Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:NË KURBET NA DOLËN EDHE VAJZAT

Shko poshtë

Agim Gashi:NË KURBET NA DOLËN EDHE VAJZAT Empty Agim Gashi:NË KURBET NA DOLËN EDHE VAJZAT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 09, 2010 11:03 pm

Me shkollim e dije edhe pëllumbat janë më të bardhë!

Agim Gashi:NË KURBET NA DOLËN EDHE VAJZAT Titanic8
Agim Gashi
NË KURBET NA DOLËN EDHE VAJZAT

Pak përnjimend e pak për mahi e këndova të hajme edhe në shtëpi!


E kem pasë ne gjithmonë nji dert
Kur djemt ma t´mirë shkojshin n´kurbet,
Shum na i merrte kurbeti i zi
Vdiqshin, shkojshin pa u pa me sy.
Tash na erdhi nji tjetër adet
Edhe çikat po shkojnë n´kurbet,
T´u i lanë n´Kosovë shtëpitë të thata,
E në dhe të huj po shkojnë gra e plaka
Po shkojnë nxanës, shkojnë profesoresha,
Nuse të reja edhe studentesha.

Ah! Po e lanë sot Kosovën thatë
Ku ke pa mor´ n´kurbet me na shkue gratë?
Për arat tona kurrë pa u merzitë
Rrugëve t´Evropës tash tuj u shetitë.
Prej që na hyni kjo demokraci
Pak si tepër grat na kan marrë liri,
Se me ba burri me e nguc graninë
Qohen grat shqiptare e thirrin milicinë
Shpejt vinë milicia me sirena tu´ fishkllu,
Me nda gruen prej burrit, hajmin* me ua ndrru,
Se me u ba nder burrave hiç s´u shkon ndermend,
Burrat rrinë te dera, grat në t´parin vend
Ju qesh fytyra pse burrat rrinë te dera
Tani janë të lira të kenë dhe “frajera”*,
I zgjedhin dashnorët t´zi a ndoj arap
Se janë ma të fort duken si tarak,
Burrit shpesh ja bajnë: çka je ba si morri
Dil pak me shëtitë se vjen “haus-majstori”*.

Mori gra shqiptare ju vraftë perëndija
Si humbet k´shtu nderi,si humbet njerzia,
S´janë per krejt shqiptaret kto fjalë që po i këndoj
Edhe me kët´ kangë due të kritikoj
Ju lutem të gjithave mos me marrë për veti
Le ti marrin ato që kanë mizë mbas veshi.

Se n´lokale t´natës se ka shqiptaresha vendin
Me shitë nder me pare nuk e kemi rendin.
Kemi mjaft ne çuna, shqiptar djel të ri
Që të lidhet jet´ e të çohet dashuni,
Pastaj, gra të reja me tre-katër fëmijë,
Burrat i lanë n´shpi, vet dalin n´kurvni
Ose i lanë burrat e i lanë fëminë,
Me agjensi të ndryshme marrin arratinë.
Shkojnë e na shkruhen azil n´Gjermani
Diku në Evropë a Skandinavi
Nëpër “hajme” të ndryshme strehohen kto gra,
Ju binë n´dorë mafive sa keq sa hat.

E disa prej tyne s´tregojnë se janë shqiptare
Thonë jemi të Bosnës k´tu kem ardhë pa qare
Nuk ju dhimben burrat, nuk ju dhimben fëmija
Që pa gru e nana na kanë mbet te shpija,
Çupëza e vogël thërret: ku je nana ime?
-Pse shkone n´kurbet e më lë jetime?!
Edhe çuni vogël nanën e thërret;
-Pse ma ndave gjinin nanë e shkove n´kurbet?

E disa vasha t´reja që s´kanë obligime
Kur vinë në kurbet shumë na bahen trime,
Jemi thonë të pastra si gurra t´Rugovës,
Tuj u martu´ me t´huj i ndihmojmë Kosovës,
Se Kosovën tonë e lamë në mjerim
Tuj i marrë të tjerët po bajmë informim.
Po edhe me e marrë shqiptarin për burrë,
-Vallahi moj motër nuk po ka kulturë,
Merre naj t´Afrikës a naj Italian,
Kanë motër kulturë, për burrë janë taman.
Na e lavdojnë Kosovën naj bajnë aferim
K´shtu në diasporë bajmë informim,
Nuk të rrahin kurrë e s´shohin me sy
N´dash shko n´kafene e në dash n´kurvni!
-Pse erdhët n´kurbet?- i vet, -na përgjigjet bija:
-Shuj vllaçko, shuj: m´kan rreh milicija,
E disa gra tjera nga fshati e nga malsija,
Dimitë dymbdhet´ metra edhe me sargija*,
Dymbdhet´ metra gat´ i kanë leshu ne tokë
E kujt asht´ kjo veshje?-po pyet kjo botë!

Agim Gashi:NË KURBET NA DOLËN EDHE VAJZAT Me-shume-azilante-ne-evrope-ne-vitin-2009

Gratë kurbetqare


Po më tregon nji ditë nji çun i ri
-Ma kanë qitë nanën në fotografi!
Se nana ime, e veshun n´dimija
Asht´ patriote e ka ndjek Serbia,
Vetshin gazetarët:-Këtë veshje kush e mban?
-Jemi të Kosovës e na thonë Alban!
Por e kontrollun nanën, milicët para fmive,
Dhjet aparata ja gjeten, në palë të dimive!
Kështu shumë prej neve i ikëm Serbisë,
I tregojmë Evropës dhe Skandinavisë,
Se me vjedhë e me u prishë ndërveti,
Beli ma trima ma smund i gjan n´gjeti.

Por mblidhni mendjen ori motrat tona,
Kultura e huej nuk bahet e jona,
Kujtoi dëshmorët që ranë për liri
Për Kosovën nanë e jo për Gjermani.
Rueni motra nderin e rune moralin,
Me shitë nder e besë nuk na e la i pari,
Kujtoni heroinat që ranë për atdhe,
Vend s´ke në kurbet po atje ku ke le,
Bahuni motra pilote, kangëtare, balerinë...
Me punë të ndershme madhnoje Shqipninë,
Po erdhe n´kurbet fillo me u shkollu´ ,
Keq e kemi Kosovën duhet me i ndihmu.
Banu shqiponjë mali, fluturo nga Kosova,
Se sot me nder e dije pushtohet Evropa.

Düren 1993

Spjegim fjalësh:

Hajm-Shtëpi strehimi për azilkërkuesit
Frajera-Dashnor
Hausmajstor-Mirëmbajtësi i apartmanit
Sargija-Mbulesëe kokës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi