Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:AH, VETMI !...A do të vi edhe unë sëshpejti në këtë gjendje?

Shko poshtë

Agim Gashi:AH, VETMI !...A do të vi edhe unë sëshpejti në këtë gjendje? Empty Agim Gashi:AH, VETMI !...A do të vi edhe unë sëshpejti në këtë gjendje?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 05, 2012 6:22 pm

A do të vi edhe unë sëshpejti në këtë gjendje?

Agim Gashi:AH, VETMI !...A do të vi edhe unë sëshpejti në këtë gjendje? 525911_390723404324745_2052755212_n

Agim Gashi:AH, VETMI !...


Në errsinë ç’po kalon jeta,
Çdokush ka hallet e veta,
Por ma të randa më duken mue
Që më kan tretë e përvlue.

Prej shumë vitesh me mundime
S´troket kush në derën time,
Gja s’kam ba, me i pas randue,
Pse kështu, me më harrue?

II

S’e mbaj mend, sa ishte moti,
Prej atdheut kur jam dalë.
Për mall t’tij e nanës sime,
Shpirt e zemër më janë kallë.

Sa më ka smu merzi e shkreta,
Ma shumë n´spitale se sa n´shtëpi,
Me bukë të huej tue mbajt shpirtin,
Me shumë ilaçe e terapi.

III

Ah, atdhe! Ah,nana ime,
Ç’qe ky fat kështu për mue,
Që s´la Zoti me Ju të plakem,
Për Ju me qeshë e me këndue?

Dalngadal po shkon kjo jetë,
Me plot halle e mundime,
E unë s’po mund me i ndal lotët,
Për Ty, atdhe, e ty, nana ime.

IV

Po vjen koha me u nda nga jeta,
Me breng shpirti, që s’vdes n´atdhe,
Do t´më varrosin nën shkurre t´hueja
Me sy çel do t´më lshojnë në dhe.

Nji amanet po e la tani
Të m’i shkrueni këto fjalë:
„Për dashuri t´atdheut e nanës
Kangë e vaj as në vorr s’po i ndal“!

17.10.2011-Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi