Nuk do të lejojmë të ekzagjerohen reformat kaq të dëshiruara ndër pjesët që nuk i sjellin dëm racës shqiptare, por edhe nga ana tjetër nuk do të lëmë në asnjë mënyrë që të vazhdojnë ata zakone prapanike që dëmtojnë shtetin moralisht dhe materialisht. Duhet të dimë se pozita gjeografike e shtetit tonë na detyron që Shqipëria të transformohet sa ma shpejt, në radhët e shteteve të qytetëruara.
Për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe financiare të Shtetit, janë përgatitur projektligje të posaçme mbi krijimin e instituteve ekonomike dhe industriale, të cilat nuk kemi dyshim se do t'i vështroni me kujdes të posaçëm.
Duke vështruar buxhetin shtetëror e duke marrë parasysh të ardhurat dhe shpenzimet, hyrjet dhe daljet, vëmë re se e vetmja rrugë për lartësimin dhe për ekonominë e shtetit e të popullit është përmirësimi i bujqësisë, i industrisë dhe i tregtisë. Jo vetëm që do ta rregullojmë pasurinë shtetërore, por do t'i japim fund kryekëput moskujdesjes së pronarëve për tokat e lëna djerrë. Një projektligj, i cili do t'ju paraqitet sa ma parë, ka për të rregulluar çështjet agrare të shtetit, sa më shpejt, mbështetur te shtetet moderne oksidentale. Do t'i japim përkrahje të vazhdueshme kombëtare, kolektivitetit tregtar të vendit, duke rregulluar e lehtësuar me ligje të veçanta, bashkëpunimin e kapitaleve të vendit. Në këtë mënyrë në një kohë të shkurtër do të mbërrijmë qëllimet për dyfishimin e të ardhurave të financës.
Gjyqet shtetërore kanë vijuar me veprimet e tyre me një kujdes e paanësi, edhe me projektligjet që ju janë paraqitur. Do të sigurohet organizimi i drejtësisë shqiptare.
Duke qenë të bindur se një qeverim i mirë sigurohet vetëm me organe të mira e të ndershme, kemi filluar pastrimin e administratës shtetërore prej elementëve të padobishëm dhe për këtë qëllim, kemi formuar një komision të posaçëm, i cili do të kontrollojë dhe do të inspektojë të gjithë administratat e ndryshme të shtetit dhe pastaj do të verë në zbatim pikërisht ligjet organike të çdo ministrie, që kështu t'i pritet hovi njëherë e mirë favorizimit dhe pazotësisë.
Arsimi kombëtar po përpiqet të luftojë analfabetizmën e me direktivën që do t'i jepet së shpejti shpresojmë që në një kohë të shkurtër të shohim popullin tonë të lartësuar edhe në degën kulturore, aq të dëshiruar.
Një nga bazat themeltare të shtetit do të jetë përmirësimi i shëndetësisë të popullit, do të gjejmë mjetet duke hapur klinika edhe ambulanca e tjera me doktorë shëtitës. Ky ishte mesazhi i Mbretit Zog I që i drejtoi Dhomës Parlamentare, më 10 dhjetor 1928.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» PAMJET E RRALLA TË AHMET ZOGUT DHE SHQIPËRISË SË VITIT 1930
» Arsim Mulliqaj:Në Pranverën e vitit 1981 e njofta për herë të parë Kosovën, tash 30 -të vite më parë
» Faik Krasniqi: Martesa e Zogut
» Takimet e fshehta të Zogut me anglezët për të rrëzuar Enver Hoxhën
» Çfarë përmbante Marrëveshja ndërmjet Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiç?!
» Arsim Mulliqaj:Në Pranverën e vitit 1981 e njofta për herë të parë Kosovën, tash 30 -të vite më parë
» Faik Krasniqi: Martesa e Zogut
» Takimet e fshehta të Zogut me anglezët për të rrëzuar Enver Hoxhën
» Çfarë përmbante Marrëveshja ndërmjet Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiç?!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi