Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: 2 korriku – datë historike për Kosovën

Shko poshtë

Thaçi: 2 korriku – datë historike për Kosovën Empty Thaçi: 2 korriku – datë historike për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 05, 2012 11:58 am

Thaçi: 2 korriku – datë historike për Kosovën


Thaçi: 2 korriku – datë historike për Kosovën Thaqi
Me 2 korrik, Grupi Ndërkombëtar Drejtues ka vlerësuar pozitivisht përmbushjen e obligimeve të institucioneve kosovare për implementimin e dokumentit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Me këtë vlerësim përmbyllet kapitulli i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe fillimi i kapitullit të integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike – theksoi kryeministri Thaçi
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar projektligjin për regjistrimin e pengut në regjistrin për sendet e luajtshme dhe vendime tjera të fushës së përgjegjësive të saja Kushtetuese dhe ligjore.
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar lartë vendimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për të përmbyllur fazën e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe ka theksuar përkushtimin e institucioneve kosovare që të vazhdojnë angazhimet e tyre në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë, si dhe zhvillimit ekonomik e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Thaçi është shprehur se do të vazhdojmë angazhimet tona për rritjen e përfshirjes së të gjitha komuniteteve në ndërtimin e shtetit dhe të institucioneve tona dhe do të vazhdojmë krijimin e kushteve për një perspektivë të qetë dhe të sigurt për të gjithë.
“Grupi Ndërkombëtar Drejtues, mbledhjen e ardhshme, përmbyllëse, do ta zhvillojë në Prishtinë”, ka thënë Hashim Thaçi dhe ka shtuar: “Në shtator do të festojmë të gjithë së bashku përfundimin e suksesshëm të pavarësisë së mbikëqyrur. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen me të gjithë miqtë ndërkombëtar që kanë ndihmuar në përmbylljen e suksesshëm të këtij kapitulli të zhvillimit tonë.”


Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Regjistrimin e Pengut në Regjistër për Sendet e paluajtshme si dhe Koncept-dokumentin për hartimin e Projektligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinorë dhe Ndërtimit.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe vendimin për themelimin e strukturës koordinuese për zbatimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Sipas këtij vendimi themelohet Komiteti Drejtues për Liberalizimin e Vizave i cili është përgjegjës për koordinimin, monitorimin dhe raportimin e të gjitha aktiviteteve të institucioneve të Republikës së Kosovës për zbatimin e Udhërrëfyesit të Komisionit Evropian për Liberalizimin e Vizave me Kosovën. Komiteti Drejtues do të ketë këtë përbërje:
1. Ministrja e Integrimit Evropian, Koordinatore Kombëtare për Liberalizimin e Vizave, Kryesuese;
2. Ministri i Punëve të Brendshme, Zëvendës Kryesues;
3. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;
4. Ministri i Punëve të Jashtme, anëtar;
5. Ministri i Drejtësisë, anëtar;
6. Ministri i Financave, anëtar;
7. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, anëtar;
8. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar;
9. Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, anëtar;
10. Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, anëtar.
11. Kuvendi i Republikës së Kosovës;
12. Prokuroria e Shtetit;
13. Këshilli Prokurorial i Kosovës;
14. Këshill Gjyqësor i Kosovës;
15. Agjencia Kundër Korrupsionit;
16. Zyra e Avokatit të Popullit;
17. Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Komiteti Drejtues, sipas nevojës, në punën e tij fton përfaqësues të lartë të institucioneve të tjera shtetërore që nuk janë të përcaktuara me këtë vendim.
Kabineti qeveritar ka miratuar gjithashtu edhe vendimin për organizimin dhe funksionimin e strukturave për zbatimin e planit të veprimit të strategjisë së reformës në administratën publike.Struktura kryesore përgjegjëse për sigurimin e zbatimit të Strategjisë së Reformës së Administratës Publike dhe Planit të Veprimit të Reformës së Administratës Publike është Komisioni Ndërministror për Reformën e Administratën Publike (KNRAP), i cili ka këtë përbërje:
1. Zëvendës Kryeministri (kryesues);
2. Ministri përgjegjës për Administratë publike (zëvendës kryesues);
3. Ministri përgjegjës për Financa (anëtar);
4. Ministri përgjegjës për Integrime Evropiane (anëtar) dhe
5. Ministri përgjegjës për Administrimin e Pushtetit Lokal (anëtar).BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi