Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurora e bukurisë iu vu Liridona Miftarit

Shko poshtë

Kurora e bukurisë iu vu Liridona Miftarit Empty Kurora e bukurisë iu vu Liridona Miftarit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 19, 2009 2:05 am

Kurora e bukurisë iu vu Liridona Miftarit

Miss Shqiptarja në Europë 2009
Përcjellëse e parë u zgjodh Lejla Gucati dhe përcjellëse e dytë Anisa Kurtaj
Kurora e bukurisë iu vu Liridona Miftarit Sh_b
Cyrih, 18 prill – Bota sot

Kurora e bukurisë iu vu Liridona Miftarit *Bukuroshet%20shqiptare%20

Në atmosferë të një programi të larmishëm me muzikë e humor, u mbajt edhe spektakli tradicional Miss Shqiptarja në Europë 2009 në diskotekën Rinora 4 në Cyrih të Zvicrës. Në radhë të ngushtë të kësaj konkurrence kishin hyrë 14 vajza shqiptare që jetojnë në vende të ndryshme të Europës, sidomos nga vendi nikoqir – Zvicra, por edhe nga Gjermania, Franca, Italia, Luksemburgu, Suedia etj. Kurora e bukurisë shqiptare në Europë sivjet iu vu zonjushës Liridona Miftari nga Lipjani, që aktualisht jeton në Zvicër, e cila ka fituar më parë edhe kurora të tjera bukurie. Juria e këtij spektakli, e përbërë nga Xheneta Racaj, Martina Ivezaj, Visar Rexhepi, Avni Qaili e Arta Prekazi, përcjellëse të parë të Miss Shqiptares në Europë zgjodhi Lejla Gucatin nga Mitrovica, që vinte nga Luksemburgu, kurse përcjellëse të dytë Anisa
Kurtaj nga Gjilani që jeton në Francë. Në pjesën tjetër të programit të parmbrëmshëm, të cilin e moderuan Veton Ibrahimi dhe Teuta Krasniqi, u paraqitën këngëtarët: Gunvor, Stine, Albatrit Muçiqi, Vanesa Krasniqi dhe Etno Engjujt. Një paraqitje të veçantë bënë aktorët e serialit “Kafeneja jonë”: Fatos Kryeziu - Kryemadhi, Teuta Krasniqi - Saranda e Donat Qosja – Naim Shaci.
Manifestime të tilla me programe të gërshetuara muzike, spektale bukurie e humori janë pothuaj e vetmja formë që mbledh të rinjtë tanë në mërgrim, duke i afruar e bashkuar me njëri-tjerin. Sh. B.Kurora e bukurisë iu vu Liridona Miftarit *Bukuroshet%20
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi