Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - PËR KËTË VERË NANË DO TË VI

Shko poshtë

AGIM GASHI - PËR KËTË VERË NANË DO TË VI Empty AGIM GASHI - PËR KËTË VERË NANË DO TË VI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 23, 2016 4:59 pm

AGIM GASHI - PËR KËTË VERË NANË DO TË VI 13465972_10153743081009077_2067027471253337363_n



AGIM GASHI


PËR KËTË VERË NANË DO TË VI


Kohë e largët që kur ike
N´rrugë të botes u degdise, 
Qaj me lotë e qaj me mall
Bir i nanes t´pres me ardhë;
Tridhet vjet n´mërgim që vate
A t´merr malli i kësaj balte?


Më le guri në rrokullimë
S´të vjen keq për Arbëninë, 
S`të vjen keq për fushë e mali
Nanen bir e ka marr malli;
Me të pa, me hjek merzi
Me ti puth dy sytë e zi.

Bir, të them: më mbyti malli, 
Me u pa po për së gjalli, 
E marr krroqen dal te udha
Aty pari kalojnë burra;
Fort i kqyri mos je ti
Me lotë n´sy kthehem në shpi.

Këta lotë që po më tretin
Po e shtojnë ujin e detit, 
Ulem rri nën hije fiku
Sikur zogu jashtë furrikut;
Nëse t´vjen shëndeti n´derë
Eja bir për këtë verë.

Hajt moj nanë ti dert mos ki
Edhe i smutë këtë verë do t´vi, 
Se shumë nanë, më mori malli, 
Zemren time tanë e kalli;
Do t´ja zamë rrugën e mallit
Kur ti puth rrudhat e ballit.

Hajde bir të pret atdheu
Dhe flamuri i Skënderbeut, 
Mos u plak por eja djalë
Të ndalim lotë, të ndalim mall`;
Ska ma kandshëm, ska më mirë
Kur merren ngryk nanë e birë!

23.06.16
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI - PËR KËTË VERË NANË DO TË VI Empty Në vend të komentit nga Zahide Marije Ukaj

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 23, 2016 5:02 pm

Në vend të komentit nga Zahide Marije Ukaj

AGIM GASHI - PËR KËTË VERË NANË DO TË VI 10896860_904728812895231_8861539398402926000_n

SHKO POET SE TË PRET NANA


Shko poet
Po te pret nana
N' maje t' gurit
N' livadh te sana

Lamtumire'
Thuaj gurbet
Po shkoj n' Kosove'
Nana po m' thrret

Loti i nanes
Fort peshon
Gure' e dru
Nga malli i shpon

Te pret nana
Ne perqafim
Lamtumir' thuaj
O mergim
Po shkoj n' Kosove'
Ne Atdheun tim

Ne Kosoven
Time etnike
Atje me presin
Miq e mike

Me ka marr malli
Me shkue te shpija
Vjerr ne mur
Po m' pret sharkia

Me ja dridh telat
Si cdo here'
Bashke' me nanen
Ne kete' vere' .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi