Kristaq Shabani:LNPSHA “PEGASI” ALBANIA-LIRIDONA SHEHU, PRIZREN
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:LNPSHA “PEGASI” ALBANIA-LIRIDONA SHEHU, PRIZREN
Edhe freskinë e natës në ushqim shpirti të kthej,...
LIRIDONA SHEHU, PRIZREN
LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Apelim poetik ndaj gjithë poetëve dhe poeteve
NGA KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.P.S
A mund të mbahet e pranguar një talent i tillë?
Kurrsesi jo. Edhe sikur të duash të ganxhosh apo të prangosësh të tillat të tillët, kurrë s’ke e për t’i pranguar… s’të “arrin” jeta për të realizuar një prangim të të tillave..
Vajza me emër të përflakur Liridona zbret në ”arenën“ poetike me një përgatitje të fortë, sinjifikative, tërheqje të vëmëndjes dhe, dashje pa dashje, e vështrojnë dhe sy ziliqarë… Është vetëm 19 vjeçare, por me një pjekuri të tejskajshme…
Kosova, kjo pjesë e trojeve shqiptare, po përshfaq lulesa poetike, po sjell nëpërmjet dhimbjes shkëlqime, por të cilat kërkojnë bërjen kujdes dhe impulsimin.
Emri Liridona (a) është një formim i ëngjëllshëm Liri+ don(a)
Liridona, një liri e pranguar në poezitë e saj, shpërthen vrullshëm në një formë apelimi
Një biografi e shkruar me zjarrmi të thellë nga brendësia e shpirtit të saj:
LIRIDONA SHEHU lindur dhe rritur në një nga trevat e Prizrenit historik, në Hasin e Pjetër Bogdanit, Anton Pashkut, Shtejfën Gjeçovit e Katerina Josipit......Momentalisht gjimnaziste (19 vjeçare). E rritur në një rreth jo të zakontë, me liri të cunguar, (qoftë edhe për të mirë), me një jetë paska të vështirë prej gjimnazisteje.
Adhuruese e flaktë e poezisë dhe eseve, recituese e përflakur dhe njëkohësisht e pasionuar pas shkrimeve poetike..........
Midis të tjerash unë shprehem:
“Për mua Poezia është armë për liri dhe rrugë drejt një të ardhme të ndritur ''pa u frenuar''...
Le ta nxjerrim Liridonën nga liria e cunguar, ndoshta siç shprehet, dhe ajo vetë shprehet “ndoshta dhe e mirë”…
Le ta sjellim Liridonën në Tiranë dhe në Prishtinë të marrë pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar të LNPSHA “PEGASI”të interpretojë poezitë e saj të arrira, që frymojnë shpirt, përflakim qiejt, thyejnë tabu, ndezin shkëndijëzën e ndritimit të një bote të re.... që padyshim i përket dhe femrës... hulumtuesit e letërsisë le të hedhin sytë dhe te Liridona dhe do të ndalen te vargjet e saj që kanë shpërthyer si petalet e një luleje të bukur, petale të paprekura, të ndritshme, ngjyrore dhe ëndrrimtare...
Liridona e quan të madhe vijimin e shkollës dhe për këtë falënderon gjyshin dhe prindërit e saj. E quan “liri” që, atje në shtëpinë e e saj, lidhet me kompjuterin e saj me botën dhe hedh poezitë, merr frymë dhe synon hedhjen e këtyre poezive në një libër, i cili them se do të jetë i suksesshëm... Biznesmenët kosovare duhet ta shohin këtë rast dhe të mundësojnë botimin e librit të Liridonës; të mundësojnë prezencën e kësaj gjimnazisteje nga rrethinat e Prizrenit të marrë pjesë në takime dhe, do të jetë fat, që ajo të jetë e pranishme në Simpoziumin e madh Ndërkombëtar Tiranë – Prishtinë...
Këtë radhë unë dua të hesht… Le të flasë ajo me krijimet e saj dhe ju me mendimet tuaja pohoni apo mohoni atë që them unë. Si poet po flas dhe me shumë përvojë, pasi jam ndeshur “në arenat poetike” dhe shumë herë kam fituar, ju drejtohem ju: “PER PAK çASTE HARXHONI KOHEN DUKE LEXUAR KETO KRIJIME DHE DO TE BINDENI QË... UNË ..SHA TË ...JTË. shijoni simbolikën , figurimin, arkitekturën e krijimit dhe idetë, larmitetin dhe qëllimin, krijimin nga spontaneiteti, pa proliksitet, por me një prurje të natyrshme...me tharm...
Një nga detyrat e mia si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtar I.Ë.A (OHAJO) SHBA është detyra të nxit dhe këtë po bëj...
POEZI NGA LIRIDONA SHEHU
Përshkrim ''UNI''
Notuar
valëve tensionuese,
Vrapuar
fushave të egërsisë,
Valltare
në vallet dekurajuese,
Zhytur
në baltën e mërzisë,
Mysafir
në sofrën pesimiste,
Veshur
me pëlhurë tmerruese,
Abstenuar
në rendin optimist,
Ngushtëlluar
nga stresi mik,
Egërsuar
me Uni-n armik,
Lodhur
nga përditshmëria e zakontë,
Figuruar
në të ngrirë qerpik,
Pakthyeshëm
në dendësinë shoqërore,
Mjegulluar
në familjen miqësore,
Demoralizuar
me jetën për dore,
Nisur
drejt ?!?!...
......................
14. 12. 2010
ETJE IME PËR LIRI
I largët më duket deti,
e uji po aq më larg,
po s’e di pse më duhet,
kur për ujë e etur s'jam,
por etja për liri
dita-ditës më shumë më than!
Strukur në guackën time,
dritën nga terri s'mund ta dalloj,
zhytur në botën anonime,
“Liri” thërras,”pavarësi” kërkoj.
Dhe nyjen time s’e zgjidh dot,
as me të qeshura, as me lot,
koha më gënjen, liri s'më ofron,
hëna më izolon, dielli më tradhton.
Re të dendura më mbulojnë
e furtuna më frikëson,
ndonjëherë e lehta puhizë
shpirtin ma freskon,
papritmas një erë e pamëshirë
më tmerron.
S'jam fajtore, por faj kam,
se larine e njoh veç për emër,
s'jam e vetmuar, por vetëm jam,
se mllefin tim e mbaj në zemër.
Liri dje kërkova,
liri edhe sot kërkoj,
me vite e ndoqa nga pas
por si mysafire kurrè s'mè pranoi.....
Dhe në sofrën e saj kurrë s'më ftoi,
e unë i gjunjëzohem,e përbetoj,
edhe nga teprica të më japë
ta shijoj jetèn do më mjaftoj!
''LIRI''..... me pak shkronja e formuar,
por në peshë e panumëruar,
nga skamnorët e kèëkuar,
nga të kamurit e refuzuar!
13.10.2010
BRISK-SHPATË!!
Kombinim jo i zakonshëm
Brisk-Shpatë...
Shpatë!
Për të hapur vrimën.
Brisk! Për të deportuar në të! Labirinthuar
Shpatë!
E mprehtë sa shpirtmadhèsija.
Brisk! I pastër si artdashuria!
Shpatë!
Me ar e mbuluar!
Brisk! Prej argjendi ndërtuar.
Shpatë!
Me dekada në jetë udhëtare!
Brisk! Këmbët tash ka nisë të marrë!
Shpatë!
Një pedagog i mrekulluar!
Brisk! Një nxënës i përkushtuar!
Shpatë! Një burrë ''i hollè''
Brisk! Njè vashëz e njomë!
Shpatë - Brisk,
BRISK - SHPATË
Nismëtarë liridashës
drejt një rrugë të artë!
18. 11. 2010
SONTE.......
Kur të fajësohesh
edhe pse nuk ke faj,
kur të ndihesh fajtore
edhe pse nuk je,
kur ndërgjegjja të mundon
edhe pse e keqja s'ekziston,
kur shpirti të dhemb
e diagnozën s’e gjen dot,
një natë nga netët
kur je e përmbytur në lot,
i kërkon llogari vetvetes
e mundohesh kot,
përfundimin e kërkon
e me zor s’e e gjen,
ikën mbrëmja,vjen mëngjesi
e gjumi s'të zë.....
Mendon e mendon
gabimin të gjesh,
në fund e kupton
se me këtë ti s'ke të bësh,
ndonjëherë ngjarjet rrjedhin spontanisht
padashje fajësohesh, padrejtësisht!
15. 09.2010
PA NDOSHTA
Do t'i ngjis shkallët
qoftë edhe pa “autorizim''!
Do t'i thyej kufijtë
sikur të jetë e nevojshme!
Pa ndoshta!
Do t'i heq vizat
për të depertuar në teatrot e jetës!
Do të gjurmoj universin
lirinë për të fituar...
Pa ndoshta!
Do të bart mbi supe
kurorë me krenari mbuluar!
Do të brej tokën,
flori do të nxjerr.
Pa ndoshta!
Do të lulëzoj në pranverën e hershme
pa lejen e dallëndyshes!
Do ta mësoj se kush jam,
nga ''burimet e pashterrshme''!
Pa ndoshta!
Do t'i përballoj vështirësitë
siç jam mësuar nga herojtë e diturisë!
Do të depertoj pa drojtje
edhe në mjegullirën e denduar!
Pa ndoshta!!
Do të nderoj emrin tim
derisa t'i ngjall edhe ''tè vdekurit'' e gjallë..
PA NDOSHTA!
10. 11. 2010
RECEDIVISTE
Në sofrën tënde
servuar nga intelekti,
Në shpirtin tënd
burim freskie,
Në botën tënde
rrezeartë dielli,
Në qiellin tënd
kometë lumturie,
Në brendinë tënde
mike për zemër,
Në horizontin tënd
yllkë me emër!
11. 12. 2010
KUR ARRIJ, NUK NDALEM
Maleve e fushave, në gjurmë hapash dikur,
kur arrij nuk ndalem, lodhjen e lë te një gur,
Etjen u fal përrenjve , freskinë jetës,
krahët i marr dallandyshes, fluturoj...
Ec e ec e ec, agimet e bardha gjakoj,
majat, retë, kaltërisitë.... dua t'i pushtoj...
Yjet, detet, t'i marr e t’i qëndis në vargje,
dashuri t'i jap bilbilit, t'i lidh qafore...
Dhe kur të arrij, nuk do të ndalem asnjëherë
derisa të mbyll gjithë plasaritjet e kohës...
Janar 2011
AS DREKËS TRAZIM
Qetësisë gjumin ia nxjerr,
rërës pluhurin ia trazoj,
era farfuritëse grimca pluhuri tek ty sjell,
e unë shtrëngoj kokën, fytin shtrëngoj.....
Pas drekës furtunë ndjenjash,
det i thellë mendimesh trurin më trazon,
zhvillohet rrëmbyeshëm shqisa e egërsisë,
shtat i frikëmbytjes shpirtin përvëlon!
Era vajton e deti ulërin,
rehatinë dikush ma trazoj,
notoj në valë mendimesh,
pas drekës furtunë, rrebesh, bubullimë...
Athua do humb çfarë kam apo të fitoj çfarë s'më duhet?
Ajo që vlon përbrenda
nga jashtë s'mund të thuhet.....
Kurorë shprese më fal një grusht durimi,
një fije gjallëri erëmira më sjell,
rrezes së ylberit kapu më thotë- PA NDOSHTA!
Pluhuri i rërës seç bën mrekulli.....
e ndjeva diku çel një lule, sa gjallëri
ikni mendime të trishta furtune e rrebesh, shporruni
ç'ju dua këtu mes lulesh, rrezesh në kaltërsi?
21. 01. 2010
MBRËMJEVE FAJTOR
Pas shirave në dëborë, gotën e pafundësisë
dua të pi
besëveshur e duarzbathur, gjithandej
mbrëmjeve fajtor,
për dy-tre fjalë kurajo,shtegtim miqësish
mbrëmjesh gotë lëng rubini, gjumë ëmbëlsish...
Vegim shpirti, brengmendim i patreguar
strehëzemrës pusit të ditës ndriçuese
përseri fajtor në mbrëmje, si dje,si sot
fajtor meteor,
Gjuha e zemrës hieroglife s'mba,
as stuhi tmerruese, as dremitje,as thatësir, as…
andaj më bekoni këtë këngë zogjsh
më falni dritë dhe në errësirë.....
A kanë faj mbrëmjet kur më lidh terri qepallash
e unë vjedh pak udhë, pak drithmë
në djepin e varkës sime gjysmëpërmbytur
nga zemra, në thellësi ujërash një zile klithmë!!
Mbrëmjeve fajtor,
burgjeve pa faj,
më le kujtimin, mos ma merr,
shtratin lirik yllit binajk m'i ndajè.....
30. 01. 2011
NË SOFËR MIQSH
Kurthëruar litarve kanunor më mbetën
copëza të shpirtit tufaneve, furtunave
nëpër shekuj, ëndrrave të përthyera
më mbeti fjala plagëve...
Haraç u paguaj gjëmëve të moçme
që amanet lanë këmishën e zezë
t`i veshim dritës –terrin
për një kinse traditë - burrëri.
E unë trëndafilit të njomë
gjemb t’i bëhem dua
syve t`u qëndis ylber e t`u vesh kaltëri
qerpikut ujëvarën ta përthaj atë krua...
Në sofër miqsh dua fjalës t`i jap zë këngës
të marr frymë gjethesh bleroshe petalesh
ëndrrave të bardha të prehem
në dritëliri të përkundem valësh!
05. 02. 2011
AKULLNAJË E SHKRIRË
Në alen rrënzë gjumit
ëndrra rrebele rrobat e shpirtit m'i grisi,
e më zhdeshi pallton e fanatizmit,
Vargjeve të shpirtit, melodisë
më dhuruan buzëqeshjen luleborë
të artat rreze mike,
era pushoi vajin, gjethet e thanë lotin,
valët mikluese përkundin barkën
thellësive të oqeanit....
Pas akullnajës së shkrirë
ujëvara mallëngjyeshëm gurgulloi
kur më buzëqeshën lulet, më pëshpëritën
e puhizë pranverore dhomëzat e zemrës m'i qendis,
Erëmira përmes pëllumbash grimca lirie më sjell,
zjarrdashurie grilat e ndryshkura m’i shkrinë,
në fosilet prejt deceniesh të kalbura,
poezia, liria,shpirt me degë fertile më mbijnë...
09. 02. 2011
DUA
Dua t'u vjedh kënaqësinë bletëve,
nektarin luleve t'u shijoj,
dua t'i vjedh ngjyrat ylberit,
trupin tim të njomë ta mbuloj...
dua t'i vjedh edhe freskinë ujit,
valëve gurgulluese prajshëm të notoj,
dua t'i rrëmbej dritën hënës,
rrugën tonë të përjetësisë ta ndriçoj.....
Dua aromën e luleve në sythin e pranverës,
të kaltërtën mahnitëse veshur qiellit,
dua zërin e bilbilit dhe flladin e verës,
do vjedh edhe rrezen e artë të diellit!
Lumturinë e yjeve pesëkrahësh dua ta rrëmbej,
edhe freskinë e natës në ushqim shpirti të e kthej,
Yllit më të ndritur, dua zjarrin, ngrohtësinë t'ia ndjej.
19. 01. 2011
PSE TË HESHT??!
Pse tè hesht?
Kur 36 shkronja të lidh di,
Pse të mos flas,
por vetëm thur poezi?!
Pse të mos ngre zë,
kur mjaft larg dëgjohem,
pse të mos nis rrugë të reja,
nga secili mëngjes që zgjohem?
Pse gjithnjë të hesht,
kur gjuhë të përbashkët me të tjerët flas?
Pse të mos t’i japi liri vetvetes
të shfryhem, të bërtas!!
Pse të mos jetoj,
kur jetën dua ta ndërtoj?
Pse të druhem nga populli?
Ku për të mirë luftoj!
Pse të hesht,
pse të mos triumfoj???!!
25. 06. 2010
MBULESË MJERIMI
Stinë tradhëtare
valë deti të trazuara,
qiell i ngrysur,
pyje të pagjelbruara!
Shi i çoroditur,
erë e furfulluar,
diell i habitur,
hënë e izoluar!
Shpirt i venitur,
zemër e mërguar
vjeshtë e trishtuar,
tetor i hutuar!
....................
Zhveshur nga harmonia
me mjerim mbuluar!!!
04. 10. 2010
E DI TI...??!
E di pse nuk jam e mirë?
- Sepse nuk jam e keqe sa ti!
E di pse jam e keqe??!
- Sepse jam më e mirë se ti!
E di pse jam e mirë??!!
- Sepse ti je më i keq se unë!
E di pse nuk jam e keqe?!!
- Sepse ti nuk je i mirë sa unë!!
NJË MBRËMJE NË PRISHTINË
Me hapa të lehtë, kristal më erdhi
befasisht, prajshëm zemrën më lëkundi
si dikur nëna në djep fèmijë më përkundi.
Me ngjyra ylberi m'i arnoi brengat,
zemrën e mistershme në grusht më dha...
në shpirt më mbolli ëmbëlsinë e fjalës.
Lulëzoi e para mes trëndafilash,
aromën e lumturisë më vari në zemër,
në shpirt më mbolli zë kanarinash.
Prishtina hapi portën madhështore,
mbrëmja puhizë shpirti më solli
poezia
buzëqeshje shiu, rreze hëne
ajo mbrëmje në Prishtinë,
s’e di
ndriçonin llambat e neonit më shumë
apo unë në brendësi...
18. 02.2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-DEGA "PEGASI" GJAKOVE e LNPSHA "PEGASI" KOSOVA BEFASON ME VEPRIMTARINE E DATES 29.10.2011
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA-I FOKUSUAR POETI DHE SHKRIMTARI JORGO S. TELO W.P.S, LNPSHA ‘PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-SYRIHA ADEMOVI ,SHKODRA,ALBANIA
» Kristaq Shabani:LNPSHA”PEGASI” ALBANIA-KUJTIM MORINA, TIRANA, ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA-I FOKUSUAR POETI DHE SHKRIMTARI JORGO S. TELO W.P.S, LNPSHA ‘PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-SYRIHA ADEMOVI ,SHKODRA,ALBANIA
» Kristaq Shabani:LNPSHA”PEGASI” ALBANIA-KUJTIM MORINA, TIRANA, ALBANIA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi