Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dita e shtunë do të zgjasë 86 401 sekonda

Shko poshtë

Dita e shtunë do të zgjasë 86 401 sekonda Empty Dita e shtunë do të zgjasë 86 401 sekonda

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 30, 2012 12:32 am

Dita e shtunë do të zgjasë 86 401 sekonda


Dita e shtunë do të zgjasë 86 401 sekonda Ora-
Dita e shtunë do të zgjasë një sekondë më shumë, paralajmëruan ekspertët e astronomisë. Më 30 qershor, dita do të jetë një “grimë” më e gjatë, për të kompensuar lëvizjet e Tokës rreth vetes.

Planeti ka nevojë për pak më shumë se 86 400 sekonda për të kryer një rrotullim 360 gradë rreth vetes, por rrotullimi në aksin e Tokës ndikohet edhe nga tërheqja gravitacionale me Diellin apo Hënën.

Për të korrektuar këtë ndryshim të padukshëm me sy, rrotullimi i ri është vendosur që të zgjasë 86 401 sekonda.

Për ta shpjeguar më qartë, ashtu si rrotullimi i Tokës rreth Diellit, që zgjat pak më shumë se 365 ditë, edhe ai i Tokës rreth vetes zgjat pak më shumë se 24 orë dhe kjo korrigjohet me ditën e shtuar një herë në katër vjet, në muajin shkurt, apo me shtimin e një sekonde një herë në disa kohë, siç do të ndodhë të shtunën.

”Sot, koncepti i kohës është i përcaktuar dhe i matur me orë atomike, që bëjnë të mundur që kushdo në planet të jetë saktësisht në të njëjtin orar”, deklaroi Noel Dimarcq, drejtori i sistemit “Syrte”, në Observatorin Qiellor të Parisit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi